S’ka dritë jeshile për ish-të burgosurin politik në Lezhë! Ndue Murcaj jeton poshtë urës prej 3 muajsh, institucionet ‘ping-pong’ për vitet e burgut

Institucionet dhe Bashkia e Lezhës shfaqen inekzistente ndaj thirrjes së Ndue Murcaj, ish-i dënuari politik në Lezhë që jeton poshtë një ure. 66 vjeçari me probleme të shumta shëndetësore thirri në të gjitha mediat për ndihmë, por zëri i tij ra në veshë të shurdhër insituticonalë.

Tre ditë më parë, Murcaj u shpreh se kërkon pensionin pasi ka kryer 14 vite burg në kohën e komunizmit.

Me probleme të shumta shëndetësore, Ndue Murçaj e kalon natën në të ftohtë ndërsa ditën kërkon lëmoshë në rrugët e qytetit. Ai ka kryer 14 vite burg në kohën e komunizmit dhe mban statusin “ish-i dënuar politik”. Ka aplikuar prej dhjetorit 2022, por Instituti i Sigurimeve Shoqërore ende nuk i ka lidhur pension pleqërie dhe as dëmshpërblim për vitet e burgut. Drejtori Taulant Malshi tha se po pret konfirmim nga Autoriteti i Dosjeve.

“Kemi kërkuar konfirmim nëse qytetari Ndue Tom Murçaj ka qenë i dënuar politik dhe që mund të jetë përfitues nga ligji 7514 i vitit 1991 “Për pafajësinë, amnistinë dhe rehabilitimin e ish të dënuarve dhe të përndjekurve politikë"apo nga ligji 24 i vitit 2018. Përsa kohë, qytetari nuk ka periudhën e vjetërsisë në punë dhe përsa kohë nuk kemi konfirmim zyrtar nga Autoriteti i Dosjeve për vitet e burgut, ne nuk mund të bëjmë përpunimin përfundimtar apo t’i japim pension”, u shpreh  Taulant Malshi drejtor i ISSH, Lezhë.

Ndërsa zyrtarë të Bashkisë së Lezhës jashtë kamerave thanë se do të përpiqen të gjejnë një azil për ish-të dënuarin politik, Ndue Murcaj, por ende pa një plan konkret.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 03/02/2023 00:22

    Ne U.S.shqiptare te moshuar qe nuk kane bere as nje dite pune ne shtetin mikprites,shteti u jep nje ndihme te vogel financiare sa per te mbijetuar,ne Shqiperi,ky drejtori pret t'i konfirmojne vitet e burgut e vjetersine ne pune qe t'i jape pension?! Me kollaj u merr shpirtin se te te japin para,apo te drejta!Po nje dhome nuk i siguroni dot?! I lutemi /Shqiptares/ te mos i ndahet ketij rasti deri sa te zgjidhet.

    Përgjigju
  • Shqiptarja: 02/02/2023 18:33

    Ah sikur te beheshin 10 veta me nje mendje te krijonim si krijuan italianet Brigatat qe vrisnin keta plehra qe vjedhin e leket e tona e grabisin gjakun tone e te femijeve e plaqve tane...Njeri shpi Londer tjetri me vile ne Como ne itali ku ben 3 milion euro tjetri paguan transvestite ne Brazil me leket tona lozin kazino e gjejn grate e tyre zhigolo..Hajde o popull shqipetar se keta jan fare e keqe te gjithe bashke duhen ndjekur te gjithe bashke pa asnje dallim...

    Përgjigju
  • Toni: 02/02/2023 17:17

    Po si mor plehra, lideri suprem strehoi 4 000 afgane ne hotelet e Shengjinit, e nuk paska nje krevat per kete te shkrete?

    Përgjigju
  • Faiku.: 02/02/2023 17:00

    Hiqni nga puna keta te paafte. 3 muaj akoma duke u menduar cfare te bejne? Shkarkim nga puna Drejtorave.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?