-
Mesazh sensibilizues në ditët e nxehta, fotografi Arian Mavriqi u jep ujë qenve endacakë (VIDEO)
Një grup i vogël qensh, të cilët endeshin në kërkim të ujit, u afruan të etur për të pirë në momentin kur fotografi i njohur nga Kosova, Arian Mavriqi, u dha ujë. Momenti është publikuar prej tij në rrjetet sociale dhe ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, duke përcjellë një mesazh sensibilizues për kujdesin ndaj kafshëve gjatë ditëve të nxehta.
10 Gusht, 11:29 -