-
Rama-emigrantëve në Greqi: Shfrytëzojeni këtë mundësi historike! Klithmat e bufit u shtrinë edhe jashtë kufijve, një nga salamandrat blu pretendonte për zarfe të kapur
Rama iu bën thirrje emigrantëve në Greqi që të marrin zarfet zgjedhore dhe të shfrytëzojnë momentin historik për të votuar më 11 Maj. Kryesocialisti u kërkon votën për të përshpejtuar integrimin dhe tharë kënetën. Ai adreson edhe akuzat e PD për "zarfe të kapura".
5 Maj 2025, 10:36 -
-
Balla thirrje nga zyrat e DHL në Athinë bashkatdhetarëve: Shfrytëzoni pesë ditët e mbetura për këtë moment historik
Në një nga zyrat e DHL në Athinë, sot ishte i pranishëm Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, i cili u bëri thirrje bashkatdhetarëve që të shfrytëzojnë pesë ditët e mbetura në dispozicion për të dorëzuar zarfat pranë DHL, Kurier apo Speedex.
3 Maj 2025, 15:24 -
Problematikat/ KQZ njoftim për emigrantët në Korfuz: Nga 2-4 maj, zarfet zgjedhore mund t'i tërhiqni ose dorëzoni në këto pika të shërbimit postar
KQZ ka njoftuar se në datat 2-4 Maj, shërbimi postar do të jetë i pranishëm në katër pika të ndryshme në Korfuz, ku emigrantët do të kenë mundësi të marrin dhe dorëzojnë zarfet zgjedhore.
2 Maj 2025, 12:05 -
-
Greqia ‘surpriza’ e keqe e diasporës, janë kthyer vetëm 1/5 e zarfeve me votë! Ndërhyri KQZ dhe ambasada, përmirësim 24 orët e fundit
Kur mbeten edhe 10 ditë nga zgjedhjet, Greqia është surpriza më e keqe për votën e diasporës shqiptare. Kompania postare atje shkaktoi probleme me dorëzimin e zarfeve zgjedhore tek emigrantët tanë. Vetëm pas ndërhyrjes intensive të KQZ-së dhe Ambasadës shqiptare në Athinë, shifrat kanë filluar të përmirësohen. Megjithatë, nga Greqia kanë ardhur më pak se 20% e votave që priten.
1 Maj 2025, 16:57 -
Interpol Tirana i dorëzon në pranga 2 persona Turqisë dhe Bullgarisë! Njëri i dënuar për përdhunim, tjetri ‘rekrutonte’ gra shtatzëna të varfra për birësime të paligjshme
Interpol Tirana ka ekstraduar drejt Turqisë dhe Greqisë dy persona të shumëkërkuar, për akuzat e marrëdhënieve seksuale me dhunë dhe ndërmjetësim për birësim të paligjshëm, nëpërmjet rekrutimit të grave shtatzëna dhe me probleme financiare
1 Maj 2025, 16:03 -
-
-
Problematikat me shpërndarjen e fletëve të votimit jashtë vendit, ambasada shqiptare në Greqi: Ja pikat postare ku do të punohet me orare të zgjatura!
Ky njoftim vjen pas ankesave të shumta për problematika lidhur me shpërndarjen e zarfeve me materialet zgjedhore për votuesit jashtë vendit, shumë prej të cilave të raportuara në Greqi.
30 Prill 2025, 11:12 -
Korçë/ Trafikuan 56 kg kanabis në Greqi, 2 në pranga dhe 2 në kërkim! Pezullohet punonjësi i DPSHTRR, ja roli i tij në veprimtarinë kriminale
Policia e Korçës ka arrestuar dy persona dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë, pasi dyshohet se tentuan të trafikonin në Greqi vitin e kaluar 56 kg kanabis, që e kishin fshehur në 44 shufra metalike të montuara në tavanin e kamionit
30 Prill 2025, 09:32 -
Balla nga Athina thirrje shqiptarëve të Greqisë: Tërhiqni sa më shpejt zarfin me fletën e votimit dhe dorëzojeni për t'i dhënë fitoren PS
Nga Athina, Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla u ka bërë thirrje të drejtpërdrejtë bashkatdhetarëve shqiptarë në Greqi që ende nuk kanë tërhequr zarfin e votimit, ta bëjnë atë pa humbur kohë.
29 Prill 2025, 09:18 -
Anija e emigrantëve dyshohet se u përplas nga një anije e rojes bregdetare greke, Frontex nis hetimet
Prej vitesh ka njoftime se rojat bregdetare greke i dëbojnë brutalisht emigrantët. Pas një incidenti në fillim të prillit Agjencia Kufitare e BE-së ka nisur hetimet ndaj Greqisë.
29 Prill 2025, 08:53 -
-
I dënuar me 16 vite burg për vjedhje, vihet në pranga 39-vjeçari në Greqi, pritet ekstradimi në Shqipëri (EMRI)
Policia greke ka arrestuar shqiptarin Eduard Vushaj, i cili ishte shpallur në kërkim për një dënim të dhënë nga Gjykata e Shkodrës në vitin 2016. Vushaj, i cili u arrestua në Greqi ishte dënuar me 16 vjet burgim për vjedhje me armë, e kryer në vitin 2013 në fshatin Grabom.
27 Prill 2025, 16:53 -
Berisha fushatë në Selanik me Fredi Belerin: Ia rrëmbyen mandatin si ish-sigurimsat! Krenohet me LaCivita: Ne kemi kryestrategun, ata Vullnet Sinën
Nga Selaniku, ku mbajti një takim me emigrantët, Berisha mbrojti Belerin, teksa tha se Rama i rrëmbeu mandatin me metodat e Sigurimit të Shtetit. Ai iu kërkoi votën emigrantëve për të 'shpëtuar' Shqipërinë, ndërsa u krenua edhe me Chris LaCivitan, duke thënë se ata kanë kryestrategun ndërsa PS Vullnet Sinën.
27 Prill 2025, 12:38 -
‘Ne dalim me kryestrategun LaCivita në fushatë, ai me Vullnet Sinën’, Berisha me Vrenozin në Selanik: U bë star i fushatës! Tregoi nder dhe i theu hundët Ramës
Në mitingun e PD në Selanik ishte i pranishëm edhe Ilir Vrenozi.Kreu i PD, Sali Berisha iu drejtua atij nga podiumi ku po mbante fjalën, duke i thënë se tregoi se nder dhe karakter, duke shtuar se i 'theu hundët' Edi Ramës, duke iu referuar fjalës që ai mbajti para disa ditësh në takimin elektoral të PD n&
27 Prill 2025, 12:16 -
Berisha 'harron' kontratën 6 mln euro me kompaninë lobuese në SHBA, akuzon Ramën: Do të maskojë 121 mln euro për udhëtime me avion taksi dhe shishe 33 mijë euro
Kreu i PD, Sali Berisha ishte në një takim në Selanik, nga ku hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama. Berisha tha se kryeministri tenton që me lojërat e fjalëve të heqë vëmendjen nga skandalet dhe të maskojë miliona eurot që sipas tij shpenzon me "avionë taksi" dhe me shishe verë 33 mijë euro.
27 Prill 2025, 12:10 -
Berisha fushatë me Belerin në Selanik, e merr në mbrojtje: Rama përdori truket e sigurimit të shtetit për t’i rrëmbyer mandatin
Kreu i PD Sali Berisha, teksa nisi fjalën në takimin me emigrantët në Selanik te Greqisë, doli në mbrojtje të Fredi Belerit, duke thënë se iu hoq e drejta për t’u betuar nga Edi Rama, i cili përdori metoda si të Sigurimit të Shtetit.
27 Prill 2025, 11:40 -
Korçë/ Dy trafikantët tentojnë të kalojnë 32.3 kg kanabis drejt Greqisë! Hedhin çantat dhe arratisen sapo shohin policinë
Policia Kufitare dhe Antidroga e Korçës parandaluan një rast të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike në drejtim të Greqisë, duke sekuestruar mbi 32 kg kanabis sativa.
26 Prill 2025, 10:05
