-
Një 80-vjeçar dyshohet se është mbytur në lumin Devoll në fshatin Rrenas të Belshit. Kanë qenë familjarët e 80-vjeçarit R. A., që kanë denoncuar në polici, pasi kanë humbur kontaktet me të moshuarin që prej datës 31 gusht.
2 Shtator 2023, 19:25 -
‘Një gur themeli i historisë së arsimit, gjuhës dhe kulturës shqiptare’, sot 114 vjetori i Kongresit të Elbasanit
2 Shtator 2023, 15:33Plot 114 vjet më parë në qytetin e Elbasanit u zhvillua një nga ngjarjet më të shënuara të historisë së arsimit dhe kulturës shqiptare.
-
VIDEO/ Policia rrugore kontrolle në hyrje të Elbasanit, në fokus shoferët e rrezikshëm
1 Shtator 2023, 10:18Policia Rrugore e Elbasanit që në orët e para të mëngjesit ka zbarkuar në terren për evidentimin e drejtuesve nën efektin e alkoolit, mungesë dokumentacioni, tejkalim shpejtësie.
-
VIDEO/ Partizani s’e shkruan historinë, Astana eliminon kampionët e Shqipërisë nga Conference League
31 Gusht 2023, 20:37Kampionët e Shqipërisë barazuan 1-1 në “Elbasan Arena” me Astanën, në ndeshjen e kthimit për fazën play-off. Tanët humbën 1-0 në ndeshjen e parë, me kazakët që kanë marrë biletën për në fazën e grupeve
-
Del VIDEO e arrestimit të shefit të Zjarrfikëses në Cërrik
31 Gusht 2023, 19:57 -
5 të arrestuar në Cërrik, mes tyre edhe Shefi i Zjarrfikëses! U jepnin firmave private vërtetime false që s’kishin detyrime tatimore
31 Gusht 2023, 17:55Drejtori i zjarrfikëses së Cërrikut me dy vartës të tij si dhe punonjës të bashkisë dhe OSHE-së në këtë qytet u arrestuan me akuzën e falsifikimit, ushtrimit të ndikimit të paligjshëm dhe korrupsionit. Një tjetër akuzë e ngritur ndaj tyre është edhe ajo e krimeve zgjedhore për shkak të angazhimit në fushatën dhe zgjedhjet e 14 majit.
-
Siguria në rrugë! Drejtonin motorët pa patentë, arrestohen 5 shoferë në Elbasan (VIDEO)
31 Gusht 2023, 11:17Pesë drejtues motorësh janë vënë në pranga nga Policia Rrugore e Elbasanit, gjatë 24 orëve të fundit pasi u kapën duke drejtuar mjetet pa patentë.
-
-
Elbasan/ Të dehur dhe pa patentë, Policia Rrugore bën 'bilancin' për muajin gusht: 53 shoferë të arrestuar dhe 8087 të gjobitur
28 Gusht 2023, 12:43Policia Rrugore Elbasan ka bërë bilancin për muajin gusht, gjatë të cilit janë arrestuar 53 shoferë dhe janë ndëshkuar me gjobë 8087 të tjerë.
-
-
Shuhet plotësisht zjarri në landfillin pranë inceneratorit të Elbasanit, 15 zjarrfikëse dhe 70 punonjës u angazhuan në ‘betejën’ me flakët
27 Gusht 2023, 15:08Zjarri që ra mbrëmjen e djeshme, në vendgrumbullimin e mbetjeve në Elbasan është shuar plotësisht mesditën e sotme falë ndërhyrjes prej disa orësh të forcave zjarrfikëse të Elbasanit dhe të disa bashkive të tjera që ndihmuan në “betejën” me flakët.
-
Situata me zjarret në vend, 15 vatra janë shuar gjatë 24 orëve të fundit! Në Fushë Krujë dhe Elbasan vijon ‘beteja’ me flakët
27 Gusht 2023, 12:03Pas shumë orësh në "luftë" me zjarret, falë punës së bërë nga efektivët e Forcave të Armatosura, punonjës të shërbimit zjarrfikës dhe emergjencave civile pranë pushtetit vendor, 15 vatra zjarri janë shuar në zona të ndryshme të territorit të vendit, gjatë 24 orëve të fundit. Po punohet me intensitet në vetëm 2 vatra aktive për neutralizimin e tyre.
-
Dogji mbi 15 hektarë tokë me një cigare, arrestohet zjarrvënësi në Belsh
27 Gusht 2023, 09:38Kujtim Liçi, banues në fshatin Lisaj në Belsh, është arrestuar nga policia pasi dyshohet si autor i zjarrvënies në një sipërfaqe pylli në fshatin Lisaj
-
-
-
VIDEO/ Zjarr te pika e grumbullimit të plehrave pranë inceneratorit të Elbasanit! I vihet flaka edhe landfillit të Fierit, fiket në kohë! Policia i merr në mbrojtje
26 Gusht 2023, 18:51Një zjarr ka rënë te pika e grumbullimit të plehrave pranë inceneratorit të Elbasanit. 2 forcat zjarrfikëse po punojnë për të shuar flakët, ndërsa nuk dihet ende shkaku i rënies zjarrit. Si pasojë e zjarrit një re e zezë tymi është ngritur në ajër
-
VIDEO/ Zjarr në Belsh, digjen shkurre dhe pemë! Era favorizon flakët
26 Gusht 2023, 16:22Një vatër zjarri është ndezur në Belsh në njësinë administrative Kajan, duke bërë që të digjen pemë dhe shkurre
-
-
Gramsh, shembet ura! Izolohen banorët e njësisë administrative Kukur! Bashkia: Po gjejmë një zgjidhje
25 Gusht 2023, 17:48Ura që lidh fshatin Kukur me qytetin e Gramshit është shembur pasditen e sotme, duke u bërë rrezik për banorët e zonës.
-
Rama inspekton rrugën Elbasan-Qafë Thanë, pjesë e korridorit VIII: Do të ketë impakt të rëndësishëm për turizmin në juglindje të vendit
25 Gusht 2023, 12:50Rruga Elbasan-Qafë Thanë, pjesë e korridorit VIII, për të cilën aktualisht po punohet me ritme të shpejta në terren, është një nga projektet infrastrukturore premtuese me një dimension shumë të rëndësishëm për zhvillimin e turizmit në zonën juglindore të vendit, si dhe lidhjes së vendit tonë me Maqedoninë, Greqinë dhe Bullgarinë