-
KAS jep nesër vendimin për Kukësin! Fieri dhe Durrësi shtyhen për javën e ardhshme, marrin pjesë dhe dy kandidatët e PD, Kalaja dhe Kuçana
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve zhvilloi ditën e sotme mbledhjet e radhës për shqyrtimet e ankimimeve të Partisë Demokratike, në lidhje me kontestimin e tabelave të rezultateve të zgjedhjeve të 11 majit të certifikuara nga KQZ për të 12 qarqet. Të enjten në orën 09:50 do shprehet për Kukësin, KAS i kërkon PD-së të sjellë provat që pretendon për dy qarqet Fier dhe Durrës. Aulon Kalasë iu pranua ankimimi, por duhet të japë prova, s'ka ende vendim për rinumërim
4 Qershor, 20:47 -
Ankimet e PD/ Shtyhen Kukësi e Gjirokastra, do hapet një kuti e Beratit për diasporën, PD pretendon votimin nga e njëjta dorë! Do verifikim dhe për fletët e papërdorura
Vijoi sot mbledhja e shtyrë në fundjavë edhe për Gjirokastrën, ku PD pretendon shpalljen e pavlefshmërisë së rezultatit 3 me 1 për PS në zgjedhjet e 11 majit për këtë qark dhe përsëritjen e tyre. Shtohet provë e re e pretenduar edhe hapja e kutive për fletët e pavlefshme. Bele: Mund të na dali si rasti i Vlorës, ku të gjitha fletët ishin të vulosura. PD pretendime edhe për Kukësin e Beratin se "janë bërë votime në diasporë nga e njëjta dorë", shtyhen përsëri për shqyrtim provash
3 Qershor, 15:48 -
KAS merr në shqyrtim edhe ankimimin e PD për Korçën, shtyhet për të enjten! Nuri: Duam pavlefshmëri të zgjedhjeve, deformime në diasporë! KQZ: S'ka prova serioze
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve mori në shqyrtim pasditen e sotme edhe ankimimin e Partisë Demokratike, për rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit në qarkun e Korçës, të certifikuara nga KQZ. Opozita pretendon parregullsi të shumta gjatë fushatës, ditës së votimit dhe më pas në procesin e numërimit. Më parë u morën në shqyrtim Berati, Kukësi, Dibra dhe Gjirokastra. Mbledhja shtyhet për të enjten e 5 qershorit, në orën 11:30
30 Maj, 16:39 -
Celibashi i rrëzon PD-së pretendimin për ‘trenin bullgar’ në Peqin: Asnjë fletë zyrtare e KQZ nuk doli jashtë qendrës së votimit (SHKRESA)
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka konfirmuar sot se asnjë fletë votimi nuk mungon nga materialet e Peqinit. Kështu rrëzohet pretendimi i Partisë Demokratike se aty u zbatua skema manipuluese e “trenit bullgar”, për të cilën duhet të mungojë të paktën një fletë zyrtare e KQZ-së.
30 Maj, 14:31 -
Zgjedhjet/ KAS shtyn për të hënën vendimin për Kukësin! PD kërkon pavlefshmëri dhe përsëritje zgjedhjesh! Përdor përsëri si provë lajmin e portalit të familjes Berisha
Mbledhja shtyhet për të hënën e 2 qershorit, kur do merret edhe vendimi përfundimtar! Përfaqësuesi i PD-ADSHM rikërkoi që zgjedhjet në Kukës të shpalleshin të pavlefshme, teksa KAS dëgjoi provat e paraqitura nga opozita, mbi dy pretendimet e pranuara mbledhjen e kaluar dhe që do i shqyrtojë më tej. KAS e përfshin për shqyrtim edhe lajmin e portalit të familjes Berisha pas këmbënguljes së PD-së. KQZ pretendon se nuk mund të rrëzohen zgjedhjet me lajme portalesh
30 Maj, 11:32 -
Ankimimi i PD, KAS shtyn për të martën Beratin e Gjirokastrën, për Vlorën vendoset hapja e një kutie të hënën! Nuri: Diferencë e dyshimtë në diasporë! KQZ: S'pati parregullsi
KAS zhvilloi mbledhjen për shqyrtimin e ankimimeve të PD-ADSHM për rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit në 3 qarqe, pas certifikimit nga ana e KQZ. Pas Kukësit, që është ende në proces, radha e Beratit, Gjirokastrës dhe Vlorës. KAS dëgjon ankimin. Mbledhja shtyhet për të martën e 3 qershorit për Beratin e Gjirokastrën, dhe të hënën për Vlorën. Përfaqësuesja e PS: Shkrimet në portale dhe rrjete sociale nuk janë prova shkencore!
29 Maj, 10:22 -
Ankimi për Kukësin në KAS, PD: Ka pasur votues në lista edhe pse s’janë më shtetas shqiptarë! Rusmali: Ju si keni gjurmuar nëse kanë votuar
Në mbledhjen që po zhvillohet në KAS, ku PD ka ankimuar rezultatin e zgjedhjeve të Kukësit që certifikoi KQZ dhe kërkon pavlefshmëri, ka pasur debat edhe lidhur me listat.Përfaqësuesi i PD-ADSHM, Franc Nuri, pretendoi se lista ka pasur edhe persona që e kanë lënë shtetësinë shqiptare dhe kë
27 Maj, 19:35 -
PD jep provë shkrimin e medias së familjes Berisha, Doçaj e KQZ: Me një lajm portali s’mund të përsërisim zgjedhjet! PS: Shalsi nderoi një familje të dëshmorit të Policisë
Partia Demokratike paraqiti si provë ditën e sotme në mbledhjen e KAS ku ka ankimuar rezultatin e zgjedhjeve të Kukësit që certifikoi KQZ dhe kërkon pavlefshmëri, edhe një shkrim të portalit të medias së familjes së Sali Berishës.Franc Nuri e pretendoi si një shkelje zgjedhore
27 Maj, 18:30 -
Kambana e kishës ndërpret mbledhjen e KAS-it, Rusmali: Është momenti ‘happy hour’, na ka zënë 6-a këtu!
Ndërsa po zhvillohej mbledhja në KAS për ankimimin e PD-ADSHM për certifikimin e rezultatit të qarkut të Kukësit nga ana e KQZ-së për zgjedhjet e 11 majit, pati edhe një detaj të pazakontë.Ndërsa relatori i çështjes, anëtari i Komisionit, Ilirjan Rusmali po mbante fjalën, janë d
27 Maj, 18:10 -
‘Prova’ e Berishës për të ‘rrëzuar’ rezultatin e Kukësit: Shalsi presion policëve për vota! Por, deputeti i PS iu bashkua ceremonisë për Dëshmorët e Atdheut
Një ndër të paktat prova me të cilat Partia Demokratike e Sali Berishës pretendon për të kërkuar pavlefshmëri dhe përsëritje të zgjedhjeve në këtë qark është një shkrim i portalit të familjes së tij për Eduard Shalsin. Prova që i është bashkëngjitur ankimit n&eu
27 Maj, 17:34 -
Zgjedhjet/ PD kërkon përsëritjen për Kukësin, KAS i rrëzon 3 kërkesat, pranohen 2! ‘Provë’ lajmi i portalit të familjes Berisha! Mbledhja e radhës më 30 maj
KQZ nisi të shqyrtojë kërkesat e PD për përsëritjen e zgjedhjeve të 11 majit. Një foto që media e familjes Berisha pretendon të jetë një presion i PS ndaj policëve për vota, është publikuar nga vetë Eduard Shalsi Ditën e Dëshmorëve, në nderim të një polici të rënë në krye të detyrës.
27 Maj, 16:26 -
PD do kërkojë rinumërim të votave me shpresën që ta fitojë në tavolinë mandatin për Alimehmetin
Partia Demokratike kërkon rinumërimin dhe rivlerësimin e fletëve të pavlefshme në qarkun e Tiranës, me shpresën për të fituar mandatin e Ilir Alimehmetit. Demokratët pretendojnë se rezultati është i ngushtë dhe se ka pasur parregullsi në disa qendra votimi që mund të ndryshojnë përfundimin e garës.
25 Maj, 20:36 -
Zgjedhjet e 11 majit, PD kërkesë KQZ e Ministrisë së Brendshme që të votohet dhe me ID të skaduara! 600 mijë qytetarë nuk i kanë rinovuar
Ndërsa vetëm 6 ditë na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare, PD i ka bërë kërkesë KQZ e Ministrisë së Brendshme që qytetarët të votojnë edhe me ID të skaduara
5 Maj, 09:17 -
‘Diaspora dhe gratë do të bëjnë ndryshimin’, Topalli: Ato s’pranojnë që baballarëve të fëmijëve t’u thonë çyryk
E deleguara politike për diasporën, Jozefina Topalli në një konferencë për mediat tha se diaspora dhe gratë do të bëjnë ndryshimin në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Topalli komentoi edhe deklaratat e Ramës, kur thotë se burrat që votojnë kënetën janë politikisht “çyryk”.<
30 Prill, 13:09 -
Vota e diasporës/ PD denoncon problemet: Kompania po shkel standardet, KQZ të marrë masa! Topalli-emigrantëve: Merreni zarfin vetë në postë, sakrifikoni
Opozita denoncoi sot problemet me postën në diasporë, duke i kërkuar KQZ dhe SPAK të ndërhyjë. Jozefina Topalli iu kërkoi emigrantëve të sakrifikojnë e ata marrin e dorëzojnë vetë zarfin e votës. Greqia vijon të jetë problem, ndërsa në Shqipëri kanë ardhur tashmë mbi 90 mijë vota nga jashtë.
30 Prill, 12:54 -
Zarfet me vota poshtë derës dhe jo personalisht, problem me shpërndarjen në diasporë! PD ankohet, KQZ: Po flasim me kompaninë
Shpërndarja e fletëve të votimit në diasporë po shoqërohet me probleme. Edhe pse nuk dihet sa masiv është fenomeni, në KQZ janë depozituar raste ku zarfi nuk i është lënë në dorë zgjedhësit. PD denoncon disa raste, për të cilat Celibashi tha se po flet me kompaninë.
22 Prill, 16:21 -
Berisha kërkon ndihmë nga KQZ dhe Policia kundër Bashës: Të heqë logot dhe simbolet e PD nga zyrat me qira, po na dëmton (DOKUMENTI)
Partia Demokratike i kërkon KQZ-së që të detyrojë Demokratët Euroatlantikë dhe Lulzim Bashën që të heqë logot dhe nënshkrimet e tjera që e lidhin me PD-në, në selinë e tij me qira. Janë konstatuar logo, stema dhe tabela në Njësinë nr. 5 në Tiranë
26 Mars, 16:50 -
Zgjedhjet/ KQZ regjistron 15 partitë e para, mes tyre të Shehajt, Qorit, Lapajt dhe Shabanit! PD kërkon të votojnë ata me dokumente të huaja, Celibashi: E pamundur
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës, me rend dite shqyrtimin e kërkesave të partive politike, për regjistrimin në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, sipas afateve të parashikuara në ligj. 29 kërkesa, regjistrohen 15 të parat. Celibashi: Kodi është i qartë, votohet vetëm me dokument shqiptar, edhe po qe i skaduar. Partitë nuk e adresuan çështjen
24 Shkurt, 14:47 -
Debati për Gjykatën Kushtetuese, PD sulmon presidentin Begaj! Nuri: Po i shërben Ramës, kërkon të heqë Sonila Bejtjan
Për Partinë Demokratike, kërkesa e Presidentit të Republikës drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të sqaruar në mënyrë të plotë mënyrën se si do të bëhet rinovimi i saj, është një tentativë që mazhoranca ta kapë 100% Kushtetuesen.
4 Shkurt, 15:06 -
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
Në KQZ gjithçka është gati për të nisur të shtunën regjistrimin e emigrantëve. Ky proces historik që kryet për herë të parë, do të nderojë edhe aplikantin e parë, i cili do të marrë një vlerësim nga KQZ. Ilirjan Celibashi u hoqi partive më të mëdha të gjitha shqetësimet që kishin, duke u plotësuar kërkesat mbi mënyrën se si do të shqyrtohen aplikimet e diasporës.
9 Janar, 15:56