-
Rama kërkoi ‘rifreskim’, japin dorëheqjen 4 nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës, zgjidhen të rinjtë (EMRAT)
Nga sot, Bashkia e Tiranës ka 4 nënkryetarë të rinj. Blendi Sulaj, Ilir Mengra, Gentian Këri dhe Vasilika Vjero zëvendësojnë Frida Pashakon, Keti Luarasin, Andi Seferin dhe Jonida Halilin, të cilët u dorëhoqën nga detyra. Ndryshimet vijnë pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama për ripërtëritje të stafit në nivele drejtuese.
31 Korrik, 10:48 -
-
Pas ‘ridelegimit’/ Ristani shkarkon nënkryetaren dhe sekretarin e Përgjithshëm të Bashkisë së Tiranës: S’ka krizë, me Veliajn asnjë masë sigurie s’e zbeh besimin
Pasi mori ridelegimin e detyrës nga Veliaj, Anuela Ristani shkarkoi nënkryetaren Sara Goxhaj, dhe sekretarin e Përgjithshëm. Ajo tha se vendimet nga qelia të Veliajt ishin keqkuptuar në mungesë të informacionit prej izolimit e shtoi se puna vijon me të njëjtin vizion që i ka udhëhequr nën drejtimin e Veliajt.
21 Mars, 14:15 -
Arrestimi i Veliajt/ Rama sërish në Bashkinë e Tiranës, takim me kryetaren e komanduar dhe 4 nënkryetarët
Kryeministri Rama ka qenë sërish në Bashkinë e Tiranës paraditen e kësaj të enjte ku ka zhvilluar një takim me 4 nënkryetarët e bashkisë dhe kryetaren e komanduar Anuela Ristani, në mungesë të Erion Veliajt.
13 Shkurt, 10:23 -
Veliaj nesër në GJKKO për masën/ Rama takon 5 nënkryetarët e Sekretarin e Përgjithshëm! Kryebashkiaku delegon vulën, nuk shkarkohet (VIDEO)
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj të mërkurën herët në mëngjes, do të paraqitet në Gjykatën e Posaçme për rivlerësimin e masës së sigurisë. Pas arrestimit të tij për korrupsion pasiv e pastrim parash, kryeministri Rama takoi në bashki 5 nënkryetarët, njërit prej të cilëve mësohet se Veliaj do i delegojë detyrën pasi nuk do të ketë shkarkim të tij.
11 Shkurt, 11:39 -
Nënkryetarja e bashkisë Tiranë, Jonida Halili në Report Tv: Shumë shpejt nis puna për linjën e autobusëve elektrikë
Nënkryetarja e bashkisë së Tiranës, Jonida Halili ishte e ftuar në ‘Studio Live’ në Report Tv ku tregoi disa nga projektet e bashkisë ku më e rëndësishmja pritet të jetë ajo e autobusëve elektrikë, që pritet të nis punimet në fund të këtij viti dhe të përfundojë në 2029.
8 Maj 2024, 20:05 -
Veliaj emëron dy nënkryetaret e reja në Bashkinë e Tiranës, kush janë dy zonjat që morën detyrën
Pas largimit të Arbjan Maznikut, i cili pak javë më parë u emëruar si Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, dhe Anisa Rusetit, e cila mori detyrën e Drejtoreshës së Përgjithshme të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka njoftuar sot emrat e dy nënkryetarëve të rinj të bashkisë së kryeqytetit
15 Janar 2024, 20:59
