Nënkryetarja e bashkisë Tiranë, Jonida Halili në Report Tv: Shumë shpejt nis puna për linjën e autobusëve elektrikë

Nënkryetarja e bashkisë së Tiranës, Jonida Halili ishte e ftuar në ‘Studio Live’ në Report Tv ku tregoi disa nga projektet e bashkisë ku më e rëndësishmja pritet të jetë ajo e autobusëve elektrikë, që pritet të nis punimet në fund të këtij viti dhe të përfundojë në 2029. Një projekt që përfshin tre linja, Unaza e Re, Tirana e Re dhe Kinostudio-Kombinat.

'Është jo vetëm një projekt i rëndësishëm urban, por synon të riformojë 3 linja kryesore të transportit në kryeqytet, unaza re, Tirana e re dhe Kinostudio-Kombinat. Projekti konsiston në një flotë 100% të autobusave elektrike, me linjë të caktuar. Jemi në fazë ku po mbyllen marrëveshjet. Shpresojmë që në fund të vitit të fillojë implementimi i këtij projekti.

Do fillojë me infrastrukturën rrugore përkatëse dhe normalisht me elementë, përveç linjave, janë stacionet, janë pikat e biletimit, pikat karikimit, depo e madhe e karikimit dhe një komponent tjetër, krijimi i një hapësire me panele fotovoltaike për prodhimin e energjisë për të karikuar automjetet.

Kur bënë një investim të ri duhet theksuar që ky projekt që i përafrohet nga shërbimi metrosë, pavarësisht kostos më të ulët. Sjell një rritje të kostove, por bashkia nuk ka parashikuar asnjë ngarkesë për qytetarët sa i përket biletës, do të jetë e subvencionuar', tha nënkryetarja.

Sipas Halilit, janë 53 destinacione që do të mbulojë terminali i ri lindor tek Kthesa e Kamzës, që përfshin të gjitha ato destinacione që nuk mbulon terminali i TEG.

'Sapo ka nisur puna për terminalin verior. Ka një afat për 2 vjet. Tek kthesa e Kamzës, por mbulon të gjitha destinacionet përveç terminalit aktual tek TEG. Janë 53 destinacione që do të bëhen me marrëveshje. Por ka dhe destinacione ndërkombëtare. Për veriun, jugun, për gjithçka që nuk mbulohet nga terminali i TEG', shtoi Halili.

Sa  i përket titullit Kryeqyteti i Mesdheut për kulturën dhe dialogun, nënkryetarja thotë se pritet të ketë mjaft aktivitete në koordinim me kryeqytetin tjetër mesdhetar që ka marrë këtë çmim për 2025, Aleksandrinë.

'Çmimi i tretë, që kryeqyteti vendos në qendër të vëmendjes. Sapo është shpallur kryeqyteti mesdhetar i dialogut dhe kulturës dhe synon koordinimin e të gjithë rajonit mesdhetar. Ka një moto shumë të bukur: Urat mediterane. Ndërtimi i dialogut ndërkulturor në këtë rajon. Sapo është bërë takimi i parë me Unionin e Mesdheut. Janë diskutuar të gjitha aktivitetet për dy qytete: Tiranën dhe Aleksandrinë.

Përveç bashkëveprimit, pritet dhe me të gjitha qytetet e tjera të rajonit. Priten aktivitete të të gjithë fushave, kulturore, sportive. Të cilat promovojnë jo vetëm identitetin e përbashkët e këtyre qyteteve por edhe diversitetin për eksperienca mes tyre. Kalendari po përgatitet me dy koordinuesit e këtij titulli: Unioni për Mesdheun që do jetë i plotë për publikun', theksoi Halili.

Ndërkohë një fond i rëndësishëm i bashkisë i vjen në ndihmë komunitetit për riparimin e pallateve, ku përfshihen fasadat, ashensorët, sistemet kapot etj.

'Tek fondi i komunitetit mund të aplikojnë të gjithë palllatet. Janë disa punime që mund të bëhen me këtë program, gjysma e investimit mbështet nga bashkia dhe gjysma nga banorët. Investimet janë në varësi të kërkesës së banorëve, rikonstruksioni i fasadës, bërja me kapot, vendosja e ashensorit, përafrimi i hapësirave përreth pallatit, izolimi i  tarracës së pallatit.

Çdo pallat që ka një kryesi dhe një administrator, i cili duhet të ketë dakordësi e 75 % të banorëve dhe 50% e fondit vihet në dispozicion të banorëve. Janë disa kategori të përjashtuar, personat me aftësi ndryshe, personat me ndihmë ekonomike dhe të moshuarit. Vetëm për 2024 kemi deri tani 20 fitues të këtij fondi. Buxheti për këtë fond është rritur 7.5 herë', përfundoi nënkryetarja e bashkisë.

G.K/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pensionisti: 08/05/2024 22:55

    Mos ndërtoni më Kulla aty poshtë Digës së Liqenit artificial të Tiranës,por zgjerojeni Parkun me bimësi e shtriheni edhe Poshtë Digës së Liqenit artificial të Tiranës duke e kthyer në një Lulishte model,si Giardino Reale!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?