Firmosen 8 ndryshime në polici! Hergis Jica shefi i ri i koordinimit në drejtorinë e Europol, Koçiraj drejtori i Migracionit në Tiranë (EMRAT)

Firmosen 8 ndryshime në polici! Hergis Jica shefi i ri i koordinimit në drejtorinë e Europol, Koçiraj drejtori i Migracionit në Tiranë (EMRAT)

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku firmos 8 ndryshime në polici. Hergis Jica, deri tani shef i Sektorit për Hetimin e Mashtrimit Kompjuterik do të mbajë  emërohet në detyrën shef i Sektorit për Çështjet e Koordinimit, në Drejtorinë e EUROPOL-it ndërkohë Agim Koçiraj u emërua drejtor i Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Tiranë.  

Duke konsideruar kontributin dhe rezultatet e punonjësve të Policisë, në detyrat që kryejnë, dhe të drejtën e tyre për transferime/rritje në detyrë, sipas përcaktimeve ligjore, me qëllim rritjen e performancës në punë, që ka rol të drejtpërdrejtë në përmbushjen e objektivave të Policisë së Shtetit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka vendosur transferimin dhe emërimin e disa punonjësve të Policisë, në detyra të tjera, si më poshtë:  

Drejtues Hergis Jica, deri tani shef i Sektorit për Hetimin e Mashtrimit Kompjuterik, në Drejtorinë për Hetimet e Krimeve Kibernetike, në Departamentin e Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, emërohet në detyrën shef i Sektorit për Çështjet e Koordinimit, në Drejtorinë e EUROPOL-it, në Departamentin për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.     

Kryekomisar Florian Rrasa, deri tani shef i Komisariatit të Policisë Tepelenë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, emërohet shef i Sektorit për Hetimin e Mashtrimit Kompjuterik, në Drejtorinë për Hetimet e Krimeve Kibernetike, në Departamentin e Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.  

Komisar Learton Haxho, deri tani specialist/instruktor në Sektorin e Trajnimit ndaj të Tretëve dhe Karrierës, në Qendrën e Trajnimeve Taktike Operacionale, në Akademinë e Sigurisë, emërohet shef i Komisariatit të Policisë Tepelenë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër.  

Drejtues Agim  Koçiraj, deri tani shef i Sektorit "Fast Albania", në Sektorin për Kërkimin "FAST ALBANIA", në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, emërohet drejtor i Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Tiranë.  

Drejtues Artur Shira, shef i Sektorit për Hetimin e Krimeve ndaj Pronës, në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda, në Departamentin e Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, emërohet shef i Sektorit "Fast Albania", në Sektorin për Kërkimin "FAST ALBANIA", në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.   

Kryekomisar Akil Kalo, deri tani asistent në zyrën ndihmëse në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, emërohet zëvendësdrejtor për Sigurinë Publike, në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër.  

Drejtues Afrim Tafa, deri tani zëvendësdrejtor për Sigurinë Publike, në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, emërohet asistent në Departamentin për Teknologjinë e Informacionit, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.  

Drejtues Arben Joco, deri tani drejtor i Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Tiranë, emërohet asistent në Departamentin e Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.'

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ka shtet: 06/02/2024 23:34

    Vazhdon telenovela 34 vjecare e nderrimit te gomave nga para i kalojme pas…

    Përgjigju
  • Ledi: 06/02/2024 20:51

    Mjaftojne levizjet e permendura per te kuptuar nivelin alarmant te korruptimit ne polici. Ku komisari tepelenes ngrihet ne detyre ne "kinernetike" ndersa "assistenti" ne Shkoder ben rrokade ne "zv.drejtor". Cfare monstrash.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja