Mbyllet në qeli ‘koka’ e mashtrimit me vizat amerikane! Renato Nasto: S’kam shkelur ligjin, i ndihmoja me aplikimin! Prokuroria: I mësonte të gënjenin në ambasadë

“Nuk kam shkelur ligjin, kam ndihmuar qytetarët të bënin aplikimin për vizë”. Këtë qëndrim mbajti para gjyqtares së Tiranës, Migena Laska, i arrestuari 30-vjeçar Renato Nasto, akuzuar se gjente aplikantë për vizë amerikane dhe i mësonte të mashtronin për të dhënat e tyre me qëllim të përfitonin vizën.

Sipas policisë, në rast se viza merrej, i riu me origjinë nga Korça përfitonte 10 mijë euro, dhe këtë kanë arritur ta faktojnë edhe përmes simulimit, e në rast se të interesuarit s’i kishin paratë, lidhnin kontratë borxhi. Por para togave të zeza Renato Laska tha se ka marrë nga 100 deri në 150 euro nga qytetarë të cilët i ndihmonte të plotësonin të dhënat dhe dokumentet e nevojshme për të aplikuar në ambasadë për marrjen e një vizë me afat 10-vjeçar.

“Aktualisht punoj edhe si taksist për të rritur të ardhurat e mia”, është shprehur ai.

Bashkë me 30-vjeçarin që akuzohet në krye të skemës së mashtrimit dhe falsifikimit, u lanë në burg edhe 3 djem, Klaudio Leçini, Klaus Kapedani dhe Xhemal Seseri, të cilët ishin lidhur me Laskën t’i ndihmonte kundrejt pagesës për procedurat e vizës. Duke kuptuar se kanë shkelur ligjin, burimet thanë – se brenda seancës ata kërkuan ndjesë. Për një vajzë që gjithashtu dyshohet të ketë rënë në rrjetën e korçari, Klea Prifti, gjykata e Tiranës caktoi masën "arrest në shtëpi".

I riu përdorte një faqe Instagrami për të komunikuar me aplikantët e ku reklamonte foto të pasaportave të shqiptarëve që përmes lidhjes me të e kishin marrë vizën amerikane. Korçari i mësonte të falsifikonin të dhënat duke i rritur kualifikimet dhe specializimet nga sa i kishin në realitet aplikantët. I thoshte se kishte njohje të brendshme në ambasadë dhe i shoqëronte deri te intervista me udhëzime si t’i përgjigjeshin pyetjeve.

M.Q./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja