-
‘Superleku’/ Valutat e mbyllin vjeshtën edhe më të dobëta, euro në pikiatë, ndikim edhe SEPA! Rezerva valutore 7 mld €
Vjeshta u mbyll me një tjetër rekord negativ për monedhën evropiane, që po këmbehet në kufijtë e 96 lekëve. Banka e Shqipërisë raporton se rezerva valutore arriti rekord në gusht me 7 miliardë euro, ndikuar edhe prej blerjeve të valutës për të normalizuar kursin.
30 Nëntor, 16:44 -
Shqipëria kreu sot transaksionin e parë përmes SEPA, Sejko: Komisione 10 herë më të lira, reduktohet informaliteti! Gonzato: Shqiptarët do ndihen si shtetas të BE
Nga sot kanë nisur zyrtarisht pagesat përmes sistemit SEPA. Guvernatori Sejko dhe ambasadori i BE Gonzato, e konsideruan moment historik kryerjen e transfertave përmes sistemit evropian. Sejko bëri apel për bankat që t’i promovojnë shërbimet e SEPA-s, ndërsa Rama teksoi se shqiptarët do të kursejnë mbi 20 milionë euro falë këtij sistemi, që në vitin e parë.
7 Tetor, 12:56 -
-
Hyn sot në fuqi SEPA, kosto 10 herë më të lira! Komisionet e pagesave elektronike zbresin në 25 €! Tarifat për remitancat, jo më shumë se 3 euro
Nga Shqipëria drejt gjithë Evropës, e deri në Guajanën franceze në Amerikë Latine, territoret në varësi të Kurorës Britanike, ishujt Azore të Portugalisë e deri në ishujt Kanarie të Spanjës, janë 40 shtete drejt të cilave transfertat bankare do të kenë një kosto disa herë më të ulët, menjëherë pas implementimit të SEPA-s.
7 Tetor, 08:03 -
Nga 7 tetori transfertat me SEPA me kosto 10 herë më të lira, komisionet e pagesave elektronike zbresin në 25 €! Tarifat për remitancat, jo më shumë se 3 euro
Hapi i parë që duhet të plotësojnë bizneset dhe qytetarët që të përfitojnë nga komisionet e ulta dhe shpejtësia e transfertës, është hapja e një llogarie bankare edhe në euro.
6 Tetor, 15:40 -
Nesër hyn në fuqi SEPA/ Eksperti Hasani: Gur garancie për tregun financiar shqiptar, hapet rruga për më shumë investitorë të huaj
Sipas ekspertit, hyrja në fuqi e SEPA i jep ‘frymë’ ekonomisë por gjithashtu i hap rrugën edhe më shumë investitorëve të huaj. Ai e përshkroi këtë hap si një gur garancie për tregun financiar shqiptar.
6 Tetor, 09:03 -
-
Më 7 tetor 2025 nisin transfertat përmes sistemit ‘SEPA’, Shoqata e Bankave: Komisioni maksimal vetëm 50 euro, 6 herë më lirë
Prej 7 tetorit do të nisin pagesat përmes SEPA. Shoqata e Bankave sqaron për Report TV se komisioni maksimal që do të paguhet për çfarëdo vlerë transferte do të jetë 50 euro, gati 6 herë më pak se aktualisht. Pagesat do të realizohen brenda 24 orëve, dhe përfituesit më të mëdhenj do të jenë bizneset e tregtisë por edhe emigrantët shqiptar.
11 Gusht, 15:51 -
Bankat dorëzojnë aplikimet për anëtarësim në SEPA, BSH: Në tetor nisin transfertat e shpejta e me kosto të ulët
Banka e Shqipërisë dhe Shoqata Shqiptare e Bankave dërguan një ditë më parë, pranë Këshillit Evropian të Pagesave (EPC), paketën e aplikimeve për anëtarësimin e bankave në skemën e transfertave të kreditit SEPA.
11 Prill, 07:55 -
Forumi i biznesit/ Sejko: Çdo shqiptar mesatarisht bëri 23 pagesa online vjet, 78% me llogari bankare nga 40% në 2015! Në tetor nis SEPA
Inovacioni në financë tashmë është një realitet i ri që po mundëson pagesa të shpejta apo aplikime online për kredi. Banka e Shqipërisë thotë se vjet pagesat elektronike për frymë arritën në 23 nga 2 në vitin 2015. Në forumin e biznesit mbi teknologjinë, guvernatori Gent Sejko tha se në tetor nisin transfertat përmes SEPA.
20 Mars, 13:12 -
Sejko thirrje bankave: Bëhuni gati për SEPA-n brenda vitit, rrisni kredinë për biznesin e vogël
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë u bën thirrje bankave të marrin masa dhe të respektojnë afatet e caktuara për t’u bërë pjesë e skemave SEPA, në mënyrë që brenda këtij viti të nisin transaksionet dhe pagesat e shpejta dhe me kosto të ulët.
9 Janar, 15:58 -
A ka rrezik për një tjetër valë inflacioni në 2025-ën? Përgjigjet zëvendësguvernatorja
Ekonomia ka vijuar trendin rritës edhe përgjatë vitit të shkuar e ndikuar kryesisht nga turizmi dhe ndërtimi. Banka e Shqipërisë thotë se kjo rritje do të vijojë edhe përgjatë vitit 2025, ku rritja parashikohet në 3.7%.“Ka qenë një vit i mirë, rritja ekonomike ka qenë 4%, dhe planifikohet r
2 Janar, 10:16 -
-
Zhvlerësimi i euros, Banka e Shqipërisë: Respektoni lekun, Ministria e Financave të ndalojë pagesat në valutë
Brenda vendit çdo pagesë të bëhet me monedhën kombëtare. Kjo është thirrja që banka e Shqipërisë u drejton qytetarëve, bizneseve por edhe institucioneve. Kjo është e vetmja zgjidhje për stabilitet në tregun valutor.Për Report TV zëvendësguvernatorja e parë Luljeta Minxhozi shprehet se luha
2 Janar, 10:11 -
Speciale/ Ekonomia përballë inflacionit e zhvlerësimit të valutave, Banka e Shqipërisë për Report TV: Ndaloni pagesat me euro! S’ka rrezik për krizë tjetër inflacioni (VIDEO)
Ekonomia e vendit përjetoi ditë më të mira në vitin 2024, edhe pse efektet e krizës së inflacionit të vitit 2023, ishin prezente. E kaluar, thotë Banka e Shqipërisë është etapa inflacioniste e shkaktuar prej luftës në Ukrainë, por krizë i rriti kostot e jetesës por edhe të biznesit.
2 Janar, 09:47 -
-
Miliona euro përfitime nga anëtarësimi në SEPA, Sejko thirrje bankave: Plotësoni kushtet që të bëheni pjesë e sistemit evropian, investoni në inovacion
Banka e Shqipërisë ju bën thirrje bankave të nivelit të dytë të nisin punën për tu bërë pjesë e skemave të Sistemit Evropian të Pagesave brenda vitit 2025, në mënyrë që të ulen kostot për qytetarët e bizneset. Në mbledhjen e 10-të të Komitetit të Sistemit të Pagesave, Sejko tha se vetëm nga anëtarësimi në SEPA vitin e parë fitimi arrin 20 milionë euro, pasi reduktohen komisionet.
5 Dhjetor 2024, 14:26 -
EasyPay: Arrihet Licenca e parë për Bankingun e Hapur në Shqipëri dhe Ballkan
Viti 2024 po mbyllet me dy arritje të rëndësishme për sektorin financiar në Shqipëri: Pranimi në zonën e vetme të pagesave në Euro (SEPA) dhe zbatimi i Ligjit “Për shërbimin e pagesave”, i cili ka hyrë në fuqi në 2021, i mbështetur mbi parimet e Direktivës së Dytë të Bashkimit Europian për pagesat, PSD 2.
26 Nëntor 2024, 15:48 -
Shqipëria pjesë e SEPA, lajmi fantastik jepet në eventin e Bankës Botërore! Por kush ishte prezent në këtë event?
iute u përfaqësua në këtë event nga CEO, z. Akan Ajdini, i cili e komentoi këtë lajm si një moment frymëzues në linjë me misionin e kompanisë për të ofruar shërbime pagesash online më të shpejta, më të lehta dhe më të sigurta. Pjesëmarrja e iute në këtë ngjarje ishte pjesë e Javës Globale të Sipërmarrjes, ku nëpërmjet "iutech", një platformë diskutimesh që ofron praktikat më të mira të iute dhe eksperiencën më të mirë estoneze, si nxitje e digjitalizimit dhe zhvillimit teknologjik në ekonominë shqiptare.
22 Nëntor 2024, 20:14 -
Komisioni Evropian mirëpret përfshirjen e Shqipërisë në zonën unike Euro (SEPA): Një hap përpara në integrimin drejt BE!
Zyra e Von der Leyen e cilëson si “një shembull praktik i ndikimit të Planit të Rritjes, një nismë e BE-së për të përshpejtuar integrimin socio-ekonomik të Ballkanit Perëndimor në BE”. Skema lehtëson 50 miliardë transaksione në 36 vende, nga rreth 4 mijë banka
22 Nëntor 2024, 16:48
