-
Me policët 'Ditën e Dëshmorëve' në Kukës, PD denoncon Shalsin në KQZ: Përdori burime shtetërore në fushatë, të gjobitet! (DOKUMENTI)
Partia Demokratike i kërkon Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të nisi hetim administrativ dhe të gjobisë deputetin socialist Eduart Shalsi, njëkohësisht kreu politik i subjektit të tij për qarkun e Kukësit në zgjedhjet e 11 majit. Përfshin përsëri si provë në kërkesën e dorëzuar, edhe shkrimin e medias së familjes së Berishës
13 Qershor, 16:23 -
Ekskluzive/ OSBE-ODIHR përgënjeshtron Berishën: Asnjë kërcënim nga qeveria ndaj nesh dhe vëzhguesve, puna e pavarur
OSBE/ODIHR përgënjeshtron Sali Berishën i cili akuzoi publikisht qeverinë se ka kërcënuar vëzhguesit ndërkombëtar për zgjedhjet e 11 majit. Për Report TV, Misioni i ODIHR thotë se puna e tyre është e pavarur dhe se askush nga vëzhguesit e tyre nuk është kërcënuar apo vënë në presion.
13 Qershor, 15:38 -
Ekskluzive/ ‘Do jem në politikë edhe pas 20 vitesh’, Meta nga burgu për Report Tv: Rezultati i dobët PL? Ndoqëm PD! Në Kavajë më ‘tradhtuan’
Në ditën e 236 të arrestimit, Ilir Meta vijon të besojë se procesi gjyqësor, i nisur ndaj tij, nuk është një histori suksesi i drejtësisë së re, por një hakmarrje politike. Në një intervistë ekskluzive për Report Tv, ai flet mbi zgjedhjet që lamë pas, rezultatin e dobët, dyshimet mbi manipulimin dhe historinë e lobimit, për të cilën prej 21 tetorit të vitit të shkuar po qëndron pas hekurave, në qelinë numër 5 të burgut 313.
13 Qershor, 14:59 -
Berisha akuza kreut të SPAK: Dumani mbante në xhep fletë-arrestet e bosëve të Troplinëve, i njoftoi të arratiseshin! Mbron dhe Metën: Padrejtësisht në burg
Kreu i PD-së vendosi ta niste fjalën e tij me sulmin dhe akuzat ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani, duke i vendosur edhe një epitet të ri si Altin Troplini, teksa e bëri përgjegjës se ka njoftuar bandën kriminale të Troplinëve që të largoheshin para operacionit në Durrës nga Antimafia e Italisë. I del në mbrojtje edhe kreut të PL-së. Këmbëngul për farsën elektorale dhe shfaq pamje të reja.
13 Qershor, 12:25 -
KQZ përfundon kryqëzimin e të dhënave PEI, 43 raste me ID të njëjtë dhe 1798 me shenja gishti të njëjta! Nuk mund të provohet se ka pasur votim të shumëfishtë
Mund të kenë qenë edhe tentativa ose probleme teknike gjatë vendosjes së gishtit dhe kryerjes së procesit. Në çdo rast numri i dublimeve është i papërfillshëm mbi totalin e 1.607.347 votimeve të regjistruara.Ka ndodhur edhe ne 2021 dhe 2023.
13 Qershor, 12:02 -
Debatet/ Logu thotë se s’i beson Rusmalit, anëtari i PD në KAS i ‘tërheq veshin’: Nëse s’keni besim te ai, s’keni as te ne, më mirë mos i sillni fare ankimimet! (VIDEO)
Ka vijuar debati në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve mes përfaqësuesit të PD-së, Marash Logu dhe anëtarëve të komisionit e veçanërisht anëtarin Ilir Rusmali.Kjo situatë ka dashur edhe ndërhyrjen e anëtarit të opozitës, Ledio Braho, i cili i bëri të qartë Logut se nëse nuk kanë
13 Qershor, 11:31 -
Eduard Zaloshnja: Përballë të njëjtit ‘regjim’, PD dhe LSI morën para katër vjetësh pothuaj 250 mijë vota më shumë se sa sot
Para katër vjetësh, pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021, raporti paraprak i OSBE/ODHIR ngrinte të njëjtat shqetësime si sot rreth përdorimit të administratës në zgjedhje, vendimeve të qeverisë në prag zgjedhjesh, përfshirjes në fushatë zgjedhore të personave të inkriminuar
13 Qershor, 11:22 -
Në kërkim të provave për ‘farsën’, dy anëtarët e PD në KAS vendosin hapjen e kutive në Gramsh dhe Peqin
Dy anëtarët e PD në KAS vendosën hapjen e kutive në Gramsh dhe Peqin. Elvis Çefa: Nga pamjet filmike ka dyshime për parregullsi në votim. Javën tjetër do rinumërohen votat e Tiranës, Fierit dhe 257 kuti të Durrësit.
13 Qershor, 10:46 -
Ben Andoni: Midis trillimit dhe realitetit
Po pse shteti shqiptar është kaq i brishtë?! Si mund t’u besosh rishtarëve të paprovuar dhe atyre që tek PD-ja ngacmojnë votat e njëri-tjetrit?! Plot 35 vite pas rënies së Socializmit, Shqipëria haset me problematika të mëdha në të gjitha anët. Dhe, një pyetje që vjen në formë instiktive: Pse është kaq i vështirë normaliteti në Demokraci?!
12 Qershor, 19:48 -
Baçi në Report Tv: Të gjithë të mbajnë përgjegjësi për humbjen e PD, përveç Berishës! E rëndësishme të faktohet farsa! Numëruesit jo më të partive
Deputeti demokrat Luan Baçi, i rizgjedhur nga lista e mbyllur e qarkut Fierit, flet në ‘Studio Live’ mbi rezultatin negativ të 11 majit, duke ia hedhur fajin qeverisë. Pranon se partitë politike ndërhyjnë te votat preferenciale, por sipas tij shkak ishte numërimi i votës së kandidatëve pas asaj të partive. Nuk pranon që Berisha të largohet nga PD, por shton se gjithë të tjerët duhet të mbajnë përgjegjësi
12 Qershor, 18:01 -
Lapardhaja për Report Tv: Hapja e kutive rrëzoi kauzën e Berishës për zgjedhjet, zbuloi se demokratët vodhën njëri-tjetrin! PD pa busull, amorale dhe e pashpresë! Ai duhet të ikë
Politologu Namir Lapardhaja analizon në "Sot, Live në Shqipëri”, në Report Tv, situatën politike të opozitës pas 11 majit: Një parti që ka vjedhur vetëveten, nuk mund të ketë kauzë vjedhjen e zgjedhjeve! Për çfarë e duan demokratët Berishën, Vokshin e Nokën nëse s’i sjellin dot në pushtet? Nëse ata s’ikin, humbje më e thellë më 2029! PD, si i sëmuri që s’do të shërohet
12 Qershor, 15:18 -
Gjyqtarët kërkuan rritje page me 700 €, Berisha: I kanë më të lartat në Ballkan, u është rritur oreksi
Edhe Sali Berisha ka dalë kundër kërkesës së Unionit të Gjyqtarëve për rritjen e pagave të tyre me 400 euro. Berisha e zhvendosi vëmendjen te prokurorët, me ‘shënjestër’ kreun e SPAK, Altin Dumani, duke thënë se ai ka bërë koorporatë me Sokol Sadushin e Gjykatës
12 Qershor, 15:06 -
Ankimet ngelin ekskluzivitet i partisë, kandidatët e PD rrëzohen në Kolegj: S’mund të ankohen për vjedhjen e brendshme të votave
Kolegji Zgjedhor rrëzoi sot kandidatët e Partisë Demokratike të cilët të vetëm kërkuan rinumërim në zonat e tyre. Ilir Alimehmeti, Aulon Kalaja dhe Ilirjana Kuçana nuk kanë të drejtë si individë të kërkojnë rinumërim, as sipas gjykatësve. Kështu kishte vendosur më herët edhe KQZ, që ja njeh të drejtën e ankimit, vetëm partive.
12 Qershor, 14:16 -
Berisha shfrenon fantazinë: Bandat kriminale të lidhura me Ramën i bënë atentat kandidatit opozitar për president në Kolumbi...!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ‘shfrenoi’ sot fantazinë e tij edhe për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Kolumbi pak ditë më parë, kur u qëllua kandidati i opozitës për president, Miguel Uribe Turbay, në një atentat për ta vrarë.Ai iu bashkua mend
12 Qershor, 13:50 -
Berisha: Rama e Hasani kërcënuan misionin e OSBE/ODIHR-it, ministri i thirri në zyrë! ‘Trafikimi’ i votave brenda PD? S’u provua
Berisha vijoi të nxinte vendin për bandat kriminale dhe narkoshtetin që ndikoi në farsën elektorale. Akuzon Ramën dhe ministrin Hasani se kërcënuan ndërkombëtarët dhe misionin e vëzhguesve të OSBE-ODIHR. Flet dhe për vjedhjen e votave brenda partisë, por ndërsa mbështeti transparencën me kutitë, shtoi se nuk ka prova se u manipuluan votat e kandidatëve.
12 Qershor, 13:30 -
Ekskluzive/ DHL kërkon 9.2 mln euro për votën e diasporës, KQZ refuzon pagesat: Paguajmë vetëm zarfet për të cilat ka firma
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk do ta paguajë kompaninë postare për asnjë zarf zgjedhor që jua ka dorëzuar emigrantëve shqiptarë pa firmën e tyre. Report TV ka mësuar se KQZ ka refuzuar të paguajë faturën 9.2 milionë euroshe që ka paraqitur DHL dhe po heton një më një të gjitha firmat.
12 Qershor, 11:01 -
Gjyqtarët kërkuan rritje page me 700 €, Jordan Daci: Kanë pagat më të larta, nuk krahasohen as me ato të administratës
Gjyqtarët kanë kërkuar rritje rroge me 700 euro. Lidhur me këtë avokati Jordan Daci, në emisionin ‘Repolitix’ tha se gjyqtarët nuk mund të kërkojnë vazhdimisht rritje rrogash. Sipas tij, ata kanë paga më të larta edhe nga administrata. 'Gjykata Kushtetuese n&
11 Qershor, 22:53 -
'Trafikimi' i votave brenda PD, Kalaja: Vota ime u manipulua, kërkova rinumërim të të gjitha kutive në Durrës! Kume: Numëruesit të mbajnë përgjegjësi
Aulon Kalaja kandidati i PD në Durrës, tha se nxori prova me video se si u manipulua vota e tij. Kalaja deklaroi se kërkoi rinumërim të të gjitha kutive në Durrës. Avokati Përparim Çaça tha se hapja e kutive për disa qarqe do të krijojë precedent për hapjen e të gjitha kutive të votimit në rang kombëtar.
11 Qershor, 22:13 -
S'ka rinumërim për Shkodrën dhe Dibrën, KAS rrëzon ankimim e PD
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka rrëzuar dy kërkesa ankimore të depozituara nga Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM), të cilat kërkonin shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve të
11 Qershor, 19:56 -
PD kërkoi pavlefshmëri të rezultatit në Dibër, KAS ua rrëzon ankimimin! Në shqyrtim ka mbetur vetëm Elbasani
Nga një mbledhje e KAS-itKomisioni i Ankesave dhe Sanksioneve rëzoi sot ankimim e Partisë Demokratike për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve të 11 majit dhe përsëritjen e tyre për qarkun Shkodër dhe Dibër.&
11 Qershor, 18:42
