-
Berisha mbyll fushatën: I shfazuari Rama do i bjerë tavolinës me kokë, më 11 maj rrëzojmë diktaturën! LaCivita: Pushojeni nga puna kryeministrin! Pamjet me dron
Nga Tirana mbylli fushatën elektorale edhe Partia Demokratike dhe aleatët e saj. Berisha tha se do të rrëzojë diktaturën dhe hodhi akuza ndaj qeverisë. Konsulenti La Civita, ftoi shqiptarët të votojnë një doktor për të shëruar vendin nga vuajtja 12-vjeçare. Aleatët asnjë fjalim.
9 Maj, 19:20 -
Rama mbyll fushatën: Më 11 maj firmosim marrëveshjen për Shqipërinë evropiane! Marrim të paktën 78 mandate! Bufi i rrjedhur, ‘Latifi’ do ikë edhe më i pasur
Vrapi i fundit i socialistëve drejt vijës së finishit, pas një një fushate të gjatë 30 ditore ishte në Parkun Olimpik. PS mbylli aty fushatën elektorale me kandidatët e Tiranës, ndërsa Edi Rama i mëshoi premtimit kryesor të kësaj fushate, atë të Shqipërisë në Europë. Kreu i PS u ngjit në podium bashkë me bashkëshorten Linda Rama.
9 Maj, 19:13 -
VKM-ja për faljen e gjobave/ Koalicioni Euroatlantik kallëzon në SPAK kryeministrin Edi Rama për shkelje të Kodit Zgjedhor
Koalicioni Euroatlantik ka kallëzuar në SPAK kryeministrin Edi Rama, për vendimin e Këshillit të Ministrave për faljen e gjobave administrive të vëna nga qeveria nga viti 2015 deri në vitin 2024.
9 Maj, 18:58 -
Ambasada e Shqipërisë në Greqi thirrje të rëndësishme Diasporës: Ja adresat e kompanisë postare ku t’i dorëzoni zarfet e votave! Nesër mbyllet afati, kthejini sa më parë (TABELA)
Ambasada e Shqipërisë në Greqi i ka bërë një thirrje diasporës në këto orë të fundit para zgjedhjeve, që të shkojnë të kthejnë zarfin e tyre sa më parë, në mënyrë që të mbërrijë në kohë drjet Tiranës, për zgjedhjet e 11 majit. Dorëzimi vetëm në pikat e kompanisë postare të njoftuara nga Ambasada
9 Maj, 18:57 -
Dita e fundit e fushatës/ Rama VIDEO-mesazh për 11 majin: Më 19:30 me Tiranën dhe për Shqipërinë 2030 në BE! Numrat e diasporës inkurajues, kurioz të shoh gjykimin dhe vendimin e tyre
Kryesocialisti Edi Rama po bëhet gati që të finalizojë këtë fushatë elektorale në ditën e fundit, ku pas pak do të mbajë edhe mitingun përmbyllës dhe të fundit në Tiranë për Partinë Socialiste, për t’i lënë rrugë më tej procesit të votimit më 11 maj
9 Maj, 18:42 -
Dita e zgjedhjeve/ SPAK vë në dispozicion të qytetarëve numrin e gjelbër për denoncime të krimeve elektorale më 11 maj
Në kuadër të këtyre masave, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka afishuar pasditen e sotme edhe numrin e telefonit për të gjithë qytetarët, të cilët duan të denoncojnë raste paligjshmërie gjatë procesit të votimit
9 Maj, 18:25 -
Dita e fundit e fushatës, Ilir Meta kërkon votën me AUDIO-mesazh nga qelia: Merrni pjesë në zgjedhjet e 11 majit, mos e lini vendin në dorën e krimit
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka shpërndarë sot, në ditën e fundit të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit, një mesazh audio nga qelia e paraburgimit. Ai ftoi për pjesëmarrje masive të qytetarëve në votime, me qëllim dhënien fund të shpopullimit të vendit dhe keqqeverisjes
9 Maj, 18:08 -
Sot mbyllet fushata, thirrjet për diasporën/ Rama: Kush ka zarfin ende në shtëpi, ta dorëzojë! Berisha: Kush s’votoi me postë, të vijë fizikisht më 11 maj
Sot mbyllet fushata, për t’ia lënë radhën të shtunën heshtjes zgjedhore si një kohë reflektimi për ditën e votimit më 11 maj. PS e mbyll fushatën në orën 19.30 në një fushë futbolli pranë parkut Olimpik, ndërsa koalicioni PD-ASHM në Bulevardin e Ri në orën 19.00. Kryetarët e dy forcave kryesore politike në vend, bëjnë thirrjen e fundit ndaj emigrantëve për të votuar.
9 Maj, 17:44 -
Vokshi denoncon me emra: Po blihen vota nga PS! Raportet ia kemi dërguar edhe misionit të OSBE-ODIHR
Në një deklaratë për mediat, drejtuesja e Task Forcës për monitorimin e zgjedhjeve PD-ASHM Albana Vokshi pretendoi se ka video dhe dëshmi se funksionarë dhe kandidatë të PS po japin para apo përfitime të tjera kundrejt votës.
9 Maj, 17:28 -
11 maji/ Mesazhi i Gjergj Lucës: Votoni për Shqipërinë në Europë, të hyjmë në histori si brezat që i hapën dyert e atdheut dhe hyri në shtëpinë evropiane
Dy ditë para ditës së zgjedhjeve, biznesmeni Gjergj Luca u bën thirrje ndjekësve të tij dhe mbarë shqiptarëve, që më 11 maj, me votën e tyre të kontribuojnë për vazhdimin e hapave të shpejtë e të sigurtë të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.
9 Maj, 17:26 -
Kara për Report Tv: Berishës nuk i është hequr non grata, ku i gjetën 6 mln dollarë? Noka ka firmosur! PS fiton 71-73 mandate, kreu i PD me gafa! Logu: Masë politike, do hiqet
Lajmi i shpërndarë për non gratën e Sali Berishës, kontrata e lobimit 6 mln dollarë, fushata elektorale e dy partive të mëdha politike dhe projeksioni për zgjedhjet e 11 majit. Analiza në "Studio Live" me dy juristët Romeo Kara dhe Besart Logu
9 Maj, 16:57 -
Blushi i PL thirrje në ditën e fundit të fushatës: 11 maji referendum popullor për të larguar narkoregjimin, votoni aleancën madhështore dhe Ilir Metën
Partia e Lirisë i bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që të dalin në votime më 11 maj dhe të votojnë aleancën PD-ADSHM. Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, Tedi Blushi, doli në një deklaratë për mediat, ku e cilësoi referendum ditën e diel
9 Maj, 16:11 -
Fushata online e partive, Aldor Nini: Rama më i klikuari, një video e tij mbi 1 mln shikime, Facebook rrjeti më i përdorur! Shehaj 34 mijë dollarë për sponsorizime
Për drejtorin e 'Acromax', Aldor Nini rrjeti social më i përdorur ka qenë Facebook, ndërsa vidoe më e klikuar ka qenë nje video e kryeministrit Edi Rama me mbi 1 mln shikime. I ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, në Report Tv, ai tha se Rama renditet në vend të parë për shikueshmëri.
9 Maj, 14:54 -
11 Maj/ Presidenti Begaj: Votoni për të vendosur të ardhmen e Shqipërisë! Institucionet të garantojnë zgjedhje të lira! Test pjekurie politike
Parlamentarët evropianë shfaqën interes të posaçëm për risitë e këtij procesi lidhur me votimin e Diasporës. Ky takim përmbylli serinë e takimeve të Presidentit të Republikës me vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve të 11 majit.
9 Maj, 14:44 -
-
Veliaj nga qelia: Më 11 maj votoni për Ramën e PS! Vota për Saliun, do të thotë t’i vësh shkelmin çdo gjëje që kemi ndërtuar
Ai nënvizon se vota në 11 maj nuk duhet të jetë një votë kundër Saliut apo partizave të dala nga barku i PD, por një votë për punën, për shpresën, për transformimin. “Vota juaj duhet të jetë një votë për të tashmen që na bën krenar dhe të ardhmen europiane që meritojmë.
9 Maj, 14:11 -
-
Krimet zgjedhore/ Prokuroria e Përgjithshme: 54 kallëzime, 2 i janë dërguar për kompetencë SPAK! Nis hetimi për 23, për 10 vendoset mosfillimi i hetimeve
Prokuroria e Përgjithshme ka deklaruar se janë 54 kallzime penale të regjistruara në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm në lidhje me veprat penale në fushën e zgjedhjeve.
9 Maj, 13:59 -
Zgjedhjet e 11 majit/ Materialet zgjedhore mbërrijnë në KZAZ 11 në Kukës, kryetari i komisionit: Gjithçka është gati
Baza e materialeve zgjedhore ka mbërritur në Komisionin Zonal të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) nr. 11 të Bashkisë Kukës. Kryetari i këtij komisioni, Uran Cengu, bëri të ditur se gjithçka është gati për ditën e shtunë, kur do të nisë edhe shpërndarja e materialeve në 73 qendrat e votimit.
9 Maj, 13:46 -
'Qytetarët janë të mbushur me shpresë për ndryshim', Basha: Vota për numrin 4 është garanci për luftë kundër korrupsionit
Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, bashkë me kandidaten për deputete, Oriola Pampuri, kanë vijuar takimet me qytetarë dhe biznese në ditën e fundit të fushatës. Ai u ndal sot në Njësinë 1 në Tiranë, ku tha se qytetarët janë të mbushur me shpresë dhe kjo ndihet në çdo takim.
9 Maj, 13:30
