-
-
Komisionarja Kos kërkon hetime për dhunën ndaj protestuesve në Serbi
Komisionarja për Zgjerim në Bashkimin Evropian, Marta Kos, ka bërë thirrje për dialog gjithëpërfshirës në Serbi për t’i adresuar shqetësimet që ekzistojnë në atë vend dhe për hetime të pavarura dhe të plota për rastet e sulmeve ndaj protestuesve.
5 Shkurt 2025, 16:19 -
Zgjedhjet/ Ambasada gjermane për Report Tv: Moment historik, duhet integritet! Të mos keqpërdoren burimet publike
Gjermania bën thirrje për integritet në zgjedhjet e 11 majit, duke vënë theksin tek mos përdorimi i burimeve shtetërore për fushatë. Nga ana tjetër, Komisioni Rregullator në KQZ debatoi mbi mënyrën se si PS po jep bonuse për pensionistët pak ditë përpara zgjedhjeve.
5 Shkurt 2025, 13:38 -
BE ‘kopjon’ paktin Rama-Meloni/ Gati ligji për vendosjen e emigrantëve të paligjshëm në kampe jashtë Unionit
Komisioni Europian po shqyrton një propozim të ri ligjor për emigrantët e paligjshëm, sipas së cilit parashikohet që emigrantët të vendosen në kampe jashtë Unionin, një skemë e ngjashme me planin Rama-Meloni në Gjadër.
5 Shkurt 2025, 09:06 -
Vrojtimi/ 35% e shqiptarëve s’e mbyllin dot muajin pa borxhe, vetëm 18% kursejnë në fund! Të brishtë përballë të ‘papriturave financiare’
Afro 35% e familjeve shqiptare nuk mund t’i përballojnë shpenzimet mujore pa marrë borxh. Një vrojtim i Bankës së Shqipërisë tregon se qytetarët në vend janë më pak rezistent ndaj shpenzimeve të papritura në raport me mesataren e BE-së.
4 Shkurt 2025, 19:26 -
Sfidat e qeverisë së ardhshme pas zgjedhjeve të 9 shkurtit në marrëdhëniet me aleatët e saj
Partitë politike në Kosovë po vijojnë fushatën për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, mes debatesh për problemet e trashëguara dhe ndarjet e thella rreth shumë çështjeve që lidhen me politikat e brendshme por edhe të jashtme.
4 Shkurt 2025, 18:34 -
Instituti i Vjenës: Ekonomia shqiptare do rritet me 3.8%, turizmi ‘motori’ kryesor! Trump ‘kërcënim’ për BE
Rikthimi i Doland Trump në Shtëpinë e Bardhë ka shtuar pasiguritë në Evropë, e cila po përballet me frikën e tarifave të larta doganore për prodhimet evropiane. Një raport i Institutit të Vjenës thotë se ekonomia e BE do të rritet me 2.8% këtë vit në rast se Trump nuk vendos tarifa doganore. Ndërsa në Ballkanin Perëndimor, Kosova dhe Shqipëria do të kenë rritjen më të madhe ekonomike.
4 Shkurt 2025, 16:53 -
Deklaratat e Grenell, Krisafi: Kurti do ta ketë shumë të vështirë me Trump nëse fiton zgjedhjet
Eksperti për marrëdhëniet ndërkombëtare, Ledion Krisafi komenton në Report Tv sulmin e ashpër të Richard Grenell ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. I ftuar në emisionin ‘Studio Live’, Krisafi thotë se këto deklarata nuk janë një lajm i mirë për Kosovën dhe aq m
3 Shkurt 2025, 22:28 -
Lëvizjet e Trump/ Krisafi: USAID, tashmë ‘luftë’ mes Rubios dhe Musk! GDP e SHBA dhe BE ulet me 0.6% nëse republikani i rrit tarifat Unionit! BE po krijon një 'NATO' pa Uashingtonin
Në vetëm 2 javë nga rikthimi në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Donald Trump ka ndërmarrë veprime të shumta të cilat duket se rrezikojnë ekuilibrat gjeopolitikë dhe sfumimin e unitetit të Perëndimit.
3 Shkurt 2025, 22:13 -
ILD miraton planin e inspektimeve për 2025, ‘lumë’ ankesash për zvarritje procesesh në Prokurori e Gjykata! Tirana dhe Apelet kryesojnë më ‘problematiket’
Mbledhja e Përgjithshme e Inspektorëve miratoi 3 inspektime tematike dhe 1 inspektim institucional, të përcaktuara nga Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Ja cilat janë Gjykatat dhe Prokuroritë që kanë numrin më të madh të ankesave nga qytetarët për zvarritje dhe mungesë drejtësie
3 Shkurt 2025, 17:49 -
-
Tarifat e Trump, liderët europianë mblidhen në Bruksel: Lufta tregtare me SHBA e dëmshme! Macron: Nëse do jetë e nevojshme reagojmë
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian u mblodhën këtë të hënë në Bruksel për të diskutuar marrëdhëniet tregtare mes Bllokut dhe SHBA, shpenzimet ushtarake dhe rritjen e industrisë së mbrojtjes në Europë.
3 Shkurt 2025, 16:24 -
Grenell sulmon Kurtin: S'është i besueshëm për SHBA! Ndërkombëtarët, të bashkuar kundër tij! Ai është arsyeja që kompanitë amerikane s'shtohen në Kosovë
I dërguari i SHBA-së për Misione të Posaçme, Richard Grenell, ka përsëritur këtë të hënë kritikat ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit. Kritikat vijnë 5 ditë para zgjedhjeve në Kosovë dhe kjo është herë e dytë që Grenell shprehet ashpër ndaj qeverisë Kurti, që prej kur presidenti Donald Trump u rikthye në Shtëpinë e Bardhë.
3 Shkurt 2025, 15:31 -
'Trump solli një doktrinë të re', ish-ambasadori Nesho: Jo më fuqizim i aleatëve! Deklaratat politike të Elon Musk duhen marrë me rezerva
Ish-ambasadori Agim Nesho foli në Report Tv, mbi politikat e reja që Donald Trump po përpiqet t’i imponojë botës. Nesho thotë se filozofia e Trump nuk është më ajo e fuqizimit të aleatëve në botë, por 'Amerika e para'.
3 Shkurt 2025, 14:54 -
-
BE do të 'përgjigjet me forcë' nëse Trump vendos tarifa doganore
BE ka shprehur keqardhje për vendimin e Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, për të vendosur tarifa të gjera doganore ndaj Kanadasë, Meksikës dhe Kinës, dhe ka thënë se do të përgjigjet me forcë nëse kërcënimi për të zgjeruar masat tregtare edhe ndaj Europës bëhet realitet.
2 Shkurt 2025, 18:00 -
Kërcënimi i Trump për Europën/ ‘Tarifat kanë nevojë për një përgjigje të bashkuar’, por Von der Leyen ka 'frikë' nga negociatat e rastësishme
SHBA po shqyrton mundësinë e vendosjes së tarifave "asimetrike", duke ndarë shtetet e BE-së në ‘miq’ dhe ‘armiq’ bazuar në lidhjet politike. Ky kërcënim ka shkaktuar shqetësim në Bruksel, ku BE-ja po përgatitet për një përgjigje të koordinuar ndaj masave të mundshme nga presidenti Trump. Von der Leyen do diskutojë këtë çështje nesër në mbledhjen e Këshillit të Europës.
2 Shkurt 2025, 09:51 -
Ambasadori i BE-së në Prishtinë: Eksperienca e Sorensenit do të ndihmojë në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka thënë të shtunën se ka zhvilluar një takim shumë të mirë me Peter Sorensenin, të dërguarin e ri të Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë
1 Shkurt 2025, 18:32 -
-
Ikën Lajçak, Peter Sorensen emisari i ri i BE për dialogun Kosovë-Serbi! Diplomati danez, njohës i mirë i Ballkanit
Mirosllav Lajçak, i dërguari i posaçëm i BE përfundon mandatin e tij 5-vjeçar si kryesues i dialogut Kosovë-Serbi. Ai do të zëvednësohet nga një diplomat danez karriere, i cili është njohës i mirë I Ballkanit, pasi ka qenë i angazhuar më parë në Kosovë, Serbi dhe Maqedoninë e Veriut në misione diplomatike.
31 Janar 2025, 13:41