-
PD: Gjykatat e pushtetit lirojnë eksponentët e PS, burgosin opozitën! Irena nxori nga arresti lejtnantët e korrupsionit në Tropojë
Selia blu e quan rast flagrant lirimin e sotëm të kryebashkiakut të Tropojës, Rexh Byberi dhe nënkryetarit Abedin Kërrnaja nga arresti shtëpiak, pas gjashtë muajsh mase shtrënguese, si dhe moskalimin e dosjes për gjykim, duke akuzuar gjyqtaren Irena Gjoka
1 Gusht, 15:45 -
2,7 mln euro dëm buxhetit, GJKKO liron nga arresti shtëpiak kryebashkiakun e Tropojës, Rexhë Byberi dhe nënkryetarin! Cakton detyrim paraqitjeje
GJKKO liron nga qelia Rexhë Byberin dhe Abedin Kërrnajan. Atyre iu caktua masa detyrim paraqitjeje 1 herë në muaj. Kryetarit të Bashkisë Tropojë dhe nënkryetarit u mbaroi afati 6 mujor i masës së sigurisë. Akuzohen për prerje të paligjshme pyjesh dhe shpërdorim detyre. GJKKO nuk e kaloi dosjen për gjykim më 24 korrik, i la detyra SPAK-ut.
1 Gusht, 10:00 -
-
Akuzohet për mbi 277 mln lekë dëm financiar, GJKKO shtyn vendimin për kalimin ose jo për gjykim të kryebashkiakut të Tropojës Rexhë Byberi
Mbrojtja e tij i ka konsideruar hetimet e paplota, kur kërkoi nga togat e zeza kthimin për hetime shtesë pasi në bazë të materialeve që ka nisur në gjykatë, nuk provon vepër penale. Vendimi pritet të merret seancën e ardhshme.
1 Prill, 13:53 -
SPAK çon për gjykim kreun e Bashkisë Tropojë, Byberi dhe zv.kryetarin: Lejuan hapjen e dy rrugëve në kundërshtim me ligjin, 277 milionë lekë dëm
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur kërkesën për dërgimin në gjykim të çështjes penale në ngarkim të kryetarit të Bashkisë së Tropojës, Rexhë Byberi dhe Zv/Kryetarit të Bashkisë z. Abedin Kërrnaja.
4 Mars, 12:54 -
Kërkoi lehtësimin e masës, GJKKO lë përsëri në 'arrest shtëpie' nënkryetarin e Bashkisë Tropojë! Edhe kryebashkiaku Byberi në të njëjtën dosje, 3 akuza (VENDIMI)
Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e nënkryetarit të Bashkisë së Tropojës, Abedin Kërnaja, që akuzohet në të njëjtën dosje me kryetarin Rexhë Byberi, për shpërdorim të detyrës. Të dy zyrtarët akuzohen për veprat penale “shpërdorim detyre”, “prerje e paligjshme e pyjeve” dhe “shkatërrim i pronës”, për një dëm prej 277 mln lekësh
27 Nëntor 2024, 16:40 -
VIDEO/ Në arrest shtëpie për shpërdorim detyre, kryebashkiaku i Tropojës mbërrin në SPAK për t'u njohur me masën e sigurisë
Rexhë Byberi, kryebashkiak i Tropojës dhe zëvendësi i tij, Abedin Kërrnaja ka mbërritur këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme për t’u njohur me masën e sigurisë
12 Shtator 2024, 09:54 -
Arrest shtëpie për kryebashkiakun e Tropojës, Rexh Byberi dhe zv.kryetarin! SPAK: Shkelën ligjin për ndërtimin e 2 rrugëve, 277 mln lekë dëm buxhetit
Kryebashkiaku socialist i Bashkisë së Tropojës, Rexh Byberi dhe zv.kryetari Abedin Kërrnaja janë vënë në hetim nga SPAK për shpërdorim detyre në dy raste. GJKKO ka caktuar ndaj tyre masën arrest në shtëpi. Ata akuzohen se kanë shkelur ligjin në ndërtimin e dy rrugëve duke i shkaktuar buxhetit një dëm prej 277 mln lekësh.
9 Shtator 2024, 18:54
