Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK për kalimin në gjyq themeli të çështjes në ngarkim të Kryebashkiakut të Tropojës Rexh Buberi dhe zëvendësit të tij, nënkryetarit Abedin Kërnaja.

 Sipas prokurorisë, dy zyrtarët akuzohen se i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 2.7 milion euro, ku për ndërtimin e dy rrugëve, rrafshuan pyjet pa u konsultuar me institucionet e tjera të mjedisit dhe pa kryer aplikimin në sistemin elektronik e-leje pranë Bashkisë Tropojë.

SPAK bën me dije se kjo praktikë është ndjekur më shumë se një herë dhe ka rezultuar në shkelje të ligjit. Në përfundim të hetimeve, organi i akuzës ka arritur në konkluzionin se Byberi dhe Kërrnaja kanë kryer veprime dhe mosveprime në kundërshtim me aktet ligjore dhe nënligjore, duke sjellë një dëm të konsiderueshëm financiar.

Në gusht të vitit të kaluar, GJKKO zëvendësoi masën e sigurisë “arrest shtëpie” me atë “detyrim paraqitje” për Byberin dhe nënkryetarin Kërrnaja.