Kërkoi lehtësimin e masës, GJKKO lë përsëri në 'arrest shtëpie' nënkryetarin e Bashkisë Tropojë! Edhe kryebashkiaku Byberi në të njëjtën dosje, 3 akuza (VENDIMI)

Kërkoi lehtësimin e masës, GJKKO lë përsëri në  'arrest shtëpie' nënkryetarin e Bashkisë Tropojë! Edhe kryebashkiaku Byberi në të njëjtën dosje, 3 akuza (VENDIMI)

Abedin Kernaja

Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e nënkryetarit të Bashkisë së Tropojës, Abedin Kërnaja, që akuzohet në të njëjtën dosje me kryetarin Rexhë Byberi, për shpërdorim të detyrës.

GJKKO refuzoi sot (27 Nëntor) kërkesën për ndryshimin dhe zëvendësimin e masës së sigurimit personal “arrest shtëpie” në një më të lehtë.

Kërkesa e avokatit u cilësua e pabazuar në prova dhe masa e arrestit shtëpiak mbeti në fuqi, teksa hetimet për rastin po vijojnë nga SPAK. Masa e parë ishte vendosur në muajin shtator të këtij viti. 

Gjykata kundër Krimit dhe Korrupsionit caktoi masën e sigurisë arrest në shtëpi edhe për kryetarin e Bashkisë së Tropojës, Rexhë Byberi (i zëvendësuar me një të komanduar në detyrë).

Të dy zyrtarët akuzohen për veprat penale “shpërdorim detyre”, “prerje e paligjshme e pyjeve” dhe “shkatërrim i pronës”. Hetimet kishin nisur prej muajit Prill të këtij viti.

Sipas hetimeve të SPAK, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, Byberi dhe Kërnaja kanë shkelur ligjin në miratimin e dy vendimeve në Këshillin Bashkiak për ndërtimin e rrugëve, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 277 milionë lekësh.

Bëhet fjalë për ndërtimin e rrugës “Stacioni i Anijes Palç- Guri i Lules”, totalisht ndërtim i ri, i cili 80% të kësaj gjatësie kalon nëpër rrugën këmbësore ekzistuese.

Vendimi i GJKKO:

"Kërkuesi Abedin Kerrnaja më datë 11.11.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, parashikuar
nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, caktuar me Vendimin nr. 112, datë 06.09.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me një masë më të lehtë”.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Etleva Deda, bazuar në nenet 246 pika 6 dhe 260 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 642, datë 27.11.2024, vendosi:

1. Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit/personit nën hetim Abedin Kerrnaja, meobjekt: “Zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, caktuar ndaj tij me Vendimin nr. 112, datë 06.09.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me një masë më të lehtë.”, si të pambështetur në ligj dhe prova.

2. Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen kërkuesit.

3. Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda afatit ligjor në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar".


 

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Falenderoi gjyqtaren që e liroi, por çfarë thoshte Berisha pak ditë më parë për të

Falenderoi gjyqtaren që e liroi, por çfarë thoshte Berisha pak ditë më parë për të