-
Mbushën malet e Spanjës me serra kanabisi, çmontohet grupi shqiptar, 4 të arrestur! 7700 bimë të zbuluara me dron, momenti kur agjentët e armatosur i shtrijnë përtokë (VIDEO)
Operacioni kodohet "Përroi i bufit'. Të paktën nëntë serra me plantacione marihuane u zbuluan nga dronët e Rojës Civile në mes të maleve në Teruel, në një zonë të lartë malore, me terren shkëmbor e të thepisur. Droni bëri lokalizimin, agjentë të armatosur dhe qen antidrogë. Gjykata i lë në burg, pas të arrestuarve dyshon se qëndron një organizatë kriminale
17 Gusht, 10:31 -
Spanjë/ Skena tronditëse nga brigjet e Granadës, klandestinët hidhen nga gomonia në det, pushuesit i ‘arrestojnë’ dhe i shtrijnë në plazh (VIDEO)
Ngjarja ka ndodhur më 4 gusht, në plazhin Sotillo, pranë Castell de Ferro në Granada, teksa pamjet bënë edhe xhiron e rrjetit e medias, duke shkaktuar indinjatë
5 Gusht, 17:43 -
Spanjë/ Zbulohen pamjet, ja se si agjentët e Guardia Civil bastisën bazën e ‘skifterëve’ shqiptarë! 13 vjedhje, 5 të arrestuar, 22 mijë euro cash e bizhuteri (VIDEO)
Pesë persona u arrestuan, përgjegjës për të paktën 13 grabitje të banesave në seri në territorin e Madridit dhe rrethinat e tij, me një dëm që vlerësohet gati 500 mijë euro. Media spanjolle ka ndarë edhe pamjet e këtij operacioni, teksa agjentët shkojnë në një prej banesave ku kishte bazën banda shqiptare
25 Dhjetor 2024, 16:37 -
Belgjika e kishte dënuar me burg përjetë, kapet në Spanjë 43-vjeçari shqiptar! Ndihmoi organizatën kriminale të vriste një person, po zbriste në aeroportin e Valencias (VIDEO)
I konsideruar si person në arrati që nga viti 2022, shqiptari u prangos sapo hyri në zonën e kontrollit të aeroportit të Manisës në Valencia. Mbante dokumente të falsifikuara, por shenjat daktiloskopike e tradhtuan. Informoi grupin e armatosur kriminal se ku ndodhej shënjestra dhe i ndihmoi ta vrisnin kur po hynte në shtëpi
28 Tetor 2024, 15:52 -
Spanjë/ Grabitën 29 shtëpi në seri, ‘Kubeja’ arreston çiftin e ‘skifterëve’ shqiptarë! Ishin kthyer në tmerrin e 3 rajoneve, strategjia dhe momenti i ndalimit
Të arrestuarit janë 40 dhe 23 vjeç, dyshohet për anëtarë të tjerë të organizatës. Jetonin në Valencia, por operonin në Valladollid, Salamanca dhe Leon. Studionin objektivat për disa ditë, që të shmangnin policinë dhe më pas godisnin. U sekuestrohen mjete, bizhuteri dhe sende të vjedhura
22 Tetor 2024, 09:48
