-
Vrasja e 24-vjeçares palestineze nga babai/ Familjarët nuk tërheqin trupin e pajetë, e reja mund të varroset në Tiranë
Ka kaluar një muaj nga gjetja e 24-vjeçares palestineze të pajetë në një banesë me qira në Tiranë dhe të afërmit nuk kanë tërhequr trupin. Aktualisht viktima ndodhet në morgun e Tiranës dhe nëse brenda afateve ligjore nuk merret nga familjarët, do të varroset në kryeqytet.
25 Mars, 10:54 -
Shtohet misteri për vrasjen në Tiranë, palestinezes i “del” një video nudo! A e pa babai, apo gjithçka e stisur?!
24-vjeçarja palestineze mund të jetë vrarë nga i babai i saj 49 vjeç për çështje nderi. Nëna e saj në Gjermani tregoi se, në Tiranë, vajza i tregoi për herë të parë të atit një video të saj nudo, për të cilën thuhet se shantazhohej prej dhjetorit 2024. Por hetuesit dyshojnë që kjo të jetë një alibi, pasi nuk ka prova se kjo video ekziston, dhe mendojnë se vrasja ishte e mirëmenduar për shkak të largimit të 24-vjeçares nga traditat islame.
7 Mars, 11:49 -
Vrasja e palestinezes në Tiranë/ 24 vjeçarja e divorcuar dhe me 3 fëmijë dyshohet se u vra nga i ati se nuk respektoi parimet e Islamit! Autori fshihet në Liban (VIDEO)
24-vjeçarja nisi një jetë të re në Gjermani, dhe pas largimit nga disa parime të fesë islame, nisën edhe konfliktet me babain e saj 49-vjeçar. Ende është e paqartë, se si u bind vajza të vijë në Tiranë me babanë i cili e vrau 3 ditë pasi zbritën në Rinas.
6 Mars, 11:28 -
Merr tjetër ‘kthesë’ vrasja e palestinezes në Tiranë, autori konfirmohet se është babai i saj! U prezantuan si çift në Rinas, 49-vjeçari është larguar drejt Libanit! Media holandeze: Dyshohet se u përdhunua
Grupi hetimor i vrasjes së palestinezes 24-vjeçare në Tiranë, ka konfirmuar zyrtarisht se autori i dyshuar, Fadi Aluan, është babai i saj biologjik, dhe jo bashkëshorti, siç ishin prezantuar kur morën banesën me qira. 49-vjeçari dyshohet se udhëtoi në Liban për t’u fshehur, dhe me Interpol po punohet për ta lokalizuar, ndërsa motivi i vrasjes mbetet ende mister
4 Mars, 11:25 -
Vrasja e 24-vjeçares/ Dy palestinezët kishin aplikuar për azil në Gjermani, po punohet për lokalizimin e 49-vjeçarit
Palestinezët Fadi dhe Rayyan Alwan, për të cilët hetuesit e Policisë së Tiranës e kanë akoma të paqartë nëse janë babë e bijë apo çift partnerësh, rezultojnë të kenë aplikuar për azil në Gjermani jo shumë kohë më parëk
3 Mars, 17:36 -
Kjo është palestinezja që u gjet e vrarë në Tiranë/ Del fotoja e 24-vjeçares, vrasësi iku nga Greqia në Amsterdam
Foto: Rayyan AlwanShqiptarja.com siguron foton e 24 vjeçares palestineze, Rayyan Alwan e cila dyshohet se u vra nga partneri i saj palestinez.Mbetet ende mister vrasja e palestinezes 24-vjeçare 3 ditë pasi erdhi në Tiranë. Por hetu
28 Shkurt, 16:38 -
Misteri i vrasjes së 24-vjeçares, palestinezi dyshime se erdhi qëllimisht në Tiranë për ta vrarë gruan! PAMJET kur zbresin të qetë në Rinas
Mbetet ende mister vrasja e palestinezes 24-vjeçare 3 ditë pasi erdhi në Tiranë. Por hetuesit dyshojnë se partneri palestinez 49-vjecar erdhi në Shqipëri vetëm për të vrarë gruan, e për të ikur me avion pa frikën se do zbulohej, pasi zhduku çdo mjet identifikimi të 25-vjeçares dhe nuk e dha emrin as kur rezervoi dhomën me qira.
28 Shkurt, 10:35 -
Tiranë, 24-vjeçarja e huaj u gjet e vrarë në një banesë me qira, në kërkim burri i saj 49 vjeç! Çifti ishin shtetas palestinezë
Foto: Banesa ku u gjet e vdekur palestinezjaPolicia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e vrasjes së së 24-vjeçares, të gjetur pa shenja jete në një apartament në rrugën “Gjon Muzaka”.
27 Shkurt, 18:05 -
Vrasja në Tiranë e 24-vjeçares së huaj, Video e godinës 3-katëshe ku ajo qëndronte prej 10 ditësh me partnerin! Ja çfarë gjeti policia në banesë (VIDEO)
Report Tv ka siguruar foton e godinës 3-katëshe, ku u gjet e vrarë me thikë 24-vjeçarja e huaj, e cila kishte marrë me qira një banesë (Airbnb) së bashku me partnerin prej 10 ditësh.Godina gjendet pranë bllokut të ambasadave në Tiranë, në rrugën "Gjon Muzaka".
27 Shkurt, 16:29 -
Palestinezi vret gruan e arratiset nga Shqipëria, trupi i së resë u gjet pas disa ditësh brenda banesës që kishin marrë me qira në Tiranë! Çifti kishte 25 vite diferencë (DETAJET)
Historia e një çifti palestinez në Tiranë u kthye në tragjedi. Gruaja e re në moshë, një 24-vjeçare e mbuluar me shami, u gjet e pajetë e goditur disa herë me thikë në bark në një apartament që të dy morën me qira në Tiranë. Krimi dyshohet të ketë ndodhur disa ditë më parë, dhe autor dyshohet burri, 25 vite më i madh, i cili u arratis nga Shqipëria ende pa u zbuluar krimi nga policia.
27 Shkurt, 14:11