-
Report Tv siguron videon, ja shpërthimi me tritol në lokalin e babait të administratorit të bizneseve të Allajbeut
Një shpërthim me tritol ndodhi mëngjesin e së dielës në derën e një lokali në lagjen "Çlirim" në pronësi të babait të Asllan Fetiut, ku autorët u larguan pasi u siguruan që lënda plasëse shpërtheu. Nga pamjet filmike, lënda u hodh nga një automjet tip BMW pa zbritur asnjë person, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Policia po heton disa pista, përfshirë një konflikt të mëparshëm ku Asllan Fetiu plagosi me thikë një klient.
27 Maj, 21:33 -
Berat/ Shpërthim eksplozivi në lokalin e babait të Asllan Fetiut, administrator i bizneseve të Allajbeut! Pistë e hetimeve, larja e hesapeve me të birin
Lokali i babait të administratorit të një prej bizneseve të Klodian Allajbeut, në qytetin e Beratit ka qenë shënjestër e një shpërthimi me tritol. Lokali është në emër të Sali Fetiut ndërsa djali i tij 37 vjeçari Asllan Fetiu administrator i “Ana Market” rezulton në kërkim që prej marsit të këtij viti
25 Maj, 09:23 -
Në kërkim administratori i bizneseve të Allajbeut, plagos me thikë të moshuarin në Berat! Fetiu administron ‘AnaMark’, aksionet zotërohen nga ‘Tregu Agro-Ushqimor’
Krahu i djathtë, Klodian Allajbeut, të Spitalit Amerikan qëlloi me thikë një të moshuar vetëm se tentoi të ndajë sherrin në lokal. Ngjarja e rëndë u shënua në qytetin e Beratit, ndërsa Asllan Fetiu është shpallur në kërkim. Nga të dhënat në Qendrën e Biznesit, 37-vjeçari rezulton administrator i “AnaMark”, kompani e lidhur me Tregun Agro-Ushqimor në Tiranë.
25 Mars, 12:21
