- Kronikë
-
Vrau pronarin e lavazhit në Sarandë, ekstradohet nga Italia, Keivi Hysa
Ekstradohet nga Italia 28 vjeçari nga Kurbini Keivi Hysa, i akuzuar për vrasjen e një biznesmeni në Sarandë, ngjarje kjo e ndodhur më 10 Korrik të 2015-ës. I riu u arrestua një vit më parë në Itali, ku fshihej me një pasaportë me identitet të ndryshuar, ndërsa krimi 4 vite më parë ndodhi për motive të dobëta, pas një sherri në lokal. Në atë kohë, në krim morën pjesë 6 persona, por vetëm 3 prej tyre mundën të prangoseshin në kohë nga policia.
26 Tetor 2019, 16:11 -
Laç, zhduket prej 4 ditësh i riu i dënuar për vrasje në 2015, familja: Dyshojmë se e kanë vrarë
Prej katër ditësh një 34-vjeçar është shpallur i zhdukur nga familja. Ai është Eljon Hysa nga Nikla e Fushë Krujës, ndërsa prej vitit 2015 është në kërkim nga policia, pasi është dënuar në mungesë për një vrasje në 2015 në Sarandë pas një konflikti.
10 Korrik 2018, 10:26