Laç, zhduket prej 4 ditësh i riu i dënuar për vrasje në 2015, familja: Dyshojmë se e kanë vrarë
Prej katër ditësh një 34-vjeçar është shpallur i zhdukur nga familja. Ai është Eljon Hysa nga Nikla e Fushë Krujës, ndërsa prej vitit 2015 është në kërkim nga policia, pasi është dënuar në mungesë për një vrasje në 2015 në Sarandë pas një konflikti.
LAÇ-Prej katër ditësh një 34-vjeçar është shpallur i zhdukur nga familja. Ai është Eljon Hysa nga Nikla e Fushë Krujës, ndërsa prej vitit 2015 është në kërkim nga policia, pasi është dënuar në mungesë për një vrasje në 2015 në Sarandë pas një konflikti. Denoncimi është bërë nga i ati, i cili ka deklaruar se ‘djali më tha kur doli nga banesa se do të shkonte të takonte dikë për një punë, por më pas nuk është përgjigjur më në telefon’.
Familjarët e Hysës kanë denoncuar rastin duke kërkuar ndihmën e policisë për gjetjen e djalit të tyre, ndërkohë që prej tre vitesh i fshihet drejtësisë. Eljon Hysa, rezulton i shpallur në kërkim nga policia si bashkëpunëtor në vrasjen e Edmond Theodhorit në datë 10 korrik të 2015 në Sarandë.
Mbrëmjen e djeshme ish-kryeministri Berisha publikoi një mesazh nga qytetari dixhital, që sipas tij ia kishin dërguar familjarët e të riut. Referuar mesazhit që publikoi Berisha, xhaxhai i të zhdukurit thotë se dyshojnë se mund të jetë vrarë, ndërsa akuzojnë policinë se nuk reagon.
Zhduket prej 5 ditesh ne zonen e Nikles i riu Keisi Elion Hysa, narkopolicia hesht per krimin! Lexoni mesazhin e familjarit dixhital.sb “Zoti berisha jam nje qytetar nga laci me emrin asllan hysa kam nje problem te jashtzakonshem me dat 5 ora 9:30 kq humbur kontaktet cuni vllajt me emer keisi elion hysa ne zonen e nikles fushkruj dyshoj qe edhe mund te jet vrare policia e shtetit nuk po reagon fare qe nga data 6 korrik eshte eshte bere denoncimi ne komisarjatin e lacit edhe nuk reagojne as laci as kruja ju lutem me ndimoni se spo gjem zgjidhie. Faleminderit”
Sipas hetimeve nga organet e drejtësisë asokohe,Theodhori fillimisht është konfliktuar me Gani Hysën dhe Keivi Hysën, xhaxha dhe nip. Një ditë pas përplasjes fizike, më datë 10 korrik, rreth orës 01:00 autorët e dyshuar pasi kanë vënë në dijeni në lidhje me konfliktin edhe Eljon Hysën dhe shokët e këtij të fundit janë ndeshur me sarandjotin duke e rrethuar dhe vrarë. E ndërsa disa nga autorët e krimit janë arrestuar dhe dënuar, Eljon Hysa ishte ende në kërkim.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
54.8%
-
Jo
32.6%
-
Nuk e di
12.6%
Vota total: 684
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Petraj për 21 Janarin: Berisha s’i shpëton dot përgjegjësisë, të gjithë do merren të pandehur! Të analizohen personat në audio, u rikuperuan pamje nga serverat! Pse qëlloi Garda?
22 Janar, 19:06
-
Eduard Zaloshnja: 46 deputetë tejet të sigurt të Ramës dhe 46 deputetë pothuaj të sigurt të Berishës
22 Janar, 14:01
-
EKSKLUZIVE / Zef Brozi: Ju tregoj planet ogurzeza të Sali Berishës! Planifikoi aksident për mua, donte të më zhdukte në 1995! Falë SHBA-së sot jam gjallë
22 Janar, 11:08
-
EKSKLUZIVE/ Zef Brozi: Sali Berisha, kryepërgjegjësi i krimit të tmerrshëm të 21 janarit! Shpëtojeni Shqipërinë nga neo-diktatori, mos u gënjeni nga milionat
22 Janar, 10:52
-
Skënder Minxhozi: 14 vjetori i 21 janarit dhe 5 vjetori i SPAK
21 Janar, 20:30
-
Mero Baze: Për të gjithë 'të bezdisurit' nga përkujtimi i 21 Janarit
21 Janar, 20:19
-
‘Vritini, vritini’, Ngjela: Berisha urdhëroi të qëllohet drejt protestuesve më 21 janar! Shfaqet me automatik në dorë, pamjet janë në Kaliforni
21 Janar, 20:01
-
Ylli Pata: Bullizmi politik me 21 janarin!
21 Janar, 19:29
-
Ekskluzive/ Ish-prokurori që hetoi 21 Janarin: Provat në Kryeministri u prishën, gjetëm 120 gëzhoja! Prokuroria e Përgjithshme duhet ta kishte hetuar Berishën e zyrtarët, ne s’kishim kompetencë
21 Janar, 18:52
-
Ervis Iljazaj: Në vend të protestave përpara qeverisë, protesta përpara SPAK-ut
21 Janar, 17:58
-
Doçi në Report Tv: Sali Berisha arkitekt i masakrës së 21 janarit, dha urdhër që të vriteshin protestuesit! Prendi e ka shitur në SPAK
21 Janar, 17:51
-
Zef Brozi: Pandëshkueshmëria për aktin terrorist të 21 janarit vazhdon, zvarritja e hetimeve mbron krimet e Sali Berishës
21 Janar, 15:31
Policia ka 3 vjet qe e kerkon dhe se ka gjetur dot deri tani qe ka qene ne shpi , nga ta gjeje tani qe ka ikur dhe nga shpia
PërgjigjuPo ka vrare fene ja kane luajtur .
PërgjigjuISH PRESIDENTI YNE MBRON KRIMINELIN SE I TILLE ASHT DHE VETE .TE VRET NATEN DHE QAN DITEN .PO U MORE ME ATE VELLA KOKEN E KANDILIT DO GJEJSH MOS SOT MOT .TE FALA PLAKUT DIXHIM*T.
PërgjigjuNJE M.. MALOKU ME PAK.ME I PASTER MJEDISI KU JETOJME.NJE SAL HALE ME PAK ME TE QETE JEMI.
PërgjigjuPse nuk e denoncoi ne polici sa ishte gjalle dhe ishte ne kerkim prej tyre? Le t'ia gjej Berisha mqse e kane orakullin e tyre.
Përgjigju