-
Shkelje në tendera me vlerë mbi 30 mln €, dërgohen në gjyq kryebashkiaku i Kolonjës Isai, ish-kreu i ARRSH-së Verdho dhe 14 të tjerë! I shkaktuan shtetit 6 mln € dëm
Një tender të vitit 2020, me vlerë 30 milionë euro me kursin e sotëm, për ndërtimin e lotit të dytë të rrugës Korçë-Ersekë, firma e ndërtimit “A& E Enginieering” e fitoi pasi pronarja Entela Çano i kishte përcaktuar vetë si fondin limit ashtu edhe kriteret për fituesin.
19 Qershor, 16:03 -
Akuzohej për shkelje me tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë, Apeli i GJKKO shpall të pafajshme ish-drejtoreshën e ARRSH-së, Sonila Qato dhe 9 të tjerët
Sonila Qato ishte dënuar me 6 muaj burg nga GJKKO për shkelje të barazisë në tenderë, por Apeli e shpalli të pafajshme bashkë me 9 të akuzarit e tjerë.
20 Maj, 16:27 -
Unaza e Re/ Favorizuan Salillarin për tenderin 22 mln €, GJKKO pushon akuzat për 6 ish-zyrtarët e ARRSH: U parashkrua ndjekja penale! SPAK: E ankimojmë
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë vendosi pushimin e akuzës ndaj gjashtë ish zyrtarëve të Autoritetit Rrugor Shqiptar, të marrë të pandehur për shkelje të barazisë në tenderin për Lotin 1 të Unazës së Re të fituar nga “Salillari sh.pk”. SPAK i tha Report Tv se vendimin do ta ankimojë në Apel.
13 Mars, 11:06 -
-
Shkelje me tenderin 22 mln euro për Lotin 1 të 'Unazës së Re' në Tiranë, SPAK çon në gjyq 6 zyrtarë të ARRSH! Favorizuan 'Salillarin', dëmtuan shtetin
SPAK ka arritur në përfundimin se 6 zyrtarë të ARRSH kanë shkelur barazinë në tenderin me fond limit 22 mln euro të Lotit 1 në segmentin e Unazës së Re nga Pallati me Shigjeta në vendin e quajtur Shqiponja në vitin 2019. SPAK i ka dërguar për gjykim, ndërsa thotë se zyrtarët favorizuan 'Salillarin', pasi kishin skualifikuar oferta më të ulëta.
19 Qershor 2025, 10:06