-
-
Sekretarja amerikane e Tregëtisë viziton Kinën javën e ardhshme
Sekretarja e Tregëtisë e Shteteve të Bashkuara, Gina Raimondo do të shkojë në Kinë javën e ardhshme për takime me zyrtarë të lartë të qeverisë kineze dhe drejtues amerikanë të biznesit, njoftoi të martën Departamenti i Tregëtisë. Është e fundit në një sërë vizitash të tilla të nivelit të lartë.
23 Gusht 2023, 09:12 -
Ambasadori amerikan në Beograd: Pres përpjekje të reja në shtator për zgjidhjen e krizës në veri të Kosovës
Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill tha në një intervistë me programin në gjuhën serbe të Zërit të Amerikës se Asociacioni i komunave me shumicë serbe dhe qasja Kosovës në strukturat ndërkombëtare, janë thelbësore për një të ardhme më të qetë mes Kosovës dhe Serbisë
22 Gusht 2023, 22:28 -
Ish-ambasadori amerikan: Lidhja mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara s'ka gjasa të thyhet, por duhet t'i dëgjoni këshillat e Perëndimit
Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, në një intervistë për rrjetin amerikan të lajmeve “Zëri i Amerikës“, ka thënë se “lidhja e jashtëzakonshme” mes Kosovës dhe SHBA-ve që ishte krijuar gjatë luftës së fundit në Kosovë nuk ka gjasa të thyhet
22 Gusht 2023, 21:33 -
Kryetarja e bashkisë në Uashington vlerëson ish-ambasadoren shqiptare në SHBA: Të nderuar që kishim nje diplomate me eksperiencën, aftësinë dhe angazhimin tuaj
Muriel Bowser, kryetarja e Bashkisë në Uashington D.C ka vlerësuar ish-ambasadoren shqiptare të SHBA-së, Floreta Faber për të gjitha vitet e shërbimit në SHBA. Bowser, i ka dërguar një letër diplomates shqiptare, ku thekson se ajo ka bërë një përfaqësim të jashtëzakonshëm e se vetë ato kanë përfituar nga profesionalizmi i saj.
22 Gusht 2023, 21:11 -
-
SHBA/ Përplasi për vdekje të dashurin e saj dhe një shok, momenti kur 19-vjeçarja merr dënimin me 15 vite burg
“Ky nuk është një incident i drejtimit të pakujdesshëm. Kjo është vrasje”, këto ishin fjalët e gjyqtares që dha dënimin përfundimtar për Mackenzie Cirilla, 19 vjeç nga Ohio, e cila u dënua me 15 vite burg pasi u shpall fajtore për vrasjen e të dashurit dhe një shoku të tij në korrik 2022.
22 Gusht 2023, 15:25 -
SHBA/ 32 hetues të BKH-së e 2 prokurorë të SPAK në zyrat e FBI-së! Në fokus lufta kundër korrupsionit e krimit të organizuar
Një grup prej 32 hetuesish të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe dy Prokurorë të Posaçëm përfunduan një vizitë studimore në SHBA, ku morën pjesë në disa takime më homologët e tyre amerikanë të forcave të rendit.
22 Gusht 2023, 12:06 -
Trump planifikon të dorëzohet vetë për padinë lidhur me rezultatin e zgjedhjeve në Xhorxhia
Donald Trump deklaroi së fundmi se po planifikon të dorëzohet të enjten në një gjykatë në shtetin e Xhorxhias për t'u përballur me akuzat për ndërhyrje në zgjedhjet elektorale pas humbjes së tij në vitin 2020.
22 Gusht 2023, 09:29 -
Stuhia tropikale ‘Hilary’ godet Meksikën dhe Kaliforninë! Në Kaliforni e Nevada shpallet gjendja e jashtëzakonshme
Deme të shumta materiale, përmbytje dhe rrëshqitje dheu ka shkaktuar stuhia tropikale në Meksikë dhe Kaliforni. Alarmi mbetet ngritur për 25 milionë banorët e SHBA jugperëndimore, ndërkohë në Kaliforni dhe Nevada u shpall gjendja e jashtëzakonshme.
21 Gusht 2023, 21:59 -
Zjarret në Hawaii, 850 persona janë ende të zhdukur! Biden pitet të vizitojë ishullin Maui
Rreth 850 persona janë ende të zhdukur pas zjarreve shkatërruese në Maui, tha kryetari i qarkut Richard Bissen. Mbi 1200 persona që ishin në listën e të zhdukurve janë gjetur të sigurt. 114 persona konfirmohet se kanë vdekur.
21 Gusht 2023, 20:33 -
-
Trump: Nuk do të marr pjesë në debatet për zgjedhjet presidenciale
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se nuk do të marrë pjesë në debatet e ardhshme të kandidatëve për zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm nga radhët e Partisë Republikane. Ai përmendi epërsinë e tij të madhe në sondazhe si dëshmi se ai tashmë është i njohur dhe i pëlqyer nga votuesit.
21 Gusht 2023, 09:09 -
-
SHBA, Japoni, Australi, plane për stërvitje të përbashkëta në detin e Kinës Jugore
Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe Australia kanë në plan të zhvillojnë këtë javë një stërvitje të përbashkët në Detin e Kinës Jugore, pranë pjesës perëndimore të Filipineve, njoftuan zyrtarë filipinas të sigurisë.
20 Gusht 2023, 18:10 -
Kaos nga përmbytjet në Meksikë, uragani ‘Hilary’ i afrohet Kalifornisë! Rrezik për bregun perëndimor
Uragani i fuqishëm që preku Meksikën, duke shkaktuar një situatë katastrofike me përmbytje masive rrezikon të godasë Kaliforninë jugore, si dhe pjesën jugperëndimore të Shteteve të Bashkuara deri të hënën.
20 Gusht 2023, 11:10 -
-
Tensionet me Kinën, SHBA, Koreja e Jugut e Japonia 'bashkim forcash': Epokë e re partneriteti
Para shtimit të tensioneve me Kinën si edhe sinjaleve kërcënuese nga Koreja e Veriut, SHBA, Koreja e Jugut dhe Japonia afrohen më shumë. Për herë u takuan në një samit krerët e tre shteteve.
19 Gusht 2023, 08:35 -
Ish presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton feston sot 77-vjetorin, ja disa fakte që nuk i dinit për të
Ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton sot feston ditëlindjen e 77-të. Bill Clinton (William Jefferson Clinton) lindi më 19 gusht të vitit 1946 në Hope, Arkansas, SHBA. Ai është një politikan amerikan i cili shërbeu si President 42-të i Shteteve të Bashkuara nga viti 1993 deri në vitin 2001.
19 Gusht 2023, 08:11 -
Biden takon udhëheqësit e Japonisë dhe Koresë së Jugut, diskutime mbi çështje të sigurisë
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden dhe liderët e Koresë së Jugut dhe Japonisë ranë dakord të premten për të thelluar lidhjet ushtarake dhe ekonomike. Administrata Biden mbajti samitin me krerët e aleatëve kryesorë të SHBA-së në Azi me Presidentin e Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol dhe kryeministrin japonez, Fumio Kishida, ndaj kërcënimeve bërthamore nga Koreja e Veriut.
18 Gusht 2023, 21:51
