-
Dekreti për zgjedhjet në Tiranë/ Alibeaj: Begaj s’duhej ta kishte nxjerrë! Arbër Hoxha: Presidenti shkeli Kushtetutën! Tafani: Duhet të largohet
Analisti Endri Tafani, ka deklaruar se Presidenti Bajram Begaj ka kryer shkelje të rëndë të Kushtetutës me nxjerrjen e dekretit për zgjedhje në Tiranë, duke theksuar se kjo përbën arsye të mjaftueshme për shkarkimin e tij. Sipas tij, veprimet e Presidentit Begaj po e çojnë institucionin drejt një kolapsi institucional.
15 Tetor, 22:33 -
Kushtetuesja i pezulloi dekretin për zgjedhjet, Begaj: Gjykata shkeli vetë Kushtetutën! Mos e shqyrtoni ankimin e Veliajt
Në parashtrimet që Presidenca i ka dërguar GJK-së, i kërkon kësaj të fundit që të mos bllokojë dekretin e Begajt dhe të shpallë datën për zgjedhjet e parakohshme në Tiranë.
15 Tetor, 16:41 -
Zgjedhjet e 9 nëntorit/ Kolegji cakton afatet, fushata zgjat 1 javë! Kandidatët afat deri më 24 tetor për regjistrim, partitë deri nesër
Kolegji Zgjedhor vendosi që fushata zgjedhore të fillojë më 1 nëntor, ndërsa partitë politike kanë afat deri ditën e nesërme për tu regjistruar në procesin zgjedhor.
15 Tetor, 10:54 -
Një kandidate AI në garë për Bashkinë e Tiranës/ Ekspertja e Teknologjisë: Bashkëqeverisje me qytetarët, i jep zgjidhje problematikave
Ekspertja e Teknologjisë Denisa Kele, tha se kjo nismë erdhi pasi tashmë kemi edhe një ministre virtuale, 'Diella'. Ekspertja theksoi se qytetarët mund të shprehin të gjitha problemet që ata kanë tek ‘Tirana’ dhe ajo mund t’u jap një zgjidhje.
13 Tetor, 20:41 -
Zgjedhjet e pjesshme lokale, Alesia Balliu për Report Tv: PD s'do marrë asnjë bashki! Ekspertja Zgjedhore: Duhet fushatë intensive
Juristja Alesia Balliu, tha se Partia Demokratike do të marrë humbjen më të thellë në zgjedhjet e pjesshme lokale. Ekspertja Zgjedhore Gerta Meta, tha se partitë nuk kanë shumë kohë në dispozicion, prandaj sipas saj duhet fushatë intensive.
13 Tetor, 19:02 -
Ardi Stefa: Të pavarurit e varur!
Të pavarurit e sotëm janë si manekinët në vitrinën e një dyqani të falimentuar; duken si njerëz, por nuk kanë as frymë, as substancë. Dhe çdo “i pavarur” që futet në këtë garë, sado i sinqertë të jetë, shndërrohet në një pjesë të një skenari që e shkatërron edhe më shumë besueshmërinë e alternativës opozitare.
13 Tetor, 16:56 -
Pas pezullimit të zgjedhjeve në Tiranë, ulet me 2 mln euro kostoja e 9 nëntorit, Celibashi: Shpenzojmë 1.6 mln euro
Komisioneri Ilirjan Celibashi ka bërë një rillogaritje të shpenzimeve pas pezullimit të zgjedhjeve, duke e ulur fondin me 2 mln euro, pasi parashikimi fillestar ishte për një buxhet 3.6 mln euro.
13 Tetor, 16:14 -
Zgjedhjet e pjesshme/ KQZ bën propozimet: Fushata të nisë më 1 nëntor, kandidatët afat për regjistrim deri më datë 22! Nesër vendos Kolegji Zgjedhor
KQZ propozon që fushata zgjedhore të fillojë më datë 1 nëntor ndërsa partitë politike duhet të paraqesin kërkesën për regjistrim si subjekte zgjedhore në KQZ jo më vonë se data 14 tetor, pra nesër afati i fundit, sipas KQZ.
13 Tetor, 10:24 -
Ben Andoni: Pse kanë frikë nga PD-ja të zbresin në bazë?!
Në pak ditët që kanë mbetur nga zgjedhjet e pjesshme, ndryshimi vërtetë nuk është aq shumë i mundshëm, por mentaliteti po. Kjo po i kërkohet PD-së, prej javësh, muajsh, vitesh. Por ndryshimi nuk po ndodh. Dhe, kandidaturat e tyre nuk ngjallin.
12 Tetor, 16:03 -
Manjani ironizon 'të pavarurit' e PD-së/ Stil i ri elektoral: S’e dua partinë, por dua votën dhe rrogën
Ylli Manjani, ka reaguar me ironi ndaj kandidaturës së aktorit Florjan Binaj: E sigurt që Florjan Binaj nuk është Florjana Garo, e cila ka përshtatur emrin që të ngjajë si e pavarur
12 Tetor, 12:59 -
-
PS vazhdon fushtën në Tiranë, Manastirliu në Selitë dhe Farkë: Do të zhvillojmë infrastrukturën dhe transportin për të nxitur agroturizmin në kurorën e gjelbër të kryeqytetit
Takimet me banorët e Selitës dhe Farkës janë pjesë e një kalendari më të gjerë dëgjimi, ku Manastirliu synon të përfshijë çdo komunitet në vizionin e saj për Tiranën.
11 Tetor, 16:24 -
Zgjedhjet e 9 nëntorit, Report Tv siguron modelin e fletës së votimit! PS, LZHK dhe ‘Shqipëria Bëhet’ dorëzojnë kërkesën për t’u regjistruar si parti
Partia Demokratike, edhe pse nuk do të ketë kandidatë dhe nuk do ta ketë emrin në fletën e votimit, mësohet se ka dorëzuar në KQZ emrat/anëtarët e saj për KZAZ-të.
11 Tetor, 14:02 -
Përballjet e socialistëve dhe të pavarurve opozitarë më 9 nëntor, kush janë kandidatët në 5 bashki: Vetëm në Vlorë garon një grua, Cërriku me 3 rivalë
Për garën e 9 nëntorit në 5 bashki, Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik janë zyrtarizuar emrat e kandidatëve nga Partia Socialiste, ndërsa demokratët do mbështesin kandidatët e pavarur në këto 5 bashki. Shqiptarja.com sjell një përballje të kandidatëve në këto 5 bashki
11 Tetor, 12:34 -
Të pavarur, por ende pa firma mbështetëse nga zgjedhësit! Celibashi për Report Tv: Asnjë kandidat opozitar s’ka tërhequr formularët (VIDEO)
Në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, ndryshe nga socialistët, opozita do të shkojë me kandidatë të pavarur. Për tu regjistruar si të tillë, kandidatëve u duhet të mbledhin firmat mbështetëse të jo më pak se 1% të zgjedhësve të bashkisë përkatëse. Por deri më tani, asnjë prej tyre nuk është paraqitur në KQZ për të marrë formularët, - thotë për Report Tv kryekomisioneri Celibashi
11 Tetor, 10:58 -
PD mbështet Dionis Sotën në Vlorë/ Anëtari i Këshillit Bashkiak, Gjergji Nika kritika Berishës: Strategjia me kandidatë të pavarur s’e heq përgjegjësinë politike
Gjergji Nika në Këshillin Bashkiak të Vlorës thotë se strategjia për të mbështetur kandidatë të pavarur nuk e bën PD-në që të “lajë duart” pas humbjes. Ai bën një krahasim me kandidaturat ndër vite të demokratëve në këtë qytet dhe thotë se me lëvizjet që po bëhen këto zgjedhje tregon se partia po rrënohet
11 Tetor, 09:06 -
-
Mero Baze: Të bësh njerëzit për të qeshur si aktor dhe si kandidat
Ky status special i përshtatet zotit Binaj vetëm si aktor, por jo si politikan. Si aktor, njeriu merr një rol dhe e luan deri në fund. Flori është aktor i mirë dhe besoj se u ka dhënë formë gjithë personazheve që ka luajtur. Në këtë aspekt, besoj që edhe këtë emërim nga Berisha si “i pavarur” ka shanse ta luajë mirë.
10 Tetor, 21:31 -
Ylli Pata: Shqetësimi i Berishës për atmosferën që gjen kandidati i tij proxy
Dhe i izoluar politikisht nga pjesa tjetër e Perëndimit politik botëror. Ndaj Sali Berisha, po detyrohet të veprojë me proxy. Po detyrohet, realisht e ka bërë edhe 12 vjet më parë, kur ishte pa sanksione de jure por de fakto. Kur vuri Lulzim Bashën si Proxy.
10 Tetor, 20:31 -
