-
Itali/ U zhduk 4 muaj më parë, gjendet trupi i pajetë i 35-vjeçares shqiptare, 40 km larg banesës së saj në Trento
Trupi u njoh nga familjarët, të cilët deri në fund shpresuan për një përfundim tjetër. Floresha Prengu, me origjinë shqiptare dhe nënë e dy vajzave, ishte parë për herë të fundit në Trento më 22 tetor. Më pas gjurmët e saj u humbën.
15 Janar, 18:24 -
U largua për në punë dhe nuk u kthye më, 10 ditë nga zhdukja e shqiptares në Itali! Apeli i familjarëve: Nuk dimë si ta kërkojmë, të gjallë apo të vdekur
Floresha banon në rajonin e Trentos, në veri të Italisë, ndërsa i fundit që ka kontaktuar me të është bashkëshorti i saj. I vëllai tregon se në bisedat e fundit të shkëmbyera me motrën e tij, ajo i kishte treguar për periudhën e vështirë që po kalon në jetë, por shton se asgjë nuk i ishte dukur aq serioze.
1 Nëntor 2025, 10:02
