-
Oficeri në Milano humbi jetën pas aksionit të ndjekjes së tij, 26-vjeçari shqiptar lihet në 'arrest shtëpie': S’ndalova sepse kisha drogë me vete
Avokati tha se i riu shqiptar, Genti Berisha, kishte deklaruar se nuk e kishte vënë re kur efektivi i Policisë ishte rrëzuar nga motoçikleta, çka solli edhe vdekjen e tij. Po ashtu, Berisha kishte deklaruar se nuk i ishte bindur urdhërit të Policisë për të ndaluar, pasi kishte pasur drogë në makinë.
26 Qershor, 18:39 -
Ja si humbi jetën polici italian në ndjekje të 25-vjeçarit shqiptar në Milano, zbardhet arratisja me shpejtësi 180 km/orë e Genti Berishës: Nuk e përplasa motorin e tij
Në qendër të hetimeve ndodhet shqiptari Genti Berisha, i cili është arrestuar me akuzat për arratisje të rrezikshme dhe vrasje rrugore. Ai vazhdon të mohojë se ka pasur kontakt me motoçikletën e policit.
25 Qershor, 12:26 -
Polici italian humbi jetën ndërsa e ndiqte, dëshmia e 25-vjeçarit shqiptar: S'ndalova se kisha hashash me vete! I arrestuari, pjesë e klanit Çela (EMRI)
Shqiptari Genti Berisha iu arratis një postblloku policor. Vitin e kaluar, 25-vjeçari ishte arrestuar në Shqipëri në kuadër të hetimit “Icaro” të prokurorisë së Brescias, që kishte në qendër trafikun e kokainës të klanit Çela nga Amerika e Jugut drejt Evropës.
24 Qershor, 08:30 -
Po ndiqte dy shqiptarë që refuzuan të ndalonin, agjenti italian humb jetën gjatë aksionit
Francesco Imprezzabile, 39 vjeç, humbi kontrollin e motoçikletës së tij teksa po ndiqte një SUV që nuk ishte ndalur për kontroll policor. Drejtuesi i dyshuar i automjetit dhe pasagjeri janë ndaluar në Monza Brianza. Automjeti është gjetur në Pioltello, një komunë pranë zonës ku ndodhi aksidenti.
23 Qershor, 18:23