-
'Kanë marrë peng Tiranën', Rama për protestuesit: Turmë dhunuesish urbanë! Kush janë këta që duan të na imponojnë forcën e antiligjit?
“Kush janë këta dhe në emër të kujt duan të na imponojnë forcën e antiligjit dhe të antinjerëzillëkut?”, ishte pyetja që ngriti kryeministri Edi Rama në mesazhin drejtuar qytetarëve, teksa u ndal te protestat në Tiranë. Deklarata e Edi Ramës
28 Tetor, 13:33 -
Një grup protestuesish futen brenda Ekonomikut, thirrje studentëve për të bojkotuar mësimin dhe për t’u bashkuar me ta (VIDEO)
Protesta ka vijuar në Tiranë, ku protestuesit janë zhvendosur nga Ministria e Arsimit drejt Kryeministrisë.Ndërkohë një grup protestuesish kanë hyrë në ambientet e Fakultetit të Ekonomisë, duke u bërë thirrje studentëve të bojkotojnë mësimin dhe t&rs
28 Tetor, 13:03 -
Protestat e dhunshme/ Gjykata e Tiranës lë nën arrest shtëpie një protestues, 10 nën detyrim paraqitje
Për 10 protestues është caktuar masa e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur”. Ndërsa për Endri Dokon, i cili kishte shkelur masën e mëparshme të sigurisë, gjykata, me kërkesë të prokurorisë, ka vendosur “arrest në shtëpi”. Për 1 protestues, Marlon Ladage është caktuar masa e ndalimit të qëndrimit në vende të caktuara.
28 Tetor, 12:51 -
Protestat/ Ambasadori i OSBE dënon dhunën: S’bën pjesë në demokraci! Të rikthehet dialogu, zëri i njerëzve nuk është dëgjuar
Ambasadori i OSBE në vendin tonë, Michel Tarran kërkoi hapjen e kanaleve të dialogut mes qeverisë dhe protestuesve, duke theksuar se qytetarët nuk jane dëgjuar deri me sot. Ai tha se aktet e dhunshme gjatë protestave janë të papajtueshme me parimet e një shteti demokratik.
28 Tetor, 12:29 -
'41 sulme të synuara nga policia ndaj gazetarëve', AGSH kërkon hetime! Myzyraj: 6 punonjës mediash u goditën me plumba gome, Policia të japë sqarime! (VIDEO)
Asociacioni i Gazetarëve Shqiptarë (AGSH) denoncon 41 raste sulmesh ndaj gazetarëve dhe punonjësve të mediave që prej 13 tetorit. Isa Myzyraj, deklaroi se në këto incidente janë përfshirë rreth 60 punonjës mediash, ndërsa kërkoi nisjen e menjëhershme të hetimeve dhe sqarime nga drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj.
28 Tetor, 11:44 -
Kaosi mes organizatorëve/ Dje në 14:00, sot në 11:00, një grup protestuesish mblidhen te Ministria e Arsimit e marshojnë drejt Kryeministrisë! Një pjesë 'mësyjnë' brenda Ekonomikut (VIDEO)
Pas përçarjes së krijuar nga organizatorët dje, sot një grup protestuesish kanë dalë sërish për të protestuar kundër Qeverisë, para Ministrisë së Arsimit. Pas qëndrimit për disa minuta aty, ata marshuan drejt Kryeministrisë. Një pjesë e tyre 'mësyn' më pas brenda Fakultetit të Ekonomisë, duke iu bërë thirrje studentëve që të bojkotonin mësimin dhe t'i bashkoheshin tubimit.
28 Tetor, 11:41 -
Protesta në Tiranë/ Arrestohet një person, i dyshuar edhe për vjedhje! Në pranga edhe mbesa e Martin Camajt, e dënuar për shfrytëzim prostitucioni (EMRAT+VIDEO)
Të arrestuarit për protestën e djeshme dyshohen për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime të paligjshme”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Vjedhja”.
28 Tetor, 10:56 -
Sofra e gurtë sërish para Kryeministrisë! Pavarësisht rënies drastike të numrit të protestuesve, Rama 'këmbëngul' për dialog (VIDEO)
Ftesa e sotme e kryeministrit Rama për dialog vjen pasi protesta gjatë dy ditëve të fundit është zbehur dhe ka pësuar një ulje të ndjeshme të numrit të pjesëmarrësve.
28 Tetor, 08:09 -
Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO)
Gjergji Ogreni këshilltar i PS ishte i ftuar në ‘Studio Live’ ku foli për protestat që po zhvillohen në Tiranë prej 15 ditësh. E ftuar ishte edhe një studente ku u shpreh se protestuesit kërkojnë zgjidhje politike.
27 Tetor, 20:08 -
-
U shoqërua në lokal pasi shpërthyen sulmet në bulevard, flet për Report Tv Emanuel Daçi: Jo dhunës ndaj policisë, edhe ata kanë familje! S’jemi huliganë të shkatërrojmë pronat
Një javë më parë i riu Emanuel Daçi u shoqërua nga policia në një lokal pranë bulevardit, pak pasi para kryeministrisë kishte shpërthyer dhuna me sulme ndaj policisë e bizneseve. Sot në liri ai është sërish në protestë, e për Report Tv thotë se ndjen keqardhje për rënien e pjesëmarrjes.
27 Tetor, 18:30 -
Begaj thërret konsultime për datën e zgjedhjeve, Spaho: Protestuesit të dalin me formacion politik dhe të marrin pjesë! Dhuna në protesta, qasje primitive (VIDEO)
Sipas ish-deputetit Spaho, nëse krijimi i lëvizjes politike nga protestuesit nuk ndodh, kjo do të ndikojë edhe në mosrealizimin e dialogut që kërkon kryeministri. Lidhur me zhvillimet e protestave të dhunshme, Spaho thotë se protestuesit që distancohen nga dhuna duhet të jenë ata që vendosin kufirin e qartë.
27 Tetor, 17:57 -
Protestuesit e maskuar raportojnë 'live' me gazetarin e Report Tv: Ta haj zemrën (VIDEO)
Ndërsa gazetari Isa Myzyraj ishte duke raportuar live rreth protestës para kryeministrisë, disa protestues kanë zgjedhur të qëndrojnë pranë tij.“Ta haj zemrën”, dëgjohet të thotë njëri prej tyre.
27 Tetor, 17:12 -
Pas heqjes së pllakës përkujtimore të Aleks Nikës, protestuesit mesazh para kryeministrisë: 21 Janar ka përditë (VIDEO)
’21 Janar ka përditë’ kanë shkruar protestuesit me bojë të kuqe në bulevardin para kryeministrisë.Shkrimi vjen pas heqjes së pllakës përkujtimore të Aleks Nikës dy ditë më parë.
27 Tetor, 17:02 -
-
-
'Nuk është vetëm protestë studentësh', deputeti socialist në Report TV: Grupe të opozitës nxisin dhunën për të destabilizuar Shqipërinë!
Deputeti socialist thotë se dhuna ka ulur pjesëmarrjen në protesta dhe se paketa e qeverisë kundër vandalizmit synon të ndajë protestuesit nga personat që nxisin dhunën.
27 Tetor, 16:22 -
Dita e 15-të, protestuesit djegin koshin e mbeturinave në mes të rrugës (VIDEO)
Në ditën e 15-të të protestës, protestuesit janë grumbulluar para Ministrisë së Arsimit. Situata duket se paraqitet e qetë, përveç një episodi të djegies së një koshi mbeturinash dhe disa kartona në mes të rrugës.
27 Tetor, 15:17 -
Ardi Stefa: Zgjedhjet e parakohshme nuk i leverdisin as mazhorancës, as opozitës zyrtare
Demokracia nuk është një marrëveshje mes mazhorancës që kërkon të qëndrojë dhe opozitës që kërkon të vijë. Është e drejta e qytetarëve të zgjedhin, të ndëshkojnë, të ndryshojnë dhe të kërkojnë llogari.
27 Tetor, 15:08 -
Protestat/ Aliolli largohet nga Komisioni i Ekonomisë: Do jemi në shesh me studentët! Braçe: Të gatshëm t'i dëgjojmë por jo ata që ushtrojnë dhunë! (VIDEO)
Protestat shkaktuan debat edhe në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, ku deputetja demokrate Ledina Aliolli kundërshtoi vijimin normal të mbledhjes dhe ngriti shqetësimin për dhunën ndaj protestuesve.“Mbledhja nuk mund të ketë një rend dite normale, duke ditur që jashtë k&am
27 Tetor, 14:28