-
VKM/ Qeveria vendos shpronësimin për interes publik të pronave që preken nga projekti ‘Rehabilitimi i Qendrës Kinostudio’ në Tiranë
Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave vendosi shpronësimin për interes publik të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Rehabilitimi i Qendrës Kinostudio”. Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Tiranë.
10 Shtator 2025, 20:15 -
SPAK dërgoi dosjen për gjykim, avokatët e Veliajt: Asnjë provë në dosje që kryebashkiaku të ketë abuzuar me detyrën
Avokatët e kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliaj, kanë reaguar pasi SPAK dërgoi për gjykim dosjen ndaj tij. Avokatët e Veliajt thonë se kryebashkiaku vijon t’i mohojë të gjitha akuzat.Sipas
10 Shtator 2025, 19:15 -
SPAK dërgon për gjykim Erjon Veliajn dhe Ajola Xoxën! 13 akuza ndaj kryebashkiakut, nga të cilat 9 raste korrupsioni! 28 persona e shoqëri të pandehur! Avokatët: S'provohet asgjë
SPAK ka renditur ndaj Veliajt 13 akuza, të tilla si korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg. Shumica e akuzave është ajo e korrupsionit pasiv e kryer në 9 raste, në raport me disa kompani për të cilat SPAK thotë se ka marrë përfitime të parregullta në formën e parave.
10 Shtator 2025, 15:29 -
-
-
Bashkia Tiranë shpërndan çanta dhe mjete shkollore për fëmijët në nevojë, nënkryetari Sulaj: Do keni gjithmonë fokusin tonë
Sulaj ishte sot në Qendrën Komunitare Multidisiplinare, ku mori pjesë në shpërndarjen e çantave dhe mjeteve shkollore për fëmijët në nevojë në nisje të vitit të ri shkollor.
5 Shtator 2025, 11:27 -
Viti i ri shkollor, Veliaj mesazh nxënësve nga qelia: Tim bir s’e shoqëroj dot në klasë të parë, m'u thye zemra! Bëhuni gjahtarë idesh dhe jo njerëzish
Bëhuni luanë e jo hiena dhe gjahtarë njerëzish, mos u gëzoni nga rrëzimi i të tjerëve, sepse ringritja nuk është e largët. Me këto këshilla drejtuar nxënësve, në prag të nisjes së vitit të tij shkollor, kryebashkiaku Erion Veliaj, nga paraburgimi, i dërgoi edhe një mesazh kundërshtarëve të tij në betejën e tij me drejtësinë.
4 Shtator 2025, 11:33 -
Nënkryetari i Bashkisë Tiranë inspekton ndërtimin e shkollës së re ‘Mersin Duqi’ në Bërzhitë: Do të presë 180 nxënës
Gjatë këtyre viteve, Bashkia e Tiranës ka investuar në ndërtimin dhe rikonstruksionin e dhjetëra shkollave të reja, duke sjellë kushte më të mira mësimi për mijëra nxënës në kryeqytet dhe zonat rurale.
31 Gusht 2025, 11:42 -
-
-
-
-
Rama kërkoi ‘rifreskim’, japin dorëheqjen 4 nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës, zgjidhen të rinjtë (EMRAT)
Nga sot, Bashkia e Tiranës ka 4 nënkryetarë të rinj. Blendi Sulaj, Ilir Mengra, Gentian Këri dhe Vasilika Vjero zëvendësojnë Frida Pashakon, Keti Luarasin, Andi Seferin dhe Jonida Halilin, të cilët u dorëhoqën nga detyra. Ndryshimet vijnë pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama për ripërtëritje të stafit në nivele drejtuese.
31 Korrik 2025, 10:48 -
Përmirësimi i kushteve të banesave, Bashkia Tiranë hap aplikimet për qytetarët në vështirësi ekonomike
Bashkia Tiranë ka hapur aplikimet për qytetarët në vështirësi ekonomike për përmirësimin e kushteve të banesave. Aplikimi mund të realizohet online, përmes platformës e-Albania, në shërbimin "Kërkesë për të përfituar nga programet e strehimit social".
31 Korrik 2025, 09:45 -
Letra e hapur/ Veliaj ngre 7 pyetje: A u hetua kush i financoi protestat e dhunshme te bashkia? SPAK pushtet pa kontroll në koordinim me aktorë të tjerë për eliminimin tim politik
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, thotë se SPAK mbylli një dosje pa prova ndaj tij, dhe pyet prokurorët nëse i kanë hetuar ndonjëherë se kush i financoi protestat e dhunshme para bashkisë, për të cilat thotë se u koordinuan në të njëjtën kohë me hetimin ndaj tij. Sipas Veliajt, SPAK po ushtron pushtet pa kontroll në mënyrë të koordinuar me aktorë të tjerë për eliminimin e tij politik.
30 Korrik 2025, 11:30 -
FAKTET/ Projektet kulturore në Bashkinë e Tiranës miratohen nga Këshilli Artistiko-Kulturor, i krijuar nga Këshilli Bashkiak, dhe jo nga kryetari i Bashkisë
Nga dosja hetimore kundër Erjon Veliajt, e ndërtuar nga SPAK, ndër pjesët më të trumbetuara në media është pretendimi se kryebashkiaku i Tiranës ka miratuar shpërndarjen e fondeve publike tek disa organizata jofitimprurëse e persona fizikë që dyshohet se kontrollohen nga bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, duke krijuar një skemë të dyshimtë e të komplikuar transaksionesh financiare.
29 Korrik 2025, 19:45 -
SPAK mori Veliajn të pandehur, avokatët kërkojnë zgjatje afati për njohjen me dosjen hetimore
Pasi kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u mori i pandehur, avokatët e tij i kërkojnë SPAK-ut zgjatjen deri më datë 24 shtator të afatit për njohjen me përmbajtjen e plotë të akteve dhe provave mbi të cilat ngrihet akuza.
28 Korrik 2025, 11:25 -
Bashkia e Tiranës u bën thirrje qytetarëve: Raportoni zaptimet e hapësirave publike në ‘Tirana Ime’
Bashkia e Tiranës i bën apel qytetarëve që të kontribuojnë për një qytet më të pastër dhe të aksesueshëm për të gjithë, duke raportuar çdo rast zaptimi të hapësirave publike në aplikacionin “Tirana Ime”.
27 Korrik 2025, 12:59 -
“Rilindja” e Pallatit të Kongreseve përplas Këshillin Bashkiak të Tiranës! Këshilltarët e PD kërkojnë shkarkimin e Veliajt
Një projekt i qeverisë për të rikonstruktuar Pallatin e Kongreseve, shkaktoi debatet në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Parlamenti vendor i dha një pjesë trualli qeverisë në funksion të këtij plani. Demokratët nuk harruan të ripërsërisin kërkesën për shkarkimin e Erion Veliajt.
24 Korrik 2025, 18:40 -
Rama kërkon ‘rifreskim’ të Bashkisë Tiranë, do të caktohen 4 nënkryetarë të rinj! Ristani drejton skemën e re të riorganizimit të pushtetit vendor në kryeqytet
Njësoj si të gjitha bashkitë e vendit, edhe Bashkia e Tiranës pritet t’i nënshtrohet një "rifreskim" në nivele drejtuese. Do të caktohen 4 nënkryetarë të rinj, me një proces përzgjedhjeje, për 4 përshkrime të reja si profile pune.Por kjo s’ka lidhje me Anuela Ristanin, që është aktualisht jo zv/kryetare, por Kryetare e Komanduar në Detyrë e Bashkisë së Tiranës.
21 Korrik 2025, 21:22
