-
Veliaj rikthen Ristanin: Me Ramën asnjë përplasje, veçse mall të takohem! Jam në izolim, s'e dija që delegimi te Goxhaj s'ishte dakordësuar brenda ekipit drejtues
Erion Veliaj reagoi nga paraburgimi dhe tha se mes tij e kryeministrit Rama nuk ka asnjë përplasje, përveçse mall për ta takuar siç ai theksoi. Ai thotë se delegimi i detyrave të kryebashkiakut është rikthyer te Anuela Ristani, dhe shton se kur firmosi për Sara Goxhajn, duke qenë në izolim nuk kishte informacion që kjo lëvizje nuk ishte dakordësuar brenda ekipit drejtues
20 Mars 2025, 17:53 -
Dosja ‘5D’/ GJKKO kalon për proces fraksionin e dytë, të pandehur 9 anëtarët e Komisionit të Ofertave në Bashkinë e Tiranës! Pranohet gjykimi i shkurtuar, ja për çfarë akuzohen (EMRAT)
Sipas SPAK, është provuar se anëtarët e KVO, nuk kanë ushtruar në përputhje me ligjin detyrën e tyre për vlerësimin dhe klasifikimin e ofertave, por kanë vlerësuar dhe klasifikuar në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik bashkimin e operatorëve ekonomikë “V.A.S Konstruksion” sh.p.k dhe “Rroku Guest”, të cilët kanë qenë të paracaktuar
18 Mars 2025, 14:09 -
Reagojnë avokatët e Veliajt: Rrjedhja e bisedave private familjare në të njëjtin portal mediatik është e qëllimshme, të hetohet menjëherë! Po shkelet sekreti hetimor
Avokatët e kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, kanë reaguar pas publikimit të bisedave private familjare nga dosja hetimore në të njëjtin portal mediatik. Ata e cilësojnë këtë një shkelje të hapur të sekretit hetimor dhe kërkojnë ndalimin e menjëhershëm të rrjedhjes së informacionit, si dhe nisjen e një hetimi mbi rastin
14 Mars 2025, 16:30 -
Arbër Veliaj sqaron financimin prej tij të studios ligjore Kasowitz që mbron Presidentin Trump: Mbështetja juridike për Erion Veliajn, një akt për drejtësinë dhe të vërtetën
Vëllai i Kryebashkiakut të Tiranës, Arbër Veliaj, në një njoftim publik ka sqaruar arsyet e financimit prej tij të studios së njohur ligjore amerikane.
10 Mars 2025, 19:54 -
Arrestimi i Veliajt/ Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e nënës së Xoxës për heqjen e sekuestros së vilës në Qerret! Shtyhet për të mërkurën ankimimi i Ajolës
Gjyqtari Engert Pëllumbi la në fuqi vendimin e shkallës së parë, të datës 10 shkurt, kur u arrestua edhe kryebashkiaku Erion Veliaj. Po vijon shqyrtimi i ankimimit të Ajola Xoxes për heqjen e sekuestrove të llogarive bankare. Gjykata shtyu për 12 mars, vendimin për ankimimin e bashkëshortes së kryebashkiakut Veliaj
10 Mars 2025, 10:34 -
8 Marsi, Veliaj: Kam lënë porosi që transporti publik në Tiranë të jetë falas për gratë dhe vajzat
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka njoftuar nga qelia se me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, transporti publik në Bashkinë Tiranë do të jetë falas më 8 mars, për të gjitha gratë dhe vajzat.
7 Mars 2025, 18:30 -
Tiranë/ 'Trashëgimia për të Gjithë', godina e ish-Komandës së Gardës do kthehet në qendër kulturore, Rama: Mund të quhet Muzeu 'i veshjeve të shtetit'
Godina e ish-Komandës së Gardës së Republikës, do të transformohet në qendrën “Trashëgimia për të gjithë – Garda”, falë bashkëpunimit të Bashkisë së Tiranës me Qendrën Shqiptare të Trashëgimisë.
1 Mars 2025, 17:45 -
KAS: Celibashi s’duhet të kishte lejuar takimin e Ramës me punonjësit e Bashkisë Tiranë në Sheshin Skënderbej
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve është shprehur këtë të enjte se takimi i kryeministrit Edi Rama me punonjësit e Bashkisë Tiranë në Sheshin Skënderbej, më 20 shkurt, duhet të ishte ndaluar nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve.
27 Shkurt 2025, 18:03 -
Veliaj nxjerr pamjet e transformimit të parkut të Liqenit Artificial: Nuk ka burg pa gjyq që e ndal vrapin tonë
Kryebashkiaku Veliaj ka publikuar një video që tregon transformimin e Parkut të Liqenit Artificial. Veliaj shkruan se nuk ka burg pa gjyq e as letra anonime që e ndal hapin për ndryshim.
22 Shkurt 2025, 10:23 -
-
Rama: Këneta më paska denoncuar për dy krime zgjedhore, takimi me punonjësit e Bashkisë pasi dolën nga puna! Do e përsëris 'krimin', edhe atë për bonusin e pensionistëve
Ai thotë me një reagim në rrjetin social X se "krimet për të cilat e akuzojnë do i përsërisë", si për bonusin e pensioneve në muajin mars, por edhe takimet me administratën e Bashkisë, pasi Tirana prej për 16 maj liderët e 50 vendeve të BE dhe NATO-s. Nuk kursen epitetet me 'buf, zhaba, zhapikë, zhgaravina dhe kua-kua-kua". Si dhe emoji me "një buf", "një grusht" dhe "dy gishtat lart"
21 Shkurt 2025, 17:09 -
Zbardhen disa nga argumentet e avokatëve të Erion Veliajt për Apelin: Financimet për OJF-në e Ajola Xoxes nuk janë firmosur nga kryebashkiaku! Ja procedurat e ndjekura
Kryebashkiaku Erion Veliaj, i arrestuar prej datës 10 Shkurt me urdhër të SPAK, ka ankimuar në Apel masën e sigurisë “arrest me burg” që vendosi GJKKO katër ditë më parë. Apelimi është dorëzuar nga avokatët e tij mbrojtës dhe pritet caktimi i datës dhe orës së seancës. Zbardhen argumentet e avokatëve: Ja pse duhet të hiqet masa e arrestit, akuza në nivel aludimesh e jo provash
16 Shkurt 2025, 18:42 -
‘Drejtësi e re europiane’, BE reagon për deklaratat e Ramës pas arrestimit të Veliajt: Thelbësore pavarësia e SPAK! Po ndjekim zhvillimet për hetimin ndaj kryebashkiakut
Në një reagim për Report Tv, një zëdhënës i Komisionit Evropian, tha se bashkimi Evropian mbështet përpjekjet e Shqipërisë për të garantuar një drejtësi të pavarur, me llogaridhënie dhe me standarde që përputhen me ato europianet. Reagimi vjen pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për shkelje të rënda sipas tij të evidentuara gjatë procesit “Veliaj” dhe nevojën për një drejtësi të re europiane me standarde demokratike.
12 Shkurt 2025, 17:05 -
Altin Ketro: Derisa e vërteta e pakundërshtuetshme të dalë, duhet të besojmë në pafajësinë e Erion Veliajt!
Akuzat që SPAK-u ka ngritur kundrejt tij dhe bashkëshortes, janë delikate. Deri tani kemi vetëm një version, atë të akuzës. Gjithsesi, ende nuk dimë versionin e palës së akuzuar mbi secilën prej akuzave që rëndojnë mbi ta.
11 Shkurt 2025, 19:35 -
Arrestimi i Veliajt/ Lapaj e Shabani protestë te Kryeministria, iu bashkohen vetëm një grusht njerëzish! Kërkohet dorëheqja e Ramës
Pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Lëvizja Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt dhe Nisma Thurje e Endri Shabanit zhvilluan mbrëmjen e kësaj të marte një një protestë para Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqje e kryeministrit Edi Rama.
11 Shkurt 2025, 19:16 -
Veliaj takim me homologët gjermanë: Marrim përvojë për projekte si ushqimi falas në shkollat 9-vjeçare apo ndërtimin e qendrës për autizmin
Në një takim me dy homologë gjermanë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ka marrë përvojën e tyre për projekte si ushqimi falas në shkollat 9-vjeçare apo ndërtimin e qendrës për autizmin.
8 Shkurt 2025, 13:14 -
Veliaj i dhuron ‘Çelësin e Qytetit’ kryetares së Lëvizjes Demokratike të Bjellorusisë: Tirana e hapur për studentët tanë, që duan të studiojnë këtu
Samiti “Pakti i Qyteteve të Lira” solli në Tiranë edhe lideren e Lëvizjes Demokratike në Bjellorusi, Sviatlana Tsikhanouskaya, si një nga aktivistet e cila ka luajtur një rol thelbësor në krijimin e një fronti të vërtetë opozitar kundër regjimit autoritar në Bjellorusi
7 Shkurt 2025, 16:51 -
SPAK vijon hetimet për falsifikim të diplomës, Këlliçi anulon protestat te Bashkia
Partia Demokratike anuloi sot protestën e sotme para Bashkisë së Tiranës. Arsyet zyrtarisht nuk dihen, por vjen në kohën kur Belind Këlliçi organizatori i protestave po hetohet nga SPAK për diplomën mbi dyshimet për falsifikimin e dokumenteve lidhur me diplomën e shkollës së mesme.
7 Shkurt 2025, 14:54 -
-
Veliaj me kryebashkiakun e Rijekës: Të mësojmë nga njëri-tjetri të rrisim qytetet tona
Në vijim të Samitit “Pakti i Qyteteve të Lira”, i cili mblodhi në Tiranë shumë kryebashkiakë e përfaqësues vendorë të Europës, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në takim homologun e tij nga Rijeka, Marko Filipovic.
6 Shkurt 2025, 21:06
