-
‘Territorialja’, Balla: Jemi kundër zgjatjes së mandatit të komisionit, sot dëgjojmë gjetjet e grupeve! E humbët trenin
Grupi i PS është kundër kërkesës për zgjatjen e mandatit me 3 muaj të Komisionit për reformën territoriale. Taulant Balla tha se komisioni e ka kryer detyrën e vet dhe procesi s’mund të kthehet mbrapsht. Ai qartësoi se dita e sotme përqendrohet te dëgjesa e raporteve dhe jo miratimi i reformës. Një fjal&
23 Korrik, 11:05 -
Berisha akuza e fyerje Ballës: B*ndra e vërtetë! I shërben karteleve të drogës, përfaqëson krimin
\Sali Berisha i drejtoi akuza të rënda Taulant Ballës duke i thënë se u shërben karteleve të drogës, ka liruar terroristë dhe ka bërë pazare votash. Në lumin e fjalëve të tij, nuk munguan as ofendimet.“Parafolësi është përfaqësuesi më i sh&e
23 Korrik, 10:55 -
Përplasjet me policinë, 1 shoqëruar te 'Rruga e Elbasanit'
Pas tensioneve dhe përplasjes me uniformat blu, bëhet me dije se një protestues është shoqëruar në polici te 'Rruga e Elbasanit'.Protestuesit tentuan të bllokojnë qarkullimin e automjeteve në “Rrugën e Elbasanit.” Ata dolën përpara makinave duke thirrur "Bashkohuni me ne!"
23 Korrik, 10:54 -
‘Kostumin tim nuk e mbush dot’, Balla i përgjigjet Bardhit: Pse nuk i plotëson kërkesat e protestuesve? Çoje Saliun në burg
Kreu i grupit të PS, Taulant Balla dhe Gazment Bardhi u përplasën verbalisht në sallën e Kuvendit për protestuesit. Bardhi e akuzoi Ballën se kanë vendosur perimetër sigurie se kishte hall se protestuesit i bënin pis kostumin e shtrenjtë. Në përgjigje, Balla i tha Bardhit se ai as nuk e mbush dhe as nuk e kënaq dot kostumin e tij. Soc
23 Korrik, 10:53 -
Bardhi: Policia të ndalë dhunën ndaj protestuesve! Nëse keni frikë, mos hajdeni në Kuvend! Taulant, ke hall se të bëjnë pis me vezë kostumin
Ndërsa mori fjalën për të kundërshtuar projekt-kalendarin e Kuvendit, Gazment Bardhi tha se s’mund të miratohet për sa kohë nuk përfshihen kërkesat e protestuesve që ndodhen jashtë parlamentin. Bardhi kërkoi menjëherë ndalimin e dhunës së efektivëve ndaj protestuesve, teksa u tha deputet&a
23 Korrik, 10:50 -
-
-
I përjashtuar nga Kuvendi, Agron Shehaj tenton të futet me forcë: Kam shlyer ndëshkimin, Garda s’e lejon! Balla sqaron: Dënimi i mbaron nesër (VIDEO)
Edhe pse ende nuk i kishte përfunduar një dënim me 30 ditë për shkak të përplasjeve në seancë plenare, deputeti Agron Shehaj kërkoi të futej me forcë sot në Kuvend. Ai pretendoi se dënimi i kishte përfunduar, por Kuvendi dhe mazhoranca i sqaroi se i mbetej edhe një ditë.
23 Korrik, 10:23 -
Përplasjet me policinë para parlamentit, dy protestues të lënduar
Dy protestues me djegie në lëkurë nga gazi lotsjellës e spray me piper i janë drejtuar ambulancës për të kërkuar ndihmë.Në momentin që një prej protestuesve u bën thirrje ndihmësmjekëve, një prej tyre thotë se në ambulancë ka edhe katër të l&
23 Korrik, 10:20 -
-
Grupi i PD mbërrin në Kuvend, Berisha: Parlamenti të deklarojë shkrirje, i vetmi vendim i drejtë! I shmanget pyetjes për mandatin e tij
Ndërsa protestuesit vijojnë protestën para parlamentit, Sali Berisha dhe grupi i PD hynë nga ana e siguruar me gardh metalik. Megjithatë, thirrjet e kryetarit të PD ishin për shkrirjen e parlamentit si akt i vetëm i përgjegjshëm.“I vetmi akt i përgjegjshëm i tij është të deklaroj
23 Korrik, 10:00 -
VIDEO/ Polici i mbuluar në gjak nga sulmet e protestuesve, Balla: S’është më protestë paqësore, por terrorizëm
Taulant Balla ka ndarë një video të një efektivi policie të lënduar nga sulmet e protestuesve. Polici shihet i gjakosur në kokë, ndërsa Balla e quan protestën “terrorizëm.”
23 Korrik, 09:44 -
-
‘Fikni makinat’, protestuesit bllokojnë “Rrugën e Elbasanit”, ndërhyn policia
Protestuesit po përpiqen të bllokojnë qarkullimin e automjeteve në “Rrugën e Elbasanit.” Ata përpiqen të kalojnë kordonin e policisë duke dalë përpara makinave dhe thërrasin "Bashkohuni me ne!"“Fikni makinat”, thërrasin ata, teksa përplas
23 Korrik, 09:35 -
Protesta para Kuvendit, protestuesit bëjnë gati ‘arsenalin’! Arka të mbushura me vezë
Protestuesit e kanë bërë gati arsenalin e vezëve që do të përdorin në protestën para Kuvendit. Disa prej tyre, siç shihet edhe në këto pamje, po çojnë në protestë arka të mbushura me vezë, të cilat i mbajnë në krah apo me motor.
23 Korrik, 09:21 -
-
Protesta te Kuvendi, protestuesit heqin gardhin metalik! Sulme me vezë e domate drejt policisë (VIDEO)
Protestuesit kanë hequr gardhin metalik para parlamentit për të përçarë kordonin e sigurisë. Ky moment shënoi edhe përplasjen e tyre të parë me policinë. Më pas kanë vijuar të hedhin vezë, domate e bidonë drejt efektivëve, edhe pse janë bërë thirrje për të mos sulmuar policin&e
23 Korrik, 09:08 -
Protesta te Kuvendi/ Vezë, domate e sende të forta ndaj policëve, lëndohen 6 prej tyre! Policia hedh ujë e spray piper! Shkon në 23 numri i protestuesve të shoqëruar, 11 në spital (VIDEO+FOTO)
6 punonjës policie dhe 11 protestues përfunduan në spital pas përplasjeve para sallës së seancave plenare. Policia kishte vendosur disa qindra metra larg perimetrin e sigurisë, që shtrihej nga Rruga e Elbasanit deri te Ministria e Brendshme, duke u garantuar deputetëve hyrjen e qetë në seancë. Protestuesit nisën përplasjet me uniformat blu, të cilët iu kundërpërgjigjen me ujë me presion, spraj piper dhe gaz lotsjellës.
23 Korrik, 08:57 -
Report Tv zbardh kërkesën e PD për zgjatjen e afatit të Komisionit të ‘Territoriales’ me 3 muaj: S’janë përmbushur objektivat
Grupi parlamentar i PD ka paraqitur në Konferencën e Kryetarëve kërkesën për zgjatjen me 3 muaj të mandatit të Komisionit për ‘Territorialen.’ Sipas kërkesës së siguruar nga Report Tv, PD rendit si arsye mospërmbushjen e një sërë objektivave.
23 Korrik, 08:41 -
Protesta para Kuvendit, ambasada thirrje qytetarëve amerikanë: Nisin paqësisht, por mund të ndryshojnë! Shmangni demonstratat
Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka paralajmëruar qytetarët amerikanë lidhur me protestën e lajmëruar sot përpara Kuvendit. Ambasada thotë se mund të ketë protesta të tjera edhe në vijim ndërsa thekson se pavarësisht se mund të nisin paqësisht, situata ndryshon.
23 Korrik, 08:36