-
Fasoneria në krizë prej rënies së euros, përsërit 6 kërkesa drejtuar Qeverisë: Ulje të tarifave doganore dhe grante për teknologjinë
Ndërmarrjet e sektorit të manifakturës kanë vijuar turin e takimeve me bizneset në qarqe, duke u ndalur sot në Elbasan. Shoqata ka përsëritur kërkesën për ndërhyrje fiskale nga qeveria përmes 6 masave financiare.
7 Tetor, 16:41 -
Biznesi në vështirësi nga rënia e euros dhe rritja e kostove, prodhuesit në Shkodër: Na krijoni lehtësira që të ekzistojmë
Sipërmarrësit e fasonerive në Shkodër kërkojnë politika lehtësuese përballë vështirësive që po hasin pas rënies së euros dhe rritjes së kostove të prodhimit. Shqetësimet u ngritën gjatë takimit të prodhuesve shkodranë me shoqatën e Manifakturës Shqiptare.
25 Shtator, 17:34 -
Prag ‘Paketa fiskale 2027’, ‘Manifaktura’ me 6 kërkesa konkrete: Lehtësim tatimi për pagat, skemë grantesh dhe rishikim tarifash doganore! Eksportet në janar-korrik ranë 55 mln €
Shoqata “Manifaktura Shqiptare” i ka drejtuar 6 kërkesa qeverisë për tu përfshirë në paketën fiskale për vitin e ardhshëm, që pritet të jetë publike në fund të muajit tetor. Ata kërkojnë lehtësi fiskale për industrinë prodhuese, përmes uljes së kostove të punës, rritjes së amortizimit dhe rishikimit të tarifave doganore. Ndër të tjera ata propozojnë edhe një skemë e posaçme grantesh për teknologjinë.
7 Shtator, 12:52