-
Pas Semanit, ish-drejtori i Kadastrës së Fierit dyshohet se tjetërsoi edhe 71.7 hektarë tokë në Levan, i sekuestrohen 716 mijë euro! Masë sigurie edhe për 2 të tjerë
Ertis Shehu dyshohet se ka mundësuar regjistrimin e tokave për të cilat përfituesi kishte marrë më parë 53.8 milionë lekë kompensim nga shteti. Disa prej pronave më pas dyshohet se janë shitur. Ndërkohë, ish-drejtori del sot në gjykatë për skemën e tjetërsimit të 1,143 hektarëve në Seman.
19 Shtator, 11:22