-
180 mln euro buxheti në 2027-ën për Ministrinë e Bujqësisë, Salla: Fokus siguria ushqimore, nga 1 janari nis etiketimi i produkteve, kush s’deklaron qumështin pluhur gjobë e mbyllje aktiviteti
Buxheti i Ministrisë së Bujqësisë për vitin 2027 parashikohet të arrijë në 180 milionë euro, prej të cilave vetëm 57 milionë euro do të shkojnë për skemën kombëtare të bujqësisë dhe blegtorisë. Ministri i Bujqësisë thekson se prioritet për vitin e ardhshëm do të jetë siguria ushqimore, ndërkohë që nuk jep asnjë afat për zhbllokimin e fondeve të IPARD III.
11 Nëntor, 14:56 -
Sektori energjitik, PD: Buxheti 2027 të financojë reformat! Propozohen 5 amendamente, fokus te konkurrenca dhe mbrojtja e familjeve në nevojë (VIDEO)
Partia Demokratike kërkon që në projektbuxhetin e vitit 2027 për sektorin energjetik, të përfshihen edhe 5 amendamente, që sipas deputetit Kliti Hoti japin garanci për sigurinë e sektorit, modernizojnë rrjetin dhe mbrojnë familjet në nevojë.
11 Nëntor, 14:36 -
Buxheti/ 735 mln lekë për KLSH, 18% më pak nga kërkesa! Përgjysmohen fondet për investime, qeveria: S’u realizuan
Kërkesa për më shumë fonde, shtim të personelit dhe ndërtimin e një godine multifunksionale u diskutua gjatë shqyrtimit të buxhetit të Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2027 në komisionin për nismat qytetare. Ministria e Financave kundërshtoi disa prej propozimeve, duke u ndalur të realizimi I ulët të investimeve në vitet e mëparshme.
11 Nëntor, 14:01 -
‘Vendoret’/ 2,5 miliardë lekë për zgjedhjet e 9 majit, Celibashi: Votimi elektronik nuk zgjerohet, s’ka konsensus mes PD e PS
2,5 miliardë lekë do të jetë fondi i dedikuar për zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm. Ilirjan Celibashi tha në Komisionin për Nismat Qytetare se ky fond është i mjaftueshëm për përgatitjet për procesin zgjedhor. Edhe zgjerimi i votimit elektronik duket i largët, pasi politika nuk ka arritur konsensus.
11 Nëntor, 13:54 -
Buxheti 2027, Balla: Ne jemi socialistë dhe kemi një parim që nuk e negociojmë: Kush fiton më shumë, paguan më shumë
Kreu i Grupit të PS, Taulant Balla u ndal te parimi i taksimit të ndershëm, duke theksuar se Buxheti 2027, i cilësuar si më i madhi në historinë e Shqipërisë, mbështetet te parimi që ata që kanë më shumë të ardhura duhet të kontribuojnë më shumë.
10 Nëntor, 18:10 -
'Premtimi për 5% të PBB-së për arsimin mbeti mashtrim', Erisa Xhixho kritikon buxhetin 2027: Asnjë rritje page për mësuesit dhe pedagogët
Deputetja e Partisë së Lirisë akuzon qeverinë se nuk ka reflektuar ndaj protestës së studentëve. Sipas saj, arsimi financohet me vetëm 2.3% të PBB-së, ndërsa numri i nxënësve ka rënë ndjeshëm krahasuar me vitin shkollor 2018–2019.
10 Nëntor, 13:06 -
U anulua tenderi 48 milionë eurosh/ Hemodializa nis të ofrohet nga shteti, Spahiu: 500 pacientë kanë marrë shërbim, duhet zgjidhur problemi i transportit (VIDEO)
Shërbimi i hemodializës ka nisur të ofrohet nga shteti prej disa ditësh dhe 500 pacientë kanë marrë shërbim në sistemin publik, tha ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu në Komisionin e Ekonomisë. Sipas saj, transporti mbetet një problem, veçanërisht për pacientët me aftësi t
10 Nëntor, 12:30 -
'Shëndetësia s’duhet të ketë kah politik', Spahiu debat me Bozdon për Onkologjikun: 26 barna në listë, asnjë qeveri s’e përballon rimbursimin e barnave mbi 5 mln lekë për flakon (VIDEO)
A mjaftojnë fondet për barnat e Onkologjikut? Kjo ishte pyetja që deputeti i PD-së, Eno Bozdo, i drejtoi ministres së Shëndetësisë, Klodiana Spahiu gjatë diskutimit të projektbuxhetit 2027 në Komisionin e Ekonomisë.Spahiu tha se në listën e barnave për Onkologjikun janë përfshirë 26 barna dhe argumentoi se ri
10 Nëntor, 12:20 -
Check-up-i, Spahiu: Kalimi nga privati te publiku, i vështirë! Anuluam tenderin, do të rishikohet nga e para (VIDEO)
Check-up-i kaloi nën menaxhimin e shtetit në shtator 2026, por shërbimi ende nuk është funksional. Gjatë diskutimit të projektbuxhetit për vitin 2027 në Komisionin e Ekonomisë, ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, tha se kalimi nga privati te publiku ka hasur vështirësi dhe se tenderi është anuluar për t’u rishi
10 Nëntor, 12:14 -
Ministrja e Shëndetësisë: 250 mln lekë të reja për PET-scanin, shteti ofroi shërbimin e dializës për 500 pacientët e parë! Në 2027-ën nis ndërtimi i spitalit të ri në Korçë
Është shoqëruar me debate diskutimi i buxhetit për barnat onkologjike. Ministrja e Shëndetësisë në Komisionin e Ekonomisë tha se asnjë buxhet nuk mund ti përballojë kostot e këtyre medikamenteve, teksa tha se në 2027-ën do të kenë më shumë para në dispozicion për këtë çështje. Spahiu njoftoi investime për maternitetin e ri të Pogradecit, kalimin e hemodializës në publik, dhe 250 milionë lekë për pajisjen PET-Scan.
10 Nëntor, 11:29 -
'Dialogu me studentët, kurth dhe mashtrim', PD akuza Ramës për projektbuxhetin 2027, Sula: Ulet financimi i arsimit në raport me PBB-në (VIDEO)
Partia Demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama se po përdor dialogun me studentët për të fshehur uljen e financimit të arsimit në raport me ekonominë e vendit. Drejtuesja e Departamentit të Arsimit në PD, Lili Sula, deklaron se projektbuxheti 2027 parashikon më pak fonde në raport me PBB-në për arsimin bazë, parashkollor dhe profesional
9 Nëntor, 16:05 -
Fermerët, ujitja dhe siguria ushqimore, Ministri Salla shpjegon si parashikohet të ndahen 18 miliardë lekët e Bujqësisë në vitin 2027
Gjatë prezantimit të projektbuxhetit në komisionin parlamentar, ministri i Bujqësisë bëri të ditur se 100 milionë lekë shtesë janë planifikuar për Skemën Kombëtare të Mbështetjes së fermerëve, ndërsa 4,3 miliardë lekë parashikohen për ujitjen, kullimin dhe mbrojtjen nga përmbytjet.
9 Nëntor, 15:17 -
Ibrahimaj: Protestat e dhunshme po ngadalësojnë ekonominë’! Pensionet? Ministrja: Bonus, deri sa të bëhet reforma
Protestat po ndikojnë negativisht në ekonomi. Kështu u shpreh në Komision ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj teksa prezantoi buxhetin e institucionit të saj për 2027-ën. Ministrja theksoi se përveç dyfishimit të bonusit mujor për pensionistët, mund të rishikohet edhe formula e indeksimit.
9 Nëntor, 14:56 -
Buxheti 2027/ Rektorët kërkojnë më shumë fonde për pagat, heshtin në Komision për protestat e studentëve! Opozita mungon
Rektorët e universiteteve kërkojnë më shumë fonde nga buxheti i shtetit, kryesisht për pagat. Në dëgjesën në Komisionin për Edukimin, Shkencën dhe Sportet, ku morën pjesë vetëm deputetët socialistë, drejtuesit e universiteteve kërkuan edhe më pak burokraci në tenderë. Ata nuk komentuan protestat e studentëve, të cilat u mbështetën edhe nga dhjetëra pedagogë.
9 Nëntor, 13:20 -
Deputeti i PD-së Himçi: Miliarda për koncesionet rrugore pa transparencë! Paketa fiskale populiste, hiqet taksa e karburantit, por rriten taksa e makinave dhe TVSH-ja (VIDEO)
Blendi Himçi akuzon qeverinë se planifikon miliarda lekë për infrastrukturën pa treguar se kur do të përfundojnë rrugët dhe çfarë do të përfitojnë qytetarët.
9 Nëntor, 12:57 -
Pr.buxheti 2027/ Prodhimi kombëtar do t’i kalojë 30 mld €, ekonomia pritet të rritet me 3.9%! Të ardhurat për frymë do të arrijnë 12,886 € në vit
Prodhimi Kombëtar i Shqipërisë pritet të kalojë për herë të parë vlerën prej 30 miliardë euro në vitin e ardhshëm, i ndikuar nga rritja ekonomike që do të vijojë të mbështetet nga turizmi dhe ndërtimi. Ndërsa për 2027-ën, qeveria parashikon rritje edhe për të ardhurat për frymë, që janë projektuar në 1 mijë euro në muaj, ose afro 12,886 euro në vit.
8 Nëntor, 19:03 -
Armatim ‘deri në dhëmbë’, Mbrojtja 76.6 mld lekë buxhet në 2027-ën! Ministri Nufi: Në plan helikopterë, anije luftarake, sisteme mbrojtje
Armatimi dhe modernizimi i Forcave të Armatosura janë prioriteti kryesor i buxhetit të Mbrojtjes për vitin 2027, i cili kap vlerën e 76.6 miliardë lekëve. Në plan janë blerja e dronëve, avionëve, helikopterëve, anijeve patrulluese dhe sistemeve antiraketore. Projektbuxheti u prezantua nga ministri Ermal Nufi, i cili u përball në Komision edhe me akuzat e për çështjen e “KAYO”.
6 Nëntor, 13:35 -
'Qytetarët do paguajnë më shumë, por s'do marrin asgjë', Tabaku kundër Buxhetit 2027: Paratë shkojnë për PPP-të dhe koncesionet (VIDEO)
Shqiptarët do të paguajnë më shumë taksa në vitin 2027, por nuk do të marrin më shumë shërbime në arsim, shëndetësi apo bujqësi. Kështu paralajmëron deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, e cila kritikon Buxhetin 2027 dhe akuzon qeverinë se po rrit barrën mbi qytetarët
6 Nëntor, 12:21 -
Spahia përplaset me ministren Spahiu, debate për buxhetin 2027! 178 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale, kirurgji ditore, salla hibride e investime të reja në QSUT
Debatet mes kryetarit të Komisionit të Shëndetësisë, Bardh Spahia, dhe ministres së shëndetësisë Klodiana Spahiu ndërprenë përkohësisht shqyrtimin e buxhetit për vitin 2027. Në fokus të diskutimeve ishin investimet në QSUT, rimbursimi i barnave, dixhitalizimi dhe mbështetja për familjet.
5 Nëntor, 18:37 -
Pr/buxheti 2027, Malaj: Ekonomia do rritet me 3.9%, pensionet indeksohen me 2.9% në prill! Opozita kërkon masa për rënien e euros: Po falimentojnë bizneset! Ministri: S’ndërhyjmë
Është mbyllur pjesa e prezantimit të projektbuxhetit për vitin 2027 në Komisionet Parlamentare, ndërsa javën e ardhshme kalohet në miratim nen për nen në parim.
5 Nëntor, 15:21