-
-
Incidentet në protestë, ministrja Spahiu: Te Spitali i Traumës po trajtohen një police, 4 protestues dhe 2 kalimtarë
7 të lënduar ndodhen te Spitali i Traumës. Konkretisht po marrin trajtim një police, 4 protestues dhe 2 kalimtarë, jashtë rrezikut për jetën, bën me dije ministrja e Shëndetësisë Klodiana Spahiu.
13 Tetor, 22:49 -
19-vjeçari thyen këmbën: S’kam lidhje me tubimin, po kaloja! 4 policë e mbajnë nga gjymtyrët, pezullohen nga detyra bashkë me shefin e rendit te komisariati nr.1! Nisin hetimet për veprimet e efektivëve në protestë (VIDEO)
19-vjeçari Ledion Balla, i cili pësoi frakturë në këmbë gjatë protestës, thotë se ishte vetëm kalimtar. Rrethanat e dëmtimit mbeten të paqarta. Policia pezulloi 4 efektivë dhe shefin e Rendit në Komisariatin Nr. 1, ndërsa AMP dhe Prokuroria nisën hetimet. Një grup i posaçëm do të verifikojë të gjitha veprimet e policëve gjatë protestës 9-orëshe.
13 Tetor, 22:34 -
Protesta në Tiranë/ Qori në Repolitix: Kërkesa për dorëheqjen e Ramës është panegociueshme! Muharremi: PS e ka gjithmonë në axhendë dialogun me qytetarin
Arlind Qori, kreu i ‘Lëvizjes Bashkë’ i ftuar në Repolitix nën moderimin e Denis Mingës, tha se kërkesa kryesore e protestuesve është dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.
13 Tetor, 22:31 -
‘Ka dy protestues të intubuar’/ Reagon MIA: E pavërtetë, mos shpërndani informacione të rreme, informohuni nga burimet zyrtare
Agjencia për Media dhe Informim ka hedhur poshtë pretendimet që po qarkullojnë në rrjetet sociale se ka dy protestues në intubim. Agjencia u kërkon qytetarëve të mos shpërndajnë informacione të pavërteta
13 Tetor, 22:19 -
-
-
-
Akte të tjera dhune nga protestuesit, u vënë flakën tezgave në ‘Pazarin e Ri’! Qytetarët përpiqen të shuajnë flakët (VIDEO)
Protestuesit kanë vijuar drejt Pazarit të Ri, ku u kanë vënë flakën edhe disa tezgave. Një qytetar po përpiqet të shuajë flakët, ndërsa po kontribuojnë edhe pronarët e bizneseve.
13 Tetor, 21:47 -
Ironia e Spahiut: Qëndrimi i ambasadës së SHBA për protestën ishte ‘as mish dhe as peshk’
Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar ‘as mish dhe as peshk’ reagimin e ambasdës amerikane në lidhje me protestën që po mbahet në kryeqytet. I ftuar në ‘Repolitix’, Spahiu tha se ka ardhur koha që Brukseli dhe Uashingtoni duhet të reagojnë.
13 Tetor, 21:26 -
19 të lënduar nga protesta/ Gazetari goditet me tullë në kokë, nën kujdes mjekësor edhe një punonjës i trupit diplomatik
Është rritur bilanci i të lënduarve, të cilët tanimë numërohen 19 nga 13 që ishin më parë.Në Spitalin e Traumës ndodhen 6 të lënduar nga protesta e sotme, prej t&am
13 Tetor, 21:16 -
Protesta/ Ministri Demo: Dhuna ndaj njerëzve dhe institucioneve nuk mund të justifikohet! Do të shqyrtohet çdo pretendim për përdorim të paligjshëm të forcës nga policia (VIDEO)
Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, ka reaguar pas tensioneve dhe përplasjeve të regjistruara gjatë protestës në kryeqytet. Demo dënoi sulmet ndaj efektivëve të Policisë së Shtetit dhe dëmtimin e pronës publike e private, ndërsa theksoi se çdo veprim i policisë duhet të jetë i ligjshëm, i nevojshëm dhe proporcional.
13 Tetor, 21:03 -
-
-
-
-
-
-
Protestuesit hyjnë në bashkinë e Tiranës, thyejnë xhama e objekte! Shoqërohen disa prej tyre (VIDEO)
Xhama të thyer, dyer të hedhura në tokë... kjo është pamja e parë që shihet tanimë nga bashkia e Tiranës, e shkaktuar nga protestuesit.Ata kanë thyer edhe disa instalacione në korridor. Policia ka shoqëruar edhe disa protestues, si dhe ndërhyri për fikjen e një zjarri.
13 Tetor, 20:29 -