Ekskluzive/ Përfaqësuesit e PD-LSI-PDIU 585 emërime skandaloze para se të dorëzonin bashkitë në 2019 

Ekskluzive/ Përfaqësuesit e PD-LSI-PDIU 585 emërime skandaloze para se të dorëzonin bashkitë në 2019 

Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia për Integrim dhe Unitet kanë drejtuar 27 bashki, përmes përfaqësuesve të tyre, deri në fillim të muajit gusht të vitit 2019. Në 20 nga 27 bashki të drejtuara nga kryebashkiakët e partive opozitare deri në gusht 2019, është konstatuar një numër i madh emërimesh të paligjshme, përmes kontratave, pa kryer më parë procedurat e konkurrimit. Konkretisht në bashkitë e drejtuara nga përfaqësuesit e PD, LSI dhe PDIU janë bërë 585 emërime të paligjshme. Rekord mban Bashkia e Lezhës e drejtuar më parë nga përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Fran Frrokaj, me 143 emërime në kundërshtim me ligjin. Më pas vjen Bashkia e Kukësit, e drejtuar më parë po nga një përfaqësues i PD, Bashkim Shehu me 75 emërime të paligjshme. Në bashkitë Gjirokastër dhe Përrenjas, të drejtuara nga përfaqësueset e LSI, Zamira Rami dhe Miranda Rira, janë bërë 66 dhe 63 emërime të paligjshme. 

Të dhënat reflektohen në konstatimet e Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil. Të gjithë këto bashki kanë shkruar ligjin me emërimet e përkohshme. Në ligj është parashikuar shprehimisht se për çdo marrëdhënie të re pune, që lidhet pas fillimit të efekteve të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, duhet të respektohen detyrimisht kërkesat e një procedure të rregullt konkurrimi/emërimi, të cilat janë të përcaktuara në Kreun IV, “Pranimi në shërbimin civil”, neni 22 dhe 23, si dhe në Kreun V, “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, neni 25 dhe 26 të ligjit. Për rrjedhojë, të gjitha këto akte emërimesh janë të pavlefshme, por punonjësit janë paguar. Ndërkaq, katër bashki të mëdha, si Tirana, Durrësi, Kamza dhe Shkodra nuk kanë bërë asnjë emërim të paligjshëm. Por, në mesin e bashkive të mëdha, Vlora, Elbasani dhe Fieri kanë bërë 2, 27 dhe 12 emërime abuzive. 

Bashkitë dhe numri i emërimeve të paligjshme 

Bashkia Lezhë, PD, 143 emërime të paligjshme
Bashkia Kukës, PD, 75 emërime të paligjshme
Bashkia Vau i Dejës, PD, 48 emërime të paligjshme
Bashkia Selenicë, PD, 30 emërime të paligjshme
Bashkia Klos, PD, 32 emërime të paligjshme
Bashkia Mallakastër, PD,  11 emërime të paligjshme
Bashkia Mat, PD, 16 emërime të paligjshme
Bashkia Devoll, PD, 1 emërim të paligjshme
Bashkia Tropojë, PD, 1 emërim të paligjshme
Bashkia Përmet, PD, 7 emërime të paligjshme
Bashkia Dropull, PD, 5 emërime të paligjshme
Bashkia Rrogozhinë, PDIU, 10 emërime të paligjshme 
Bashkia Peqin, PDIU, 24 emërime të paligjshme 
Bashkia Skrapar, LSI, 23 emërime të paligjshme
Bashkia Përrenjas, LSI, 63 emërime të paligjshme
Bashkia Gjirokastër, LSI, 66 emërime të paligjshme
Bashkia Bulqizë, LSI,10 emërime të paligjshme
Bashkia Kuçovë, 12 emërime të paligjshme
Bashkia Delvinë, 4 emërime të paligjshme
Bashkia Cërrik, 4 emërime të paligjshme

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • shqupi: 31/03/2020 14:40

    jo nuk jane te verteta se ne nuk jemi ashtu por jemi me keq

    Përgjigju
    • Andi: 31/03/2020 22:40

      O Pietro, bashkitë nuk kanë vetëm zyrtarë, nuk kanë vetëm administratë, por edhe punonjës operacionale. Po të kishte 143 vetë të punësuar gjithsej në Bashki, me gjithë institucionet në varësi të saj, do mbante vetem 2 lagje

    • Pietro: 31/03/2020 16:42

      Mos ja fut kot Lezha mul ka gjitjesej 143 zyrtare bashkije. rreni ma me lezet

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë