-
U kap me 200 mijë lekë në dorë, specialistja e hipotekës Devoll shpallet e pafajshme
Valbona Beshi, një ish-specialiste e Hipotekës së Devollit, e vënë nën akuzë nga prokuroria e Korçës për korrupsion, ka arritur të marë pafajësinë në gjykatën e këtij qyteti. Vendimi i pafajësisë është dhënë sot nga gjyqtarja, Flojera Davidhi, e cila ka konstatuar se rasti në fjalë nuk hynte në çështjet e karakterit penal, e për pasojë ka rrëzuar kërkesën e prokurorisë për dënimin e Beshit, duke vendosur të deklarojë të pafajshme ish-zyrtaren e hipotekës.
3 Korrik 2019, 20:23 -
U shkarkua nga Rama, Gjykata e Korçës vendos masën 'detyrim paraqitje' për topografen e Hipotekës së Devollit (AKUZAT)
Pas arrestit për korrupsion pasiv, Gjykata e Korçës ka liruar topografen e Hipotekës së Devollit, Valbona Beshi. Beshi akuzohet se gjatë kryerjes së detyrës ka marrë në zyrën e saj shumën prej 200 mijë lekë të vjetra për regjistrimin e disa pronave.
12 Tetor 2018, 12:47