Zyrtarja e hipotekës në Devoll kërkoi të dënohet, por gjykata e nxjerr pa faj, prokuroria apelon vendimin

Zyrtarja e hipotekës në Devoll kërkoi të dënohet, por gjykata e nxjerr pa faj, prokuroria apelon vendimin

Prokuroria e Korçës ka vendosur të mos pajtohet me vendimin e pafajësisë të dhënë nga gjykata e këtij qyteti ndaj specialistes së hipotekës Devoll, Valbona Beshi. Nisur nga kjo situatë prokurori i çështjes Gentian Stoja, pak ditë më parë ka vendosur të apelojë vendimin e pafajësisë në gjykatën e Apelit Korçë duke kërkuar dënimin e Beshit me 1 vit e 6 muaj burgim për akuzën e “Korrupsionit pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Prokurori Stoja i kërkoi trupit gjykues dënimin e Beshit, me 2 vite burgim për akuzën e korrupsionit, ndërsa e pandehura Valbona Beshi nëpërmjet avokatit mbrojtës kërkoi një dënim më të butë në masën 1 vit burgim, duke kërkuar konvertim me 60 orë punë të detyruar në komunitet.

Vetë e pandehura ka deklaruar në seancë “...jam dakort me avokatin mbrojtës...”. Pra ndryshe nga sa ka vendosur gjykata e Korçës, vetë e pandehura Beshi kërkoi një dënim në masën 1 vit burgim, duke kërkuar konvertim me 60 orë punë të detyruar në komunitet, por gjykata e shpalli të pafajshme. Sipas vendimit të gjykatës “...rezulton qartë se planet e rilevimit janë kryer nga eksperti Gjergji Janollari dhe ai për këtë punë është shpërblyer në masën 20,000 lekë, konkretisht lekët e marrë nga e pandehura rezultojnë në bazë të provave të dosjes hetimore që ti jenë dhënë ekspertit Gjergji Janollari. Pavarësisht deklarimit verbal të të pandehurës se planet e rilevimit do ti bëjë Gazi (pra bashkëshorti i saj), nuk provohet që ai ti ketë kryer ato...”.

Gjyqtarja e Korçës Flojera Davidhi më tej në vendimin e saj shton se:”...veprimit e të pandehurës mund ti ngarkohet një dënim “moral” apo qoftë edhe shkelje e disiplinës në punë, e cila në varësi të vlerësimit që i bën organi punëdhënës shkeljes në disiplinë ose etikës, mund ta ngarkojë edhe me masë disiplinore, por kurrsesi veprimi i të pandehurës nuk përbën vepër penale...”. Por prokurori i çështjes Gentian Stoja në vendimin e Apelimit ku kërkon dënimin e Valbona Beshit, thotë se ish-punonjësja e zyrës së Hipotekës Devoll, ka përvetësuar sasinë e 200 mijë lekëve në ambjentet e zyrës së shtetit, dhe e gjithë sasia e parave ishte marë për qëllimi përvetësimi.

Valbona Beshi

Bisedat mes përgjegjëses Valbona Beshi dhe qytetarit
Dita e parë:
Qytetari-Më jep një rrugëzgjidhjet si të bëj?
Punonjësja e ZRPP-Mirë, apliko atëherë.
Qytetari-Tani më jep një rrugëzgjidhje si të bëj unë?
Punonjësja e ZRPP-Ti shikoj me vëmendje kështu një ditë, të shkoj lartë një ditë tjetër të them këtë ke në rregull.
Punonjësja e ZRPP-Ti shikoj njëherë e pastaj të them. Po dole një ditë tjetër se sot nuk i kontrollij të gjitha, të hënën ti kontrolloj mirë se çfarë kanë edhe kush mund të...
Qytetari-Po sorollatem, ka tre vjet.
Punonjësja e ZRPP-E mirë, po thonë që bëhen, skicat do ti bësh s’ke ça bën.
Qytetari-Po skicat i bën nëqoftëse i kam gabim do ti bëj, po është kosto e lartë ti Bona, shumë kosto e lartë. Tani mundësisht po të kesh mundësi mos më sorollat.
Punonjësja e ZRPP-E vetmja gjë që mund të them mundet ti rregullosh.

Dita e dytë:
Punonjësja e ZRPP-Nuk do heqësh asnjë gjë, thashë mund të rregullohen këto.
Qytetari-Me ixhiner bëhet?
Punonjësja e ZRPP-Me inxhiner se i pashë, kanë mundësi për tu rregulluar.
Qytetari-Po venë shumë mo Bona.
Punonjësja e ZRPP-Lidhesh me...
Qytetari-Llogarite sa merr topografi.
Punonjësja e ZRPP-Ti do të bësh 1,2,3 të babait.
Qytetari-Një të babait venë katër...
Punonjësja e ZRPP-Po kaq 200,000 lekë kaq të bëjnë. Katër me 50, 200 të bëjnë.
Qytetari-Po tani, te cili do t’i bëj këto?
Punonjësja e ZRPP-Te Gazi (bashkëshorti).
Qytetari-Ka certifikatë?
Punonjësja e ZRPP-PO ka
Qytetari-Po ku ta gjejë Gazin?
Punonjësja e ZRPP-Po ja, ja them unë.
Qytetari-Po sa e bën njëri ai?
Punonjësja e ZRPP-Po të thashë, ja 1,2,3,4, me 50, 200 (mijë lekë).
Qytetari-Me 50 (mijë)? Kur të vij unë?
Punonjësja e ZRPP-Më jep numrin e telefonit, të marr unë.

Dita e tretë:
Punonjësja e ZRPP-Ti e di, lerë si të duash, 2900 metra...
Qytetari-2900 metro, 100 metro më pak hajde munde ta lemë këtë.
Punonjësja e ZRPP-Si të duash.
Qytetari-Po lërë është me kosto tani.
Punonjësja e ZRPP-Po prandaj po të them.
Qytetari-Po llafos, sa?
Punonjësja e ZRPP-Në qoftë se ta lejë, e di si është puna kostoja është 60,000 lekë, ama 60,000 lekë e rregulloj. Ok, ti rregulloj unë këto, pastaj kur të vish më datën 28 ti kesh gati, mirë?
Qytetari-Në rregull.

Dita e katërt:
Qytetari-Bona mirë, ç’bën mo?
Punonjësja e ZRPP-Ti sjell nëser unë.
Qytetari-Kur?
Punonjësja e ZRPP-Nëser ti sjellë.
Qytetari-Ti e di.
Punonjësja e ZRPP-Ti sjellë nesër?
Qytetari-E mirë, mirupafshim.

Dita e pestë:
Qytetari-Bona?
Punonjësja e ZRPP-Vërtetiu nja një çerek ore, do t’i sjellë.
Qytetari-Mos më vono.
Pas 45 minutash, punonjësja e ZRPP e merr në telefon.
Punonjësja e ZRPP-Kjo është për ty, që do të bësh deklaratë personale, këtu ja të shënoj unë.
Qytetari-Bëhet tek noteri?
Punonjësja e ZRPP-Te këta, meqënëse janë me nga një kopje dhe mos thotë gjë ai.
Qytetari-Po te këta do vete.. Tani sa vete kjo e inxhinierit?
Punonjësja e ZRPP-Katër që u bën venë 200 (mijë lekë).
Qytetari-200,000 (lekë të vjetra). Nga 50 mi zure?
Punonjësja e ZRPP-E, këtë ta kam lënë veç, këtë ta kam lënë veç
Qytetari-50,1,2,3,4,5,6,7,8. Pesëdhjetë, tetë herë dy gjashtëmbëdhjetë, 160 e 50, 210 (mijë lekë të vjetra). Shikoj një çikë, 200 the mo? E kisha llogaritur për 60 prandaj them.
Punonjësja e ZRPP-1,2,3,4,5,6,7,8. Një qind e ...
Qytetari-60...
Punonjësja e ZRPP-160 (mijë lekë të vjetra). Nëm atë 20, merre atë (50 mijë lekë të vjetra).
Qytetari-Urdhëro një 20.
Punonjësja e ZRPP-Edhe një tjetër edhe. Ja 1,2,3,4,5,6,7,8,9,10, në rregull?
Qytetari-Në rregull. Ore plasa, kam tre vite për 200,000 lekë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi