Valbona Beshi, një ish-specialiste e Hipotekës së Devollit, e vënë nën akuzë nga prokuroria e Korçës për korrupsion, ka arritur të marë pafajësinë në gjykatën e këtij qyteti. Vendimi i pafajësisë është dhënë sot nga gjyqtarja, Flojera Davidhi, e cila ka konstatuar se rasti në fjalë nuk hynte në çështjet e karakterit penal, e për pasojë ka rrëzuar kërkesën e prokurorisë për dënimin e Beshit, duke vendosur të deklarojë të pafajshme ish-zyrtaren e hipotekës. Gjatë seancës gjyqësore mësohet se Beshi është përlotur para trupit gjykues.
Rasti korruptiv, fillimisht është ndjekur dhe denoncuar nga emisioni “Fiks-Fare”, ku pas publikimit të materialit filmik, ku Valbona Beshi, i merte një qytetari një sasi prej 200 mijë lekësh, çështjen e ka marë në dorë prokuroria e Korçës. Kanë mjaftuar disa muaj hetime nga prokuroria e Korçës, dhe prokurori i çështjes Gentian Stoja, ka proceduar me dërgimin e materialit hetimor në gjykatë, ku e pandehur është marë Valbona Beshi, ish-specialiste hartografie në hipotekën e Devollit.
Beshi ka hyrë në këtë gjykim me procedurën e gjykimit të shkurtuar. Prokurori Stoja i kërkoi trupit gjykues dënimin e Beshit, me 2 vite burgim për akuzën e korrupsionit, masë dënimi kjo që sipas prokurorit të konvertohej në shërbim prove. Por pas tërheqjes së trupit gjykues, gjyqtarja Flojera Davidhi, ka vendosur të deklarojë të pafajshme. Pritet që ky vendim të apelohet shumë shpejt në Gjykatën e Apelit në Korçë, ku do kërkohet dënimi me 2 vite burgim për Valbona Beshin.
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.4%
-
Të gabuar
68.1%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3085
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ Të droguar në timon dhe tentativë për korrupsion të efektivëve! 2 në pranga, njëri prej tyre grek
22 Tetor, 12:27
-
Korrupsion dhe pastrim parash, ish-presidenti i Perusë dënohet me 20 vjet burg
22 Tetor, 09:52
-
Afera e Inceneratorëve/ SPAK shtyn me 3 muaj afatin hetimor për ish-zv/kryeministrin Arben Ahmetaj, i mbyll më 22 Dhjetor
23 Shtator, 11:19
-
Korrupsioni, një betejë që duhet fituar
6 Shtator, 12:13
-
E Ngarkuara me Punë e SHBA takon kreun e SPAK: T'i japim fund pandëshkueshmërisë! 'Luftë' korrupsionit dhe krimit të organizuar
28 Gusht, 18:16
-
U dënua për korrupsion, senatori amerikan Menendez jep dorëheqjen
24 Korrik, 08:21
-
Strategjia kundër korrupsionit 2024-2030, Pirdeni takim me Dhomat e Bizneseve dhe të Tregtisë: Aleancë me biznesin për promovimin e integritetit
23 Korrik, 15:22
-
Prezantohet strategjia kundër korrupsionit 2024-2030! Pirdeni: Do të rritet kërkesa e llogarisë dhe transparenca
22 Korrik, 16:59
-
Korrupsioni, Tabaku: Nuk luftohet me ata që kanë qenë të përfshirë në afera korruptive
6 Korrik, 11:53
-
“Luftë korrupsionit dhe barazi para ligjit”! 2 shtyllat e paprekshme të SHBA-BE nëse Shqipëria do integrimin
24 Qershor, 16:19
-
Basha takohet me drejtorin e Institutit Amerikan, në fokus lufta kundër korrupsionit dhe zgjedhjet e lira! Mbështetje pa kushte për SPAK
19 Qershor, 10:11
-
Do korruptonin gjyqtarin me 5 mijë euro, GJKKO liron nga qelia avokatin Arben Lena
9 Maj, 12:13