-
‘Çmimi i naftës, shqetësues’, Rama: Nëse heqim taksën e qarkullimit, paguani 4-fish!
Lidhur me çmimin e naftës që është edhe shqetësim kryesor për qytetarët e jo vetëm, kryeministri tha se çmimi është rritur kudo. Ai tha se është marrë parasysh heqja e taksës së qarkullimit, por kjo do të sillte pagesë të katërfishtë nga qytetarët.<
31 Mars, 16:44 -
Përplasja me Spiropalin në mbledhjen e PS, Rama: Shqetësohen për çfarë i thashë njërit e tjetrit! Tallet me PD: Parti si h*le, ballistit Valteri s’i ndahet më zemra nga ne
Kryeministri shprehu zhgënjim për mediat pasi nuk fokusuan bisedat dhe analizat e kryera për sektorë të ndryshëm të shërbimit publik në mbledhjen e grupit të PS, por çfarë i tha "Rama njërit e tjetrit." Nuk munguan as batutat tallëse për PD duke marrë shkas nga prania e ish-deputetit demokrat Halit Valteri.
31 Mars, 16:32 -
‘Zgjedhorja’/ PD kërkon rikthimin e koalicioneve parazgjedhore: Jep mundësi për rotacion! PS kusht për ndryshimin e sistemit: Të ulet numri i deputetëve!
Palët mund të shkojnë drejt një sistemi të ri zgjedhor vetëm në rast se opozita do të pranojë të shqyrtojë propozimin e mazhorancës për reduktimin e numrit të deputetëve. Socialistët shkojnë me uljen e numrit të deputetëve, ndërsa demokratët me rikthimin e koalicioneve parazgjedhore. Në një pikë, duket se ka dakordësi, “ky sistem zgjedhor duhet rishikuar”.
31 Mars, 15:55 -
Spahiu: Ndërkombëtarët po investojnë në largimin e Berishës dhe zgjedhjen e një lideri të ri në PD
Kreshnik Spahiu thotë se Berisha po përdor përjashtimet nga partia e protestat për faktorizim me qëllimin për të treguar se s’ka kryetar e opozitë tjetër veç tij. Ai u ndal edhe te përjashtimet nga PD ku tha se Berisha ka zbuluar më shumë armiq sesa Enver Hoxha dhe Stalini të marrë së bashku.
31 Mars, 14:28 -
Përjashtimet në PD, Spahiu: Berisha ka zbuluar më shumë armiq brenda partisë se Enver Hoxha e Stalini së bashku
Sali Berisha ka zbuluar më shumë armiq sesa Enver Hoxha dhe Stalini bashkë, tha Kreshnik Spahiu në “Sot Live në Shqipëri” në Report Tv. Analisti u shpreh se nuk ka asnjë parti në histori që të ketë krijuar kaq shumë fraksione.“Me statistika, Sali Berisha ka shpikur dhe ka zbuluar më shumë
31 Mars, 14:15 -
Ambicia e Braçes për Tiranën, Spahiu: Nëse e fiton, duhet t’i shpallë luftë mafies së ndërtimit dhe të pezullojë lejet për kulla
Kreshnik Spahiu thotë në “Sot Live në Shqipëri” në Report Tv se historia e kullave duhet të marrë fund dhe i vetmi që mund ta realizojë, është pikërisht Braçe.
31 Mars, 14:01 -
Reforma Territoriale, PD propozon më shumë bashki! Berisha: Rajone si në Europë, në zonat malore komuna
Demokratët organizuan një tryezë për të shprehur variantin e tyre fillestar të reformës territoriale. Ata propozuan më shumë bashki dhe ndarje të vendit në rajone, ndërsa 4 variantet e propozuara disa ditë më parë nga socialistët i quajtën taktikë për të rikontrolluar votën elektorale.
31 Mars, 13:34 -
-
Ylli Pata: Realiteti përtej përjashtimeve, pse ndodhin sherret në PD?
Frustrimi më i madh i Sali Berishës është se ai dhe grupi i tij nuk e kontrollon dot strukturën e Partisë Demokratike, pasi e rimori atë në vitin 2022. Nuk bëhet fjalë për ato pjesë strukturash që janë të mënjanuara apo të larguara, e që përbëhen nga grupe militantësh që njohin në mënyrë kirurgjikale terriitorin, ku kanë punuar prej 30 vitesh.
30 Mars, 22:24 -
Tubimi i përjavshëm i PD braktiset edhe nga militantët e Berishës, ironizon Balla: Fati i keq për krushqit tani që zgjati dita! Kur errësohej shpejt, dukeshin më shumë
Të pranishmit në ‘Foltoren’ e Berishës ishin aq pak, sa mund të numëroheshin edhe me gishtat e dorës. Kjo tregon se kryedemokratin po e braktisin edhe militantët e vet, pasi nga protesta në protestë ka një bjerrje të numrit të të pranishmëve.
30 Mars, 20:45 -
-
Jakin Marena: Berisha si Enveri, ‘vret’ armiqtë brenda partisë dhe... ‘PD më e fortë’
'Atëherë pse Berisha ka ndërmarrë këtë operacionin ‘fshesa’ në parti, duke përjashtuar apo siç deklaron ai ‘vetëpërjashtuar’ që nga Salianji e Alesia Balliu, që ‘gabuan’ dhe menduan se mund të garojnë përballë tij për postin e kreut të PD, e deri tek mbështetësit e tyre, të cilët morën pjesë në këto foltoret e organizuara qytet më qytet?!'
30 Mars, 19:18 -
-
'Noka është gomari i Saliut', Balliu pas përjashtimit nga PD: Berisha ka frikë garën, më renditi krah Azem Hajdarit
Juristja Balliu nuk i kurseu akuzat as ndaj sekretarit të përgjithshëm të PD-së, Flamur Nokës, për të cilin tha se ka horizont të kufizuar mendor dhe se roli i tij në PD është ai i 'gomarit' të Sali Berishës.
30 Mars, 17:56 -
-
‘Grusht njerëzish që shiten’, Berisha për valën e përjashtimeve në PD: I shërbyen partisë së krimit, s’i pranojmë në gjirin tonë
Valën e përjashtimeve nga PD, Sali Berisha e sheh si një moment pozitiv për partinë. Ai thotë se janë larguar tradhtarët e idealeve të demokratëve dhe në të njëjtën kohë bën thirrje për sa më shumë anëtarësime të reja.
30 Mars, 15:26 -
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Lisandër Hoxha thirrje Berishës: Fakto publikisht akuzat ndaj Ervin Salianjit
Sa i përket përplasjeve të Elisa Spiropalit me kryeministrin dhe kryesocialistin Edi Rama, Hoxha thotë se ish-ministrja tashmë është përballë 2 zgjedhjeve të vështira. Ose të tërhiqet nga antagonizimi i saj, ose të denoncojë, sipas funksionarit të PD-së, korrupsionin brenda PS-së dhe qeverisjes socialiste.
30 Mars, 14:42 -
Indrit Vokshi: PD-ja, si Firmë Piramidale!
Përjashtimi iu thotë njerëzve se nuk jeni të sigurt, se investimi dhe angazhimi juaj është Firmë Piramidale; ke investuar prej vitesh por një ditë zgjohesh dhe merr vesh se aksionet e tua nuk janë më, se bordi nuk t'i njeh aksionet. Kjo është firma politike piramidale. Ka ketë lloj pasigurie.
30 Mars, 13:46 -
-
PS-PD me pr.ligj të përbashkët: Jo financim i huaj për partitë, limit kontributesh nga anëtarë e biznese! Subjektet politike detyrim t’i publikojnë shpenzimet në web (DRAFTI)
Punën e parë të përbashkët në dy komisionet e posaçme të reforma PS dhe PD prodhuan projektligjin që rregullon financat e tyre. Drafti për financimin e Partive Politike, i pari posaçërisht për këtë qëllim, është gati me 25 nene dhe synojnë zëvendësimin e 15 neneve të përcipta në ligjin “Për partitë politike”.
30 Mars, 12:55