-
SPAK do arrestimin e Ballukut, PD dorëzon raportin: T’i hiqet imuniteti, rrezikon të prishë provat përmes të besuarve në qeveri! Protestë dhe kaos nëse Kuvendi refuzon
Në ditën kur Rama i dorëzoi presidentit 7 ndryshimet në qeveri pas shkarkimit të Ballukut, PD dorëzoi në Kuvend raportin e saj, ku shprehet pro kërkesës së SPAK për arrestimin e ish numrit dy të qeverisë. Gazment Bardhi tha se drejtësia i ka vënë në dispozicion Kuvendit 80 prova që vërtetojnë se ka paracaktuar fituesit për 11 tenderë dhe se vijon të kërcënojë dëshmitarët përmes vartësve të saj dhe personave të fortë.
2 Mars, 13:00 -
Rama i dorëzon Begajt ndryshimet në qeveri! Presidenti 7 ditë kohë për dekretim, më pas votëbesimi në Kuvend
Takimi mes Ramës dhe Begajt u zhvillua te Pallati i Brigadave dhe zgjati 40 minuta. Begaj ka 7 ditë kohë për të dekretuar 7 ndryshimet në qeveri, të cilat më pas kalojnë për votëbesim në Kuvend. Pasi të marrin 71 vota, ministrat e rinj betohet te Presidenti Begaj.
2 Mars, 10:14 -
Shkarkimi i Ballukut/ Petro Koçi: Ishte një hap në drejtimin e duhur, por i pamjaftueshëm! Mazhoranca të hartojë strategji kundër korrupsionit
Duke thënë se shkarkimi i Ballukut ishte një hap pozitiv i qeverisë socialiste, Petro Koçi tha se PS duhet të hartonte një strategji në luftën kundër korrupsionit.
1 Mars, 15:29 -
-
-
Shkarkimi i Ballukut dhe 7 ndryshimet në qeveri, Muçi: Janë njerëzit e saj, Spiropali iku nga lufta mes tyre! Malaj: Refuzimi i 3 dorëheqjeve, pabesi!
Për emrat e rinj në qeveri, Muçi tha se janë “njerëzit e Ballukut”, ndërsa shtoi se largimi i Spiropalit lidhet me luftën e brendshme mes tyre. Malaj tha se Rama e Berisha janë kthyer në pronarë të partive, ndërsa ndryshimet në qeveri nuk sjellin një të mirë publike.
27 Shkurt, 17:59 -
Shkarkimi i Ballukut, Rama: Largimi e bën të panevojshme kërkesën e SPAK për arrestin! Opozita: Vuri njerëzit e saj në qeveri
Për kryeministrin Edi Rama, zëvendësimi i Belinda Ballukut kishte qenë i pashmangshëm, për shkak të lënies në fuqi të masës së pezullimit. Duke argumentuar lëvizjet në kabinet, Rama mesohet të ketë theksuar se nga ana tjetër, mungesa e saj në qeveri e bën më të panevojshme kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e saj.
27 Shkurt, 17:01 -
Ndryshimet në qeveri, Korreshi për Report Tv: Balluku emëroi të besuarit e saj, do të firmosë përmes tyre! Spiropali iku pas luftës së brendshme në PS
Deputeti Saimir Korreshi thotë se ministri i ri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Enea Karakaçi, i cili më parë drejtonte OSHEE, është në hetim nga SPAK dhe se i kanë sekuestruar celularin.
27 Shkurt, 13:52 -
Ndryshimet në kabinet, Bardhi: Rama zbatoi urdhrat e Ballukut, emëroi rrethin e saj të ngushtë
Edhe pse kryeministri Rama bëri 7 ndryshime në kabinet, Gazment Bardhi thotë se rrethi i ngushtë i Ballukut është emëruar në postet e mbajtura prej saj. Për Bardhin, kjo tregon se Rama nuk është më një kryeministër i lirë dhe se po zbaton urdhrat e Ballukut.
27 Shkurt, 11:49 -
-
Shkarkimi i Ballukut/ 'Reuters': SPAK e akuzon për abuzime me tenderat! BE po ndjek nga afër çështjen
"Rama, i cili ka qenë në pushtet që nga viti 2013, i qëndroi asaj pranë për muaj të tërë dhe nuk dha një arsye për shkarkimin e saj të enjten në një riorganizim të shtatë roleve në administratën e tij të Partisë Socialiste, përfshirë ministrin e mbrojtjes dhe atë të jashtëm."
27 Shkurt, 10:32 -
Ndryshimet në kabinet, Rama mbledh qeverinë! Pas shkarkimit të Ballukut, s’marrin pjesë as dy ministrat e larguar, Vengu e Spiropali
Mbledhja e qeverisë zgjati vetëm 30 minuta. Në mbledhje nuk ishin Belinda Balluku, Elisa Spiropali dhe Pirro Vengu. Kryeministri Rama pritet t’i propozojë Begajt shkarkimin e ministrave dhe emërimin e emrave të rinj. Pas dekretit të Begajt, emrat kalojnë për votëbesim në Kuvend dhe më pas betimi tek Presidenti për të marrë detyrën.
27 Shkurt, 10:31 -
‘Balluku ende në pushtet’- Shehaj komenton ndryshimet në Qeveri: Karakaçi dhe Nufi janë 2 zarat e Belindës që u bënë ministra! Njëri nën hetim nga SPAK
Agron Shehaj tha se Balluku edhe pas shkarkimit, vijon të qëndrojë në Qeveri përmes 2 'zarave' të saj, siç i cilësoi ai ministrat e rinj Karakçi dhe Nufi. Sipas Shehajt, pavarësisht se Karakçi është nën hetim nga SPAK, kjo nuk e ka penguar Ramën që ta bëjë ministër Infrastrukture.
26 Shkurt, 23:30 -
Ndryshimet në Qeveri/ Prençi: Balluku ka ende tentakulat e saj në 2 ministri! Alibeaj e Kikia: Rama s’do t’ia heqë imunitetin
Si Alibeaj, ashtu edhe Shemsi Prençi kanë deklaruar se Belinda Balluku pavarësisht se u shkarkua nga postet qeveritare, ka ende një peshë shumë të madhe në Qeveri.
26 Shkurt, 23:06 -
Ndryshimet e forta në Qeveri, kush janë ministrat që i shpëtuan valës së shkarkimeve dhe lëvizjeve nga Rama
Pasditen e sotme kryeministri Edi Rama, pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, prezantoi ndryshime të rëndësishme në Qeveri.Këto ndryshime përfshinë disa prej dikastereve kyçe, përfshi Ministrinë e Infr
26 Shkurt, 22:42 -
-
Shkarkimi i Ballukut, reagon Berisha: Rama do të shpëtojë lëkurën! Opozita do të vazhdojë protestat, i kërkoj dorëheqjen!
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pa vonesë në rrjetet sociale për shkarkimin e Belinda Ballukut nga kryeministri Rama dhe ndryshimet e reja në kabinetin qeveritar. Berisha e quan lëvizje të Ramës për të shpëtuar lëkurën dhe thotë se kjo do të shtyjë opozitën për të vijua
26 Shkurt, 21:15 -
PROFIL/ Nga Hoxha te Ismaili, kush janë 4 ministrat e rinj të qeverisë Rama! Karakaçi nga drejtor i OSHEE te Infrastruktura
Ermal Nufi është ministri i ri i Mbrojtjes i cili zëvendëson Pirro Vengun. Ferit Hoxha është ministri i ri i Punëve të Jashtme që zëvendëson Elisa Spiropalin. Enea Karakaçi ka zëvendësuar ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballukun, e cila tashmë është shkarkuar nga detyrat e saj. Eriona Ismaili është ministrja e re për Marrëdhëniet për Parlamentin që zëvendëson Toni Gogun.
26 Shkurt, 20:46 -
Shkarkohet Balluku, Rama ndryshon qeverinë! Koçiu zv.kryeministre, Karakaçi te Infrastruktura! Lamallari ministër i Brendshëm, Hoxha i Jashtëm, Gogu te Drejtësia! Ikin Spiropali e Vengu
Edi Rama shkarkoi Belinda Ballukun si zv/kryeminstre dhe ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës. Vendimin e mori sot në mbledhjen maratonë me ministrat dhe deputetët. Lëvizja e saj provoi 7 ndryshime në qeveri, përfshirë Minstrinë e Drejtësisë, atë të Brendshme, të Mbrojtjes dhe Ministrinë e Jashtme. Në krahun e tij të djathtë kryeministri zgjodhi Albana Koçiun.
26 Shkurt, 20:03 -