-
Harris thotë se Trumpi është 'fashist' pasi John Kelly u shpreh se ish-Presidenti donte gjeneralë si ata të Hitlerit
Nënpresidentja Kamala Harris tha të mërkurën se beson se Donald Trump është “fashist” pasi shefi më jetëgjatë i kabinetit të ish-Presidentit u shpreh se ky i fundit, gjatë kohës që ishte në detyrë, kishte shprehur vleresim për Adolf Hitlerin dhe kishte vënë besnikërinë personale mbi Kushtetutën.
24 Tetor 2024, 19:33 -
'Më prekte gjoksin dhe të pasmet', ish-modelja akuzon Donald Trump për ngacmim seksual dy javë para zgjedhjeve
Një ish-modele, e cila thotë se u takua me Donald Trump përmes Jeffrey Epstein, ka akuzuar ish-presidentin se e ka ngacmuar seksualisht në një incident në Trump Tower në vitin 1993, në atë që ajo besonte se ishte një lojë e krijuar midis të dy atyre
24 Tetor 2024, 14:27 -
Shefi i kabinetit të Trump: Ish presidenti donte gjeneralë si ata të Hitlerit, plotëson përkufizimin e një fashisti
Shefi më jetëgjatë i kabinetit i ish-Presidentit Donald Trump po paralajmëron se kandidati presidencial republikan plotëson kriteret e përkufizimit të një fashisti dhe thotë se kur ishte në detyrë, ai kishte sugjeruar se Adolf Hitler "kishte bërë disa gjëra të mira"
24 Tetor 2024, 10:50 -
Donald Trump: Do të doja të kisha gjeneralët që kishte Hitleri
Ish-presidenti dhe njëkohësisht kandidati republikan Donald Trump lavdëroi gjeneralët e Adolf Hitlerit për besnikërinë e tyre ndaj diktatorit gjerman dhe tha se do të dëshironte që personeli ushtarak amerikan t'i tregonte atij të njëjtën respekt.
23 Tetor 2024, 12:18 -
-
-
Zgjedhjet presidenciale në SHBA/ Sondazhi i New York Times: Harris në avantazh me 1 përqind
Sondazhet tregojnë një garë të fortë dhe rezultat mjaft të ngushtë midis Kamala Harris dhe Donald Trump. New York Times në sondazhin e fundit, thotë se Harris ka një avantazh me pikë më shumë ndërsa gara më e paparashikueshme pritet të jetë tek ato që njihen si 'swing states'.
22 Tetor 2024, 11:59 -
Harris fushatë në Pensilvani me mbështetësit republikanë, Trump kërkon votën e latino-amerikanëve
Kandidatja demokrate për presidente Kamala Harris bën fushatë të mërkurën për herë të dytë këtë javë në Pensilvani, një nga shtetet që pritet të përcaktojnë rezultatin e zgjedhjeve presidenciale për president.
16 Tetor 2024, 19:36 -
-
Eduard Zaloshnja: 'Muri Blu' i Demokratëve dhe 'Muri i Kuq' i Republikanëve
Tani që gara presidenciale në SHBA po i afrohet fundit, gjithnjë e më shpesh publikohen sondazhe për garën mes Kamalës dhe Donaldit. Shumica e sondazheve që zhvillojnë mediat amerikane për këtë garë janë në nivel kombëtar.
15 Tetor 2024, 15:44 -
Eduard Zaloshnja: 'Muri Blu' i Demokratëve dhe 'Muri i Kuq' i Republikanëve
Në garën aktuale, shtete kyç për demokraten Kamala janë Pensilvania, Miçigan dhe Uiskonsin. Në të trija këto shtete, në tri dekadadat e fundit, garën e kanë fituar gjithmonë kandidatë presidencialë demokratë, përveç 2016-ës, kur në to fitoi republikani Trump. Dhe ai u bë president, edhe pse në shkallë kombëtare mori më pak vota se demokratja Klinton
15 Tetor 2024, 15:01 -
SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni
I arrestuari quhet Vem Miller dhe besohet të jetë anëtar i një organizate antiqeveritare të ekstremit të djathtë.Ai kishte me vete një armë dhe një karikator, si dhe karta identiteti false për gazetarët dhe për zonën e spektatorëve VIP
13 Tetor 2024, 23:14 -
Mjeku: Nënpresidentja Harris në gjendje të shkëlqyer shëndetësore
Nënpresidentja Kamala Harris gëzon “shëndet të shkëlqyer” dhe “formën e duhur fizike dhe mendore” për të qenë presidente e vendit, thuhet në një letër të mjekut të saj, të publikuar të shtunën, ku bëhet një përmbledhje e historikut dhe gjendjes së saj mjekësore.
12 Tetor 2024, 21:18 -
Eduard Zaloshnja: 7 fushëbetejat ku do të përcaktohet fituesi i zgjedhjeve në SHBA
Në javët që kanë mbetur, të dyja kampet pritet të shpenzojnë qindra milionë dollarë për reklama televizive dhe në rrjetet sociale, si dhe për patronazhistë të tyre që do të trokasin derë më derë, në mënyrë që të fitojnë garën e centimetrave të fundit në secilin prej 7 fushëbetejave: Pennsylvania, Michigan, Wisconsin, Nevada, Arizona, Georgia, North Carolina.
11 Tetor 2024, 12:52 -
Uraganët, akuza nga Trump në fushatë elektorale: Ndihmat po jepen në mënyrë selektive! Obama: Sajon çdo gjë që thotë
Donald Trump akuzoi institucionet e qeverise federale se kanë lënë pa ndihmën e duhur zonat e prekura më herët nga uragani Helene, duke nënkuptuar veprime të qëllimshme dhe selektive me ndihmat e fatkeqësive.
11 Tetor 2024, 12:10 -
Obama në fushatë për të mbështetur Nënpresidenten Harris
Ish-Presidenti Barack Obama foli me tone të zjarrta kundër kandidaturës së ish-Presidentit Donald Trump dhe në favor të Nënpresidentes Kamala Harris të enjten gjatë një tubimi në një kampus universitar në Pitsburg, që synonte të nxiste të rinjtë të marrin pjesë në zgjedhjet e nëntorit.
11 Tetor 2024, 08:21 -
-
Melania rrëfen takimin e parë me Donald Trump: Ishte i shoqëruar nga një grua tjetër, por më kërkoi numrin e telefonit
Në librin e saj të ri, Melania Trump kujtoi takimin e saj të parë me Donald Trump, teksa rrëfeu se ai ishte në një takim me një grua tjetër, por kur e pa (Melania-n) filloi të flirtonte me të.
9 Tetor 2024, 18:49 -
Trump i dërgoi në fshehtësi Putinit teste personale për Covid 19 në kulmin e pandemisë
E konfirmon edhe Kremlini. Donald Trump i dërgoi presidentit rus Putin në kulmin e pandemisë pajisje dhe teste për përdorim personal për Covid-19, siç shkruan edhe gazetari investigativ Bob Woodward në librin e tij 'Lufta'
9 Tetor 2024, 16:23 -
