-
U kap me 38.3 kilogramë kokainë në makinë, 4 vite dënim për violinistin shqiptar në Francë, 1 vit do ta shlyejë me kusht! Gjobitet me 1.1 mln € (EMRI)
Violinisti shqiptar Beng Bakalli është dënuar me 3 vite burg në Francë, 1 me liri me kusht dhe me 1.1 milion euro gjobë për trafik kokaine. Gjoba korrespondon me vlerën e ngarkesës së 38.3 kilogramëve kokainë që iu sekuestruan në arrestimin e tij në gusht të këtij viti. Prokuroria kishte kërkuar gjashtë vjet burg.
12 Tetor, 11:29 -
“The bow and the brush”, dokumentari i Papavramit në Tiranë! Violinisti virtuoz, një udhëtim artistik me murgun budist
Notat e Bach-ut përmes violinës së Tedi Papavramit, dhe peneli i mjeshtrit japonez të kaligrafisë murgut Kanshô Miyashita që lëviz sipas ritmit të melodisë, janë elementët mbi të cilin është ndërtuar i gjithë filmi dokumentar “Harku dhe Peneli” (The Boë and the Brush) në premierën e tij botërore në “Tirana International Film Festival”.
23 Shtator, 14:02 -
Drejt Punës
Enver Qerimaj, “Mjeshtri i Madh” i violinës
Violinisti Enver Qerimaj është nderuar të premten nga Presidenti I Republikës me titullin “Mjeshtër i Madh”, një vlerësim që admiruesit e shumtë të tij ia kishin dhënë prej kohësh, jo vetëm në qytete të ndryshme të Shqipëri, por edhe në skenat e vendeve të tjera
29 Janar 2022, 14:42 -
Kultura
Nga koncertet e Spanjës në Bienalen e Durrësit, violinisti Florian Vlashi tregon sekretet dhe mungesën e madhe
Violinisti durrsak, që punon dhe jeton prej afro tre dekadash në Coruna, krahas punës si instrumentist në Orkestrën Sinfonike të Galicisë OSG, është bërë mjaft i njohur si themelues dhe drejtues i grupit muzikor “Siglo XX”, ndërsa nuk ka reshtur së interpretuari në koncerte, jo vetëm në Spanjë.
5 Korrik 2021, 15:48 -
Violinisti Jonian Ilias Kadesha koncert sot në Tiranë, Veliaj: Krenar për ata që janë bërë të njohur kudo në botë
Violinisti i njohur shqiptar, Jonian Ilias Kadesha, do të performojë sot në mbrëmje në Tiranë, për publikun kryeqytetas. Në sallën koncertale të Katedrales Orthodokse, Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar do të hapë sezonin e ri artistik, me pjesëmarrjes speciale të violinisti me origjinë shqiptare, i cili shoqërohet edhe nga dy miqtë e tij artistë, dirigjentin Jonathan Bloxham dhe violinçelisten Vashti Hunter.
19 Tetor 2018, 11:48