-
Ekskluzive/ 'Thuaju të ulen te kafja', dy turqit e heroinës së Hasit takuan 'Ronin e Shijakut' dhe Admir Hoxhën në Durrës, zbardhen përgjimet
Dy turqit, Iskender Sale dhe Nejdet Cesuroglu, ky i fundit u gjet i vdekur një ditë më parë në një banesë në Mitrovicë dhe një shtetas nga Kosova me emrin Xhemal Shalla, kanë takuar në Durrës, kushërinjtë Hekuran dhe Admir Hoxha, lidhur me fshehjen e heroinës që do përpunohej dhe më pas do trafikohej drejt vendeve të BE, përmes Portit të Durrësit. Shqiptarja.com publikon të plota bisedat telefonike mes Ronit të Shijakut, Admir Hoxhës dhe një personi tjetër.
25 Janar 2019, 09:05 -
Laboratori i heroinës në Has, turku i shpallur në kërkim gjendet i vdekur në Kosovë, shkaqet mister
Vdes në mënyrë misterioze turku Nejdet Cesuroglu, i kërkuar nga policia si importuesi i heroinës që përpunohej në laboratorin e Hasit. Trupi i pajetë u gjet në një banesë në Prishtinë, ku u arrestuan edhe dy bashkëpunëtorët e tij. Vdekja e tij konsiderohet misterioze pasi ende nuk dihet nëse është vrarë apo ka ndërruar jetë për arsye shëndetësore. Dy të arrestuarit dhe turku janë filmuar në hotelin e biznesmenit Admir Hoxha, i shpallur në kërkim si ideatori i laboratorit.
24 Janar 2019, 13:06 -
Zbulohen emrat e dy turqve që sollën heroinën në Has, në kërkim ndërkombëtar biznesmeni që financoi laboratorin
Admir Hoxha që është në kërkim mësohet se është arratisur nga Shqipëria 9 ditë para se policia të finalizonte operacionin. Hoxha pronar i hotelit luksoz ‘Ador’ në Rinas, ka dalë nga Shqipëria në drejtim të Kosovës, ndërsa më pas ka udhëtuar drejt Maqedonisë, por nuk dihet destinacioni final.
25 Tetor 2018, 11:51