Zbulohen emrat e dy turqve që sollën heroinën në Has, në kërkim ndërkombëtar biznesmeni që financoi laboratorin

TIRANE- REPORT TV ka zbuluar emrat e dy turqve në kërkim që ishin pjesë e laboratorit të heroinës në fshatin Brenog të Hasit. Ata janë Nejdet Cesuroglu dhe Iskender Sale.  Njëri nga dy turqit, sipas të dhënave nga sistemi TIMS ka ikur nga Shqipëria 15 ditë para operacionit, ndërsa tjetri disa ditë më herët. Turqit kishin rolin kryesor për heroinën, pasi e sillnin nga Afganistani, ndërsa më pas përpunohej në Has për t’u trafikuar në vendet e BE-së.

Ndërkohë që përsa i përket bosit të laboratorit, Admir Hoxha i cili tashmë është shpallur në kërkim ndërkombëtar, mësohet se është arratisur nga Shqipëria 9 ditë para se policia të finalizonte operacionin. Hoxha pronar i hotelit luksoz ‘Ador’ në Rinas, ka dalë nga Shqipëria në drejtim të Kosovës, ndërsa më pas ka udhëtuar drejt Maqedonisë, por nuk dihet destinacioni final.

Deri tani për laboratorin e heroinës në Has janë arrestuar 5 persona nga fshati Brenog, nga të cilët 3 u lanë në arrest me burg nga gjykata e Shkallës së Parë në Kukës, ndërsa dy, një i moshuar dhe një grua u liruan në detyrim paraqitje dhe arrest shtëpie.

Në operacion u sekuestruan 182.5 kg morfinë, e ndarë në 175 pako, 22 litra lëndë e lëngshme, të cilat përdoreshin për prodhimin e heroinës.  Të arrestuarit nga laboratori i Hasit u prangosën së bashku me grupin e Shijakut, që vendosi në pranga edhe dy ish-deputetët e PS, Ndoka dhe Cuko për tjetërsim të pronave dhe korrupsion në burgje.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja