Laboratori i heroinës në Has, turku i shpallur në kërkim gjendet i vdekur në Kosovë, shkaqet mister

KOSOVE - Turku i përfshirë në laboratorin e heroinës në Has, Nejdet Çesuroglu është gjendur i vdekur në Kosovë në mënyrë misterioze. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Nejdet Çesuroglu është gjendur i vdekur më datë 2 dhjetor 2018 në një banesë në Prishtinë. Ende nuk dihet nëse turku i kërkuar deri më tani është vrarë nga dikush, apo nëse ka ndërruar jetë për arsye shëndetësore. Në banesë, krahas gjetjes së trupit të pajetë të turkut, janë sekuestruar gjithashtu 113 kg heroinë.

Prokuroria e Krimeve të Rënda në vendin tonë është vënë në dijeni në të njëjtat operacione  edhe për arrestimin e dy personave të tjerë të shpallur në kërkim për laboratorin në Has, kosovari Xhemal Shalla dhe turku Iskander Sale. 

Dy turqit mendohet se kishin rolin kyç në nxjerrjen e heroinës, pasi njëri prej tyre dyshohet se ishte kimist, ndërkohë që të tjerët siguronin bimën e Opiumit nga Afganistani.

Turku që ndodhet i arrestuar mendohet se është biznesmen tekstilesh dhe pikërisht nëpërmjet biznesit të tij kamuflohej sjellja e bimëve të opiumit në Shqipëri. Për zbulimin e laboratorit të Hasit, ku edhe u gjetën 200 kg heroinë, Policia ka arrestuar në muajin tetor 2018 pesë persona, dy prej të cilëve u liruan nga Gjykata pasi dyshohej se ishin punonjës. Ndërsa në kërkim u shpallën tre të tjerë, dy turq dhe një shqiptar, midis të cilëve njëri u gjet sot i vdekur dhe dy të tjerët u vendosën në pranga. 

Vendimi i Gjykatës për pesë të akuzuarit e heroinës së Hasit, mes tyre edhe turku Nejdet Cesuroglu

Kujtojmë që pak ditë më parë u arrestua bashkëpunëtori kryesor i biznesmenit Admir Hoxha, 48-vjeçari Hekuran Hoxha i njohur ndryshe si "Roni i Shijakut". Ky i fundit akuzohet nga prokuroria si "koka" i bandës së Shijakut që trafikonte heroinë nga Shqipëria drejt vendeve të BE. Ndërsa në kërkim mbetet personi që mendohet se financonte laboratorin e heroinës në Has, biznesmeni Admir Hoxha. Ai dyshohet se është larguar nga Shqipëria pak ditë para zbulimit të laboratorit. Admir Hoxha është pronar i një hoteli pranë aeroportit të Rinasit.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lleshi: 24/01/2019 15:19

    Me vjen keq per prinderit qe kane apo familjet qe kane krijuar , per te ardhur keq sepse njezite duan te behen te pasur mbrenda dite, muaji apo viti Kjo nuk lek in paster dhe keshtu perfundon nuke gezone asgje sa njellos familjen apo prinderit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja