-
"Quhem Kamber Sulçaj, rezultoj i kërkuar nga shteti", mësohet të ketë thënë Sulçaj kur është vetëdorëzuar. Sapo është dorëzuar, Sulçaj ka marrë menjëherë kontakt me prokuroren e çështjes Blerina Musabelli.
16 Tetor 2025, 12:24 -
Tentoi të kalonte në kufi 13 mijë euro të padeklaruara, vihet nën hetim 31-vjeçari nga Berati
13 Tetor 2025, 09:47Këto para u gjetën në çantën e 31-vjeçarit me iniciale H. J., teksa u ndalua për kontroll. Ai është vënë nën hetim për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
-
Mallra kontrabandë nga Greqia në Shqipëri, pranga 2 shoferëve të autobusit! Nën hetim doganieri i Kakavijës (EMRAT)
10 Tetor 2025, 13:56Denis Mema dhe Robert Demiraj u arrestuan në flagrancë duke transportuar me autobus, mallra të ndryshme të kontrabanduara nga Greqia.
-
2024, familjet e Gjirokastrës dhe Kukësit me rritjen më të madhe të shpenzimeve mujore
9 Tetor 2025, 20:50Të dhënat e INSTAT mbi Anketën e Buxhetit të familjeve tregojnë se shpenzimet mujore të njësive familjare në Gjirokastër u rriten me 2.9% në vitin 2024, niveli më i lartë në shkallë kombëtare, e ndjekur nga Kukësi me 2.5% dhe Fieri me 2.3%. Në këto qarqe shpenzimet e familjeve u rriten më shumë se mesatarja kombëtare 1.5%.
-
Për herë të parë në spitalin e Gjirokastrës, realizohet procedura moderne e ekzaminimit me bronkoskopi
9 Tetor 2025, 08:01Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili shkruan se ekzaminimi me bronkoskopi, shënon një hap të rëndësishëm në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në vend dhe rajon.
-
Tentoi të nxirrte 20 530 euro dhe 1.8 milionë lekë në kufirin me Greqinë, merret nën hetim 51-vjeçari në Kakavijë
8 Tetor 2025, 12:33Policia Kufitare e Kakavijës ka marrë nën hetim një 51-vjeçar, i cili tentoi që të kalonte një shumë të konsiderueshme parash nga Shqipëria.
-
Nisi sot universiteti! Kumbaro: Prioritet, kërkimi shkencor dhe inovacioni! Rektorët: IT, Infermieri dhe Ekonomiku, degët më të preferuara
6 Tetor 2025, 19:17Rreth 20 mijë studentë u ulen sot për herë të parë në auditoret e universiteteve publike. Nuk raportohet për degë të mbyllura apo për rënie të numrit të studentëve. Në rrethe, programet e Teknologjisë, Financës dhe Infermierisë mbeten më të preferuarat.
-
U rrëzua në lumin e Vjosës, ndërron jetë 62-vjeçari nga Këlcyra
6 Tetor 2025, 13:50Një 62-vjeçar nga Këlcyra ka ndërruar jetë pasi aksidentalisht u rrëzua në lumin Vjosa.
-
Përplasi për vdekje 71-vjeçaren në Gjirokastër, AMP arreston shefin e Kufirit të Gjelbërt në Kakavijë (EMRI)
4 Tetor 2025, 08:57Arrestimi i efektivit u krye dje pas aksidentit të rëndë. E moshuara sapo kishte zbritur nga autobusi kur u godit për vdekje nga efektivi që po shkonte në punë.
-
Aksident në aksin Gjirokastër-Kakavijë, polici përplas për vdekje me makinë 71-vjeçaren sapo ajo zbret nga autobusi (EMRI)
3 Tetor 2025, 20:01Ne vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe AMP ku kanë bërë shoqërimin e kolegut të tyrë në komisariat, ndërkohë që policia rrugore po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
-
Kërcënimet ndaj gazetarit të Report Tv Piro Nase, Rrjeti SafeJournalists: Të papranueshme! Hetimet të zhvillohen të plota
3 Tetor 2025, 17:32Pas kërcënimit të gazetarit Piro Nase, Rrjeti SafeJournalists i bën thirrje autoriteteve të sigurojnë që hetimet të zhvillohen në mënyrë të plotë dhe të shpejtë, si dhe të merren masa për të garantuar sigurinë e Nases dhe familjes së tij.
-
U pezullua për skandalin seksual në Përmet, Prokuroria akuzon ish-shefin e Krimeve Dhurim Çenko për shpërdorim detyre
3 Tetor 2025, 16:44Durim Çenko, akuzohet për shpërdorim detyre dhe ndaj tij kishte nisur një hetim disiplinor, pasi kishte dijeni për abuzimin e së miturës nga njerku polic P.B dhe kolegu i tij, Artur Ago dhe Çenko nuk kishte marrë asnjë masë.
-
-
Dje u kërcënua nga djali i shefit të Krimeve në Përmet, gazetarit Piro Nase i kërcënojnë edhe vajzën e mitur: Do ju shkoj në satër si familje! Policia nuk vepron
2 Tetor 2025, 14:49Një ditë më parë në polici u shoqërua djali i Dhurim Çenkos dhe u vu nën hetim në gjendje të lirë. Por pas kësaj ngjarjeje, gazetari ka marrë sërish kërcënime, kësaj here përmes vajzës së mitur.
-
Tentoi të kalonte ilegalisht kufirin teksa ishte në kërkim, 41-vjeçari arrestohet në Dropull
2 Tetor 2025, 13:17Një 41-vjeçar në kërkim për kultivim dhe shitje të narkotikëve u kap në fshatin Kosovicë, nga policia e Vlorës në bashkëpunim me atë të Gjirokastrës.
-
Tentoi të nxirrte nga Kakavija 53 mijë euro, nis hetimi për 55-vjeçarin
2 Tetor 2025, 09:59Një 55-vjeçar do të hetohet në gjendje të lirë pasoi tentoi të nxirrte nga pika kufitare e Kakavijës 53 500 euro, pa i deklaruar.
-
Kryeministri Rama publikon pamje pas rikonstruksionit të sahatit të Gjirokastrës: Dëshmitare e historisë së re
2 Tetor 2025, 08:11‘Qyteti ku edhe gurët flasin’, shkruan Rama teksa e cilëson kullën e lartë si një rojtare të historisë dhe dëshmitare e së resë.
-
-
-
Zbuloi se shefi i Krimeve në Përmet u pezullua nga detyra, djali i efektivit kërcënon gazetarin e Report Tv, Piro Nase! Policia e merr nën hetim
1 Tetor 2025, 12:45Gazetari është kërcënuar nga familjarët e shefit të pezulluar të Krimeve në Përmet, pas raportimit se ai ishte në dijeni të abuzimit të 16-vjeçares nga njerku polic dhe kolegu i tij. Asociacioni i Gazetarëve kërkoi reagim të menjëhershëm të autoriteteve dhe vënien para përgjegjësisë së autorëve.