-
Nurellari për Report Tv: Kurti po shkel Kushtetutën dhe ligjin që vetë e firmosi! Qëndrimi i tij në dy poste është i paligjshëm
Adri Nurellari akuzon Albin Kurtin për shkelje të Kushtetutës dhe ligjit që vetë ka hartuar, duke mbajtur njëkohësisht dy poste të papajtueshme. Ai e cilëson qasjen e Kurtit si autoritare dhe përgjegjëse për bllokimin e institucioneve në Kosovë.
1 Korrik 2025, 20:42 -
Ish-prokurori Karanxha për Report Tv: Gjyqi i Berishës për ‘Partizanin’ do jetë i gjatë! SPAK të provojë nëse karta u përdor edhe nga Meta
Ish-prokurori Ervin Karanxha i bën 'autopsinë' në 'Studio Live' sistemit të drejtësisë dhe kërkon që disa nga kollonat e reformës të rishikohen, sepse dosjet janë stok, numri i prokurorëve e gjyqtarëve ka rënë, proceset zgjasin deri në 20 vite dhe paraburgimet janë plot, duke mos aplikuar dënimet alternative. Kritikon edhe publikimin e të dhënave sensitive nga dosjet në media, si në rastin e Veliajt
1 Korrik 2025, 18:23 -
Debati Farage-Rama për emigrantët e burgosur/ Hasani: 140 mijë shqiptarë në Britani në 2023, janë përdorur si tabelë qitjeje
Duke komentuar replikat e Farage dhe Ramës, avokati Hasani i cilësoi deklaratat e deputetit britanik si politike. Sipas tij, Farage s’i ka mbetur gjë tjetër për të përdorur përveç retorikës së ashpër ndaj emigrantëve. Ai tha gjithashtu se qeveria shqiptare duhet të fokusohet në marrëdhëniet e mira me atë britanike.
1 Korrik 2025, 15:20 -
Dosja ‘Partizani’/ Shabani për Report Tv: Berisha e ka ngritur karrierën e tij mbi viktima dhe korrupsion! Ky është gjyqi më i rëndësishëm në Shqipëri
Drejtuesi i Nisma Shqipëria Bëhet flet në 'Studio Live' për situatën paszgjedhore, kërkon që të afrohen zgjedhjet e 2029. Nënvizon se nuk janë ankuar kurrë për vjedhje të votave siç bëri PD-ja. Për Sali Berishën thotë se kjo dosje është më e parëndësishmja, në krahasim me krimet që ka bërë në karrierën e tij politike. Kritikon Kodin Zgjedhor që deformoi rezultatin në favor të PD-PS, flet dhe për strategjinë e zgjedhjeve të pjesshme lokale
30 Qershor 2025, 18:16 -
Dosja ‘Partizani’/ Andoni për Report Tv: Sfida që i bëri Berisha drejtësisë së re është për të vënë duart në kokë! Rinumërimi? Po zhvlerëson PD-në!
Analisti dhe gazetari Ben Andoni flet për "Sot, Live në Shqipëri" mbi nisjen e procesit më të rëndësishëm gjyqësor në Shqipëri, mbi aferën e dosjes "Partizani", ku i pandehur është Sali Berisha, dhëndri Jamarbër Malltezi dhe 3 të tjerë. Pse thotë se 'nuk pret asgjë nga kjo drejtësi' dhe çfarë po tenton kreu i PD-së me strategjinë e procedurës. A po kërkon ta relativizojë çështjen dhe të fitojë kohë? pse i shmanget edhe analizës në PD pas humbjes më 11 maj?
30 Qershor 2025, 13:45 -
Flet shqiptari nga Irani: Ndërkohë që këtu luftohej, populli bënte dasma! Tehrani nuk e konsideron vend armik Shqipërinë
Presidenti iranian dhe Izraeli kanë arritur armëpushim pas një konflikti 12-ditor me mijëra viktima, ndërsa në Teheran situata është normale dhe njerëzit vijojnë jetën si zakonisht, madje edhe me dasma gjatë luftës. Një shqiptar që jeton prej 10 vitesh në Iran thekson se grupet opozitare nuk kanë mbështetje në vend dhe Shqipëria nuk shihet si armike nga Irani, përkundrazi konsiderohet vend i vogël nën presionin e fuqive të mëdha.
26 Qershor 2025, 14:01 -
Shqipëria zgjidhet Presidente e Konferencës Ndërkombëtare për Informimin, Dervishi për Report Tv: Ky është një standard për Shqipërinë
Shqipëria është zgjedhur unanimisht në krye të Presidencës së Konferencës Ndërkombëtare të Komisionerëve për të Drejtën e Informimit (ICIC). Lidhur me këtë çështje ka folur për Report Tv dhe Komisioneri për të Drejtën e Informimit në Shqipëri, Besnik Dervishi. Dervishi tha se kjo shënon një standard për Shqipërinë.
25 Qershor 2025, 14:04 -
Flamur Noka u padit për shpifje, Petraj për Report Tv zbulon se çfarë dënimi rrezikon: Mund të gjobitet me mijëra euro
Deputeti i PD-së, Flamur Noka, është paditur për shpifje nga një punonjës burgu që pretendon se u akuzua padrejtësisht për fushatë politike. Avokati Edmond Petraj tha se nëse shpifja faktohet, Noka rrezikon një gjobë deri në mijëra euro.
24 Qershor 2025, 21:46 -
Ekskluzive në Report Tv/ Uzina Mekanike e Naftës në Kuçovë, si u krijua nga italianët në vitin 1936 dhe si vazhdon të punojë ende sot!
'Amacord' në Report TV/ Historia e Uzinës Mekanike të Naftës në Kuçovë, uzina me jetën më të gjatë në Shqipëri! Eljan Tanini interviston Petrika Shtrepin, kryeinxhinier i uzinës, Jani Kurizo, ish-inxhinier mekanik, Astrit Dokaj, përgjegjës reparti i Sektorit Numër 2
22 Qershor 2025, 21:57 -
Sulmi i SHBA në impiantet bërthamore të Iranit, Elezi për Report Tv: Ky sulm mund të ndryshojë kastën politike të shtetit islamik
SHBA ka kryer një sulm ajror të suksesshëm ndaj tre impianteve bërthamore iraniane, duke bllokuar mundësinë e Iranit për prodhimin e këtyre armëve të rrezikshme. Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi, thotë se ky veprim mund të ndikojë edhe në ndryshime politike në Iran dhe të zvogëlojë rrezikun ndaj sigurisë në Lindjen e Mesme dhe vendeve të tjera.
22 Qershor 2025, 19:27 -
PERSONAZH/ Njihuni me mekanikun turk, që është bërë më mirditor se mirditorët: Punoj prej 10 vitesh këtu dhe i njoh të gjithë, më ofrojnë kafe
Punon prej 10 vitesh në Mirditë, nuk ankohet edhe pse bën një punë të vështirë si mekanik. Ka mësuar shqip dhe është integruar në komunitet. Po flasim për turkun, Ümit Yildirim, i cili ka rrëfyer historinë e tij në Report TV.
21 Qershor 2025, 15:55 -
Fondet e IPARD/ Gjokutaj për Report Tv: Të korrigjohen gabimet e të kaluarës, qeveria më afër fermerëve! Të ketë plan për çmimet, problem informaliteti
'Studio Live' me ekspertin e ekonomisë Eduart Gjokutaj. A do ndikojë për mirë kthimi i IPARD në Shqipëri dhe çfarë duhet të kishte bërë apo të bëjë Qeveria? Ku u gabua me fermerët dhe masat që duhet të merren për të përfituar fondet e BE-së. Pse mungesa esubvencioneve ndikon edhe te tregu i çmimeve. Eksperti sugjeron që çmimet të vendosen nën një pakt të ri, problem informaliteti
20 Qershor 2025, 18:09 -
Shkolla verore e socialistëve, Berisha thirrje deputetëve të PS: Dorëzoni mandatet, s’keni vend në Parlament, përfaqësues të krimit! Zgjedhje të reja
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk la pa komentuar sot as Akademinë Politike të PS-së, e cila zhvillohet me qëllim trajnimin e deputetëve socialistë që marrin mandatin në shtator të këtij viti.I pyetur nga gazetarët për strategjinë opozitare në vijim dhe Parlamentin e ri në shtator, teksa
20 Qershor 2025, 14:35 -
Lapardhaja për Report Tv: Berisha nuk bind më, s’e ndjek askush në betejat e tij imagjinare dhe donkishoteske! Ai gjithmonë i ‘lan duart’
Politologu analizon situatën më të fundit në kampin opozitar dhe paralajmërimet e kreut të PD-së me protesta dhe betejë për votën e lirë të diasporës apo farsën elektorale të pretenduar. Analisti sugjeroi që PD të shfaqë një lidership, sepse edhe kauza e fundit e Berishës i çoi në dështim historik të 11 majit
20 Qershor 2025, 13:45 -
Pasi nuk faktoi dot farsën elektorale me votën brenda vendit, Berisha i 'qepet’ diasporës: Rama i manipuloi, kemi provat!
Kryetari i PD, Sali Berisha, teksa nuk ka arritur dot që të provojë farsën elektorale të 11 majit nëpërmjet votimit brenda vendit, ku pretendoi trenin bullgar që i doli vetëm devijim votash preferenciale brenda partisë së tij sipas rinumërimit të deritanishëm, i është “qepur” tani votës së diasporës. Nis shfaqje të videove nga Selaniku i Greqisë dhe paralajmëron betejën e re. A do e bojkotojë Parlamentin? Berisha: Të gjitha opsionet në tavolinë, betejë në çdo front
20 Qershor 2025, 12:58 -
Azo për Report Tv: Shqipëria me çmimet më të larta edhe se vendet e BE, u rritën ato të shportës! Duhet ndërhyrje e qeverisë, ja faktorët që ndikojnë
Gazetarja Dorina Azo foli në "Studio Live" për të dhënat më të fundit në sektorin e çmimeve të produkteve të shportës dhe trendin rritës të tyre. Shqipëria me çmime si Portugalia dhe Italia, kurse Kosova dhe Maqedonia kanë çmimet më të ulëta. Qumështi, veza, djathi dhe pijet alkoolike pësuan rritje, vetëm duhani me ulje. Domonojnë produktet e importit, as zhvlerësimi i euros nuk ndihmoi
19 Qershor 2025, 18:02 -
Historia e xha Thanasit në 'Një nga ne', agronomi nga Vlora që nuk i ndahet luleve as në pleqëri: Më shtojnë jetën!
Xha Thanasi, agronomi me 62 vjet përvojë në Vlorë, gjen qetësi dhe kënaqësi të madhe në punën me bimët, pavarësisht pensionit të ulët dhe sfidave të moshës. Ai nuk do të ndalet kurrë së kujdesuri për natyrën, duke e konsideruar këtë si burimin e energjisë dhe jetës së tij.
18 Qershor 2025, 21:35 -
Meçe për Report Tv: Treni bullgar mediokër, s’ekziston! PD po hakmeret ndaj komisionerëve! Sefa: Berisha bëri autogol, numëruesit do shkojnë në burg për 90 mijë lekë
‘Studio Live” të Report Tv, me të ftuarit Arben Meçe dhe Indrit Sefa, analizoi procesin e deritanishëm të rinumërimit në Tiranë, vendimin e Kolegjit Zgjedhor që rrëzoi PD-në në 4 qarqe dhe pse selia blu pretendon trenin bullgar, edhe pse verifikimet e deritanishme tregojnë se nuk ekziston. Ndajnë mendimin se Berisha bëri autogol me rinumërimin dhe farsën elektorale dhe se po merr më qafë numëruesit, pjesën më të devotshme të partisë
18 Qershor 2025, 18:12 -
Shqiptarja rrëfen nga Izraeli për Report Tv: Kam dhomë sigurie në banesë, na njoftojnë në celular për raketat! Irani s’duhet neglizhuar
Jeta Gani rrëfen për “Sot, Live në Shqipëri”, situatën e luftës që po hyn në javën e parë. Si vepron kur bien sirenat e alarmit, sa qëndron me familjen në strehimoren e ndërtuar në banesë dhe frika e përhershme. Punohet vetëm online, asnjë lëvizje në rrugë apo lokal i hapur dhe shëtitje. Bie intensiteti i sulmeve nga Teherani, Gani: Ata e nisën luftën, godasin Izraelin prej shumë vitesh, koha t’i jepet fund
18 Qershor 2025, 13:58 -
SHBA pas sulmit në Iran? Panariti për Report Tv zbulon skenarët e përplasjes Iran-Izrael
Ish-diplomati Edmond Panariti ka thënë se SHBA është duke e konsideruar ndërhyrjen në Iran. Ai tha se nëse Tehrani arrin të zhvillojë bombën bërthamore kjo do të hap një problem në Lindjen e Mesme dhe në gjeopolitikën botërore.
17 Qershor 2025, 21:50
