-
Lahuta serbe në UNESCO, studiuesi nga Kosova: Prishtina s’ka status për në UNESCO, t’i japë pëlqimin Tiranës që të vazhdojë punën
Pas debateve që janë hapur për regjistrimin e Lahutës si pasuri serbe në UNESCO, reagon për “Report tv” studiuesi nga Kosova, Zymer Neziri. Ai shprehet se këtë dosje duhet ta dorëzonte Tirana, që para 6 vitesh. Por, Prishtina as pas mosanëtarësimit të saj në UNESCO, nuk i ka dhënë pëlqimin Tiranës, për ta bërë këtë gjë e vetme. Neziri, i cili është edhe një nga hartuesit e dosjes, i sugjeron qeverisë së Kosovës se nuk është vonë që ta bëjë këtë gjë as tani.
7 Dhjetor 2018, 15:59 -
Lahuta serbe në UNESCO/ Studiuesit: Mjaft me këtë dëshpërim, shteti shqiptar s’duhet të humbasë kohë
UNESCO pranon lahutën serbe (gusël), si pjesë të Trashëgimisë Jomatariale të Njerëzimit. Ky vendim u prit me reagime të ashpra nga shqiptarët. Por, studiuesit shprehen, se kjo gjë nuk është pengesë për regjistrimin e lahutës sonë në UNESCO. Ndërsa, dy ministritë e Kulturës dhe ato të Jashtme të Shqipërisë dhe Kosovës duhet të ulen në tryezë për të gjetur zgjidhjen e kësaj çështjeje.
6 Dhjetor 2018, 19:09