-
Senati i UT unanimisht: Studentët e Juridikut të lirojnë menjëherë godinën. Disa pedagogë nisin grevën
Senati i Universitetit të Tiranës ka votuar unanimisht për lirimin e menjëhershëm të godinës së Juridikut nga grupi i studentëve bojkotues. Pas kësaj mbledhje, dekani Artan Hoxha i ka bërë apel grupit të bojkotuesve që të lirojnë ambientet e t'i bashkohen studentëve për mësim. Ndërkohë disa pedagogë njoftuan pasditen e sotme nisjen e grevës pas skadimit të ultimatumit për ministren Besa Shahini, lidhur me ndryshimet në ligjin e Arsimit të Lartë.
1 Shkurt 2019, 15:57 -
Senati i kërkon dorëheqjen? Mynyr Koni e mohon: Spekulime të stisura, e vërtetë që studentët kërkuan rinisjen e mësimit
Gjatë takimit të zhvilluar sot Senati i UT i ka kërkuar rektorit Mynyr Koni të japë dorëheqjen pasi po shkel ligjin duke mos i dhënë zgjidhje ngërçit të krijuar në disa fakultete ku një grup studentësh kanë uzurpuar auditoret. Mirëpo në një reagim për mediat, Koni shprehet se në mbledhje nuk është kërkuar dorëheqja e tij, ndërsa nga ana tjetër pranopn se studentët kërkuan rinisjen e procesit mësimor.
24 Janar 2019, 17:00 -
Senati i UT: Shtyhet afati për tarifën dhe bursat! Rama: Të nisë mësimi një orë e më parë, kërkesat do realizohen
Në një deklaratë prej gjashtë pikash, Senati i UT thekson se do garantohet plotësimi i programit mësimor për vitin akademik 2018-2019, shtyrjen e afatit të pagesës së tarifave dhe shtyrjen e procedurave të marrjes së dokumentacionit për përfitim burse. Kryeministri Rama përshëndet deklaratën dhe kërkon nisjen sa më parë të procesit mësimor.
14 Janar 2019, 16:13