Senati i kërkon dorëheqjen? Mynyr Koni e mohon: Spekulime të stisura, e vërtetë që studentët kërkuan rinisjen e mësimit

Senati i kërkon dorëheqjen? Mynyr Koni e mohon: Spekulime të stisura, e vërtetë që studentët kërkuan rinisjen e mësimit

Rektori i UT, Mynyr Koni

Me kërkesë të studentëve të Universitetit të Tiranës të cilëve nuk po iu mundësohet vazhdimi normal i mësimit pasi një grup studentësh të forumeve politike të opozitës kanë uzurpuar auditoret e disa fakulteteve, është zhvilluar sot një takim mes Rektorit të Universitetit të Tiranës Mynyr Koni (i cili nuk ka ndërmarrë asnjë hap për lirimin e ambienteve siç kërkojnë studentët)) dhe senatit akademik.

Burimet bëjnë me dije se gjatë takimit senati ka vënë me shpatulla pas murit rektorin Koni, duke i përplasur në sy faktin se është në shkelje flagrante të ligjit. Senati ka shkuar edhe më tej, ku duke mos toleruar shkeljen që po i bën ligjit Koni, ka kërkuar dorëheqjen e tij që t’i hapet rrugë vazhdimit normal të mësimit. Rektori Koni, theksojnë burimet, nuk ka patur asnjë mbështetje në senat, duke treguar kështu se tanimë senati i UT kërkon dorëheqjen e rektorit Koni.

Kujtojmë se më heret studentët e fakulteteve, pas plotësimit të kërkesave të tyre nga qeveria, kanë kërkuar nga Koni me shkresë zyrtare por edhe me anë të preononcimeve në media, që të zhbllokojë ambientet e uzurpuara nga një grup personash politikë, pasi humbja e orëve të mësimit po çon në djegien e vitit akademik, që do të kishte një kosto shumë të lartë për familjet e të gjithë studentëve. Por, të gjitha kërkesat e studentëve kanë rënë në vesh të shurdhër, duke e bërë rektorin Koni pjesë të një plani ogurzi për djegien e vitit akademik për të gjithë studentët e UT-së. Ky rast i paprecedent mesa duket ka çuar edhe senatin në këtë kërkesë ultimative për dorëheqjen e tij, pasi ata që e pësojne nga heshtja dhe mos-zhbllokimi i fakulteteve, janë studentët./lexo.al/

Koni mohon të jetë kërkuar dorëheqja e tij
Mirëpo, në një reagim në rrjetet sociale, rektori i UT, Mynyr Koni mohon që në mbledhje të jetë kërkuar dorëheqja e tij. Në një postim në rrjetet sociale, Koni i quan spekulime të stisura lajmet për dorëheqjen e tij ndërsa nga ana tjetër pranon se studentët kanë kërkuar vazhdimin normal të procesit mësimor të pezulluar prej javësh të tëra nga një grup studentësh që kanë "kyçur" auditoret.

"Sot në datën 24 janar 2019, në mbledhjen e Senatit Akademik të Universitetit të Tiranës, ashtu sikurse ishte vendosur në rendin e ditës, u shqyrtua materiali i përgatitur nga grupi i punës në lidhje me aktet nënligjore të miratuara në datën 26 dhjetor 2018 nga Këshilli i Ministrave. Gjatë kësaj mbledhjeje, Dekani i Fakultetit të Drejtësisë Z. Artan Hoxha paraqiti situatën mbi atë se çfarë po ndodh në këtë fakultet dhe pas diskutimeve, Senati vendosi të dëgjojë një përfaqësi të studentëve të FD rreth shqetësimeve të tyre për vijueshmërinë e procesit mësimor.  

Studentët kërkuan që t’u garantohet e drejta për procesin e mësimdhënies. Në këto kushte, Rektori i Universitetit të Tiranës deklaroi menjëherë se ditën e premte datë 25 janar 2019, ora 10:00, do të shkojë në Fakultetin e Drejtësisë për të takuar studentët që ndodhen brenda këtij fakulteti. Më pas Senati vazhdoi mbledhjen e tij sipas axhendës. Çdo artikulim tjetër nga disa portale lajmesh është i pavertetë dhe një spekulim i stisur", ka thënë Koni.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • i panjohur: 24/01/2019 17:26

    Cili eshte burimi i kesaj deklarate???? Detyrimi eshte tek Dekanet dhe Administratoret. Rektori nuk ka ne funksionet e tij mbarevajtjen e mesimit. Servilet Hoxha, Kule dhe kompani po i bejne kryeministrit sherbimin e radhes. Por dhe nje vit ka mbetur dhe nuk besoj se pedagoget do rivotojne figura te tilla qe ne cdo kohe i sherbejne qeverise dhe partise ne pushtet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë